Qeveria e Shkupit: Në burg kush ndihmoi arratisjen e Gruevskit

20 Janar 2019, 22:40Rajoni TEMA

Qeveria e Maqedonisë me vëmendje po i ndjek reagimet e një pjese të organizatave qytetare të cilët bëjnë thirrje për përgjegjësi politike të institucioneve dhe bartësve të funksionarëve të lartë, në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit”, thuhet në deklaratën e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga atje theksojnë se hetimet çka po i bënë Prokuroria Publike duhet të mbarojnë më herët para se të dalin detaje në opinion, për shkak se, siç thonë nga Qeveria, bëhet fjalë për hetim të ndërlikuar ku ekzistojnë individ të cilët janë të përfshirë nga vendet e treta.

“Qeveria e Maqedonisë është e vendosur që t’i respektojë ligjet dhe se nuk do të lejojnë që pushteti ekzekutiv ti prish hetimet të cilat po i zhvillon Prokuroria Publike, siç ishte praktike e më hershme”, thonë nga Qeveria.

Nga atje shtojnë se për arratisjen e Nikolla Gruevskit në ndërkohë Njësia për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, po i kryejnë hetimet për mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve policor.

 

1 komente në “Qeveria e Shkupit: Në burg kush ndihmoi arratisjen e Gruevskit”

  1. vp says:

    Nuk e morra vesh paragraphin e fundit, kush mund te ma shqiperoj se fjalet shqip jane por pa lidhje mes tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje