Qytetari ankohet te "Bashkëqeverisja", drejtori i Hipotekes: Problemin të ta zgjidhe Rama

22 Janar 2019, 20:41Sociale TEMA

Fiks Fare denoncoi veprimet e Hipotekës së Durrësit, e cila ka sorollatur një qytetar për më shumë se 6 vjet. 300 herë ka shkaur qyetari në sportelin e Hipotekës së Durrësit dhe asnjëherë nuk i dhanë zgjidhje problemit të tij. Në fund, qytetari ankohet në Platformën e Bashkëqeverisjes, e cila pas verifikimit gjen shkelje dhe urdhëron shkarkimin e një punonjësi të hipotekës. Por, edhe pas kësaj mase, qytetari vijon të sorollatet. Ai shkon të pyesë për problemin e tij, por tashmë është bërë i “famshëm” në këtë zyrë, teksa të gjithë punonjësit nuk i japin zgjidhe. Madje, as drejtori, i cili i thotë se “meqë u ankove te Rama, le ta zgjidhë Rama (kryeministri)”. Ndërkohë, për punonjësin e larguar nga Bashkëqeverisja, drejtori i thotë se nuk e shkarkoi, por ai punonjës iku vetë se “filloi mallin (drogën)”.

Në Fiks Fare u ankua Albert Doda, nga fshati Draç në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës, i cili tha se familja e tij ka trashëguar një pronë prej 6600 metra, e cila ndodhet në krahun e bregut të detit. Prona është përfituar në vitin 1991 nga babai i denoncuesit. “Në vitin 2011, babai ndërron jetë dhe bëj aktin e trashëgimisë. E dorëzojmë në hipotekë. Shkojmë të pyesim në hipotekë dhe më thonë se prona është 7300 metra. Por në AMTP është 6600 metra tokë arë dhe 300 metra truall. Certifikata është nxjerrë 700 metra mbi akt. Më kanë hequr 100 metra te shtëpia dhe më kanë shtuar 700 metra në tokën arë” thotë Alberti. Më tej shton se nuk i intereson se kush do ta marrë atë 700 metër, le ta mbajë shteti, por familja e tij të përfitojë aq sa ka trashëguar.

“Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. S’më intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes” thotë Alberti.

Pas denoncimit, qytetari shkon në Hipotekën e Durrësit. Në sportel takon një punonjës, i cili i thotë që në 4 vjet janë ndërruar mbi 10 regjistruar. Ndërkohë, i thotë që s’di si të veprojë, pasi ai vetëm 1 vit ka. Pasi nuk i jep zgjidhje, e pyet sa afër është toka me detin pasi është një shoku i tij që kërkon tokë. Por, pasi nuk i jep zgjidhje, e orienton të takojë drejtorin e Hipotekës së Durrësit.

Qytetari shkon në zyrën e drejtorit dhe fillimisht flasin për ankesën që qytetari i ka dërguar Zyrës së Bashkëqeverisjes. Alberti i thotë drejtorit se ka marrë një përgjigje, por jo nga Hipoteka por nga zyra e Bashkëqeverisjes, madje është marrë një masë administrative për një punonjës të hipotekës, që është larguar nga puna. Drejtori i përgjigjet se “Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë”, ndërsa punonjësit e tjerë qeshin. Në vijim të bisedës, pasi qytetari i tregon të dyja problematikat, drejtori e pyet sërish për emrin dhe i thotë se kur e çon te zyra e Bashkëqeverisjes s’mund të t’ia zgjidhë çështjen hipoteka. “Ti përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këtu do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës!” i thotë në fund drejtori, pa i dhënë zgjidhje qytetarit.

Një ditë pasi takon specialistin dhe drejtorin, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Durrës për të pyetur nëse është gjendur apo jo dosja. Ai takon një tjetër punonjës që i thotë se mund ta kishte zgjidhur fare mirë me punonjësit (të mos ishte ankuar). Qytetari shkon edhe në Prefekturë, te Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Një punonjëse i thotë se komisioni është shkrirë dhe pas datës 31 dhjetor 2018 nuk funksionon më, megjithëse ende nuk ka hyrë në fuqi ligji për kadastrat, që do të mbledhë bashkë disa drejtori nga Prefektura, Bashkia, Aluzini, Hipotekat…

Qytetari takon drejtorin e ZVRPP, Durrës

Qytetari – Kam aplikuar që në 2013-ën.

Drejtori – Po.

Qytetari – Për regjistrimin e aktit të trashëgimisë.

Drejtori – Kush, Albert Doda?

Qytetari – Albert Doda.

Drejtori – Ato që i keni shkrujt Ramës, e këtyne.

Qytetari – Të gjithëve.

Drejtori – Po s’mbarohet ajo, s’bëhet. Për cilën e ke bërë ankesën o vlla?

Qytetari – Unë kam bërë kërkesën për regjistrimin e aktit të trashëgimisë për pronën që ka qenë e regjistruar në emër të babës. Hiq dorë thotë hipoteka nga 700 metra. Kam hequr dorë me deklaratë noteriale. Kam rakorduar sipërfaqen që në 2013-ën.

Drejtori – E more përgjigjen nga KV-ja që ky akt është në rregull, ku di unë?

Qytetari – Jo.

Drejtori – Po atë po të them. Ma sill atë, hajde merr nesër certifikatën.

Qytetari – Po s’kam si marr përgjigjet o burrë i dheut, se ju komunikoni zyrtarisht me zyrën lart.

Drejtori – Po mirë dakord. Kur të na japin ato përgjigjen, ne do të japim certifikatën.

Qytetari – Po ato thonë që s’na kanë prurë përgjigje. Bile, bile është marrë edhe masë administrative për një punonjës këtu.

Drejtori – Po ti si ka mundësi, beson ata dhe s’më beson mua, që kam çuar 4 herë shkresë.

Qytetari – Atëherë me çfarë shkaku qenka larguar ai punonjës nga puna?

Drejtori – Kush punonjës more, s’kam larguar ndonjë nga puna!

Qytetari – Mua më ka ardhur përgjigje nga Zyra e Bashkëqeverisjes, që për këtë arsye, korrespondenca midis Prefekturës dhe Hipotekës nuk ka funksionuar dhe për këtë arsye është marrë masë administrative për Erald Rexhepi, diçka e tillë.

Drejtori – Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë. (Punonjësit qeshin)

Qytetari – Po ideja është që ai akt qenka problematik, në prokurori. Po ky tjetri që është regjistruar o burrë. Tashti unë…

Drejtori – Një akt i ka të gjitha?

Qytetari – Jo, janë me dy akte të ndryshme.

Specialisti – Janë dy akte të ndryshme. Një të parin që e ka regjistru, atë do ky.

Drejtori – Po shife çik oo.

Specialisti – Po qe ashtu të marri këtë.

Qytetari – Dhe vjet më kanë thënë që nuk gjendet dosja, ka humbur dosja.

Specialisti – Po s’të kam thënë as unë, as shefi.

Qytetari – Atëherë në të kundërt, unë të marr dosjen nga fillimi, të heq dorë nga aplikimi. Nuk e di çfarë të bëj. Ça duhet të bëj.

Drejtori – Ça duhet të bëjë?! Ti je vetë Alberti?

Qytetari – Po unë jam Alberti. Jam bërë i famshëm këtu.

Specialisti – Ti ke bërë mjaftueshëm, se çdo gjë e jotja ka shkuar atje te portali.

Qytetari – Jo, jo dakord. Të gjitha dokumentet që kam dorëzuar mund t’i hapim në tavolinë.

Drejtori – Si hap dot sot në tavolinë. Kur e çon atje dhe thua s’më mbaron punë hipoteka, përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këtu do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës!

13 komente në “Qytetari ankohet te “Bashkëqeverisja”, drejtori i Hipotekes: Problemin të ta zgjidhe Rama”

  1. Mashtrimi says:

    Bravo FIKS FARE qe po denoncon kete zyrtarin e hipotekes!
    Po habitem jo me zyrtarin arrogant,por me vete FIKS-in,bile edhe me pare me STOP-in ,se tek te dy keto emisione, dyve para nje viti denoncova nje grabitje qe UKT u ben qytetareve te Tiranes,,qe mund te shkoje vetem per Tirane me dhjetra milione euro ne vit,por as FIKS e as STOP nuk ma varen!
    Mos valle donin ryshfet keta qe nuk me mbeshteten?
    Dhe per me teper u dhashe te gjithe korespondencen time me zyrtaret e pa afte ose te korruptruar,legjislacionin ku e mbeshtesja ankimin apo denoncimin tim,por jo,nuk ma varen fare.
    Pra u bene njesh me shtetin apo donin gje nga une?

    1. Belgu says:

      Nuk e paske mesu akoma ti plako qe Lali Eri i ka ble gjithe mediat qe mos thone asnje llaf negativ per Bashkine.
      Qeverine e shajne me tonelata dhe nuk kane qeder fare mediat, por Lali Erin se zene kurre me goje.
      UKT e Tiranes eshte nje nga institucionet me plehra dhe te korruptuara qe ka Shqiperia

    2. tomi says:

      nuk donin gje nga ty se ti e une s’kemi breke ne bythe per te perballuar ata. Dikush tjeter bleu ceshtjen tende qe te mos transmetohej. Sec me vjen ne mend nje fare Lali Eri Lali Eri qe fitoi zgjedhjet me “0 ndertime ne Tirane” dhe tani po e mbjell me kulla. Ky Lali Eri sec kam nje ide qe ka lidhje edhe me UKT. kaq e thjeshte eshte or ti mik.

  2. Zigur Qarri says:

    Ka qene 300 here ne 6 vjet ne Hipoteken e Durresit,dhe nuk ka mbaruarur pune?!!!
    Llogarit sa koh dhe sa Leke ka harxhuar qyqari.Ku je o Shtet?Dhe Shqiperia eshte
    pretendente per antare ne BE!

    1. AAA says:

      Ai ka vujt pak
      Une kam qe ne 2007 qe kjo hipotek po ben cmos te mbuloje fallsifikimin qe i kane bere prones time.
      Dhe ky qelbesire drejtor cunak.” goje embel” dhe me “buzqeshje te embel” tall bythen.
      Kjoton se ja ka lon celsat e hipotekes gjyshi dhe mund te bej cte doje.
      BIRUCEN E KA HAK AI DHE 90 % E TE TJEREVE QE PUNOJNE ATY.

  3. katrahura says:

    Ajo nuk eshte bashkeqeverisja,por bashkeqiresja!

  4. Viola says:

    Eh ku kemi arritur edhe drejtorat e shtetit I drejtohen K/M me emer sikur I kane prere kerthizen.

  5. servet says:

    Duhet te ankohet ne portalin Shqiperia qe duam dhe per tre dite e zgjidh problemin.Te pakten keshtu thote Rama.

  6. fahriu says:

    I nderuar FIKS-FARE!

    Nese Institucioni i ZVRPP-se Durres (dhe jo vetem ky Institucion), nuk gjobitet te paguaj qytetarin (per kohen e 300 diteve qe ai ka harxhuar duke u paraqitur ne ZVRPP-ne Durres), ne shumen 300dite x 1000 leke/dita = 300 000 leke dhe te paguaj qytetarit edhe demin e shkaktuar per keto 6 vite, HARROJENI se keto pune ndreqen nga punonjesit e administrates, prandaj ata kthejne pergjigjen “Shko te ta zgjidhi Rama”, pra kryeministri. Kryeministri duhet te vere ne mengene ministrat qe kane ne vartesi keto Institucione dhe ministrat perkates tu tregojne vendin ketyre rrugaçve te administrates, duke i perjashtuar nga e drejta per te punuar ne administraten publike per disa vjet dhe duke i detyruar ti paguajne qytetarit demin e shkatuar, bile edhe demin moral.

  7. naim kurti says:

    drejtoret e ALUIZNI-t dhe Hipotekave duhen ndryshuar te gjithe se aty behet korrupsioni me i madh,ndryshe lufta kunder korrupsinit qe pretendon rama eshte vetem fasade. A e dini ju se shumica e punonjeve te Aluiznit jane me kontrate dhe kane nje muaj qe nuk paguhen dhe ne pune shkojne perdite. jane vullnetaret e enverit. A ka planifikim buxheti per keta nepunes qe s’paguhen dhe kush e merr fondin e pages se tyre. A e di rama kete apo ia ka lene te beje reklame Artan Lame.

  8. Sauku says:

    Shtet hajdut,nuk e pe “hipoteken”e unazes 18miljonshe ?
    Mire i ka thene,ik se ta zgjidh Rama

  9. T E P S I A S O C I A L I S T E says:

    Shume mire ka thene, problemet i zgjidh Rama, po mos jete per te merr per tatpjete Shqiperia e ik per lesh, nuk do shume qe te ike.

    Rama Ekspert Hipoteke dhe pronesie, Rama Expert Rrugesh dhe korsish, Rama Expert Arsimi, Shkenca politike dhe shendetsie, Rama Expert Kulture dhe Sporti, Rama Expert Futbolli dhe stadiumi
    Rama Expert Interneti, Rama Expert Kazani, Rama Expert Reader (leader), Rama Expert Opozite.

    Me Ramen zgjidhen te gjitha, Ke ndonje problem?
    Shiko, ta zgjidh Rama. A e ke pare si i rregullon problemet qe nuk shkojne sic duhet?
    Nje te rene lapsit ne koken e funksionarit, e shkarkon direkt live nga Kazani.

  10. Flutura says:

    Ka per ta paguar Drejtori. Tani do e kuptoje si e zgjidh Rama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje