Shutdown, ushqim falas në restorantin e John Bon Jovi

22 Janar 2019, 12:41Lifestyle TEMA

Unë jam këtu për ju, tha këngëtari Jon Bon Jovi përpara njerëzve ku ofron solidaritetin e tij ndaj punonjësve federalë të papaguar për shkak të paralizimit të pjesshëm të qeverisë federale amerikane (shutdown) duke i ftuar ata të hanë falas në restorantet e tij në Nju Xhersi.

“Në përputhje me misionin tonë punonjësit federalë janë të ftuar të bashkohen me ne për një vakt të shijshëm dhe duhet të dinë se kanë të gjithë mbështetjen tonë si komunitet”, theksoi këngëtari.

Jon Bon Jovi dhe gruaja e tij Dorothea hapën restorantin e parë në vitin 2011 nëpërmjet fondacionit “Jon Bon Jovi Soul”.

1 komente në “Shutdown, ushqim falas në restorantin e John Bon Jovi”

  1. degelisi says:

    Shutdown=Mbyllja e qeveris
    Kur perdorni fjale te huaja ne nje gazete qe shkruhet ne shqipe dukeni me mungese kulture dhe profesionalizem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje