VIDEO tronditëse: Burri sulmohet nga luanët. Ngjarja ndodh në prani të turistëve

22 Janar 2019, 11:00Lifestyle TEMA

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë sulmohet nga luanët në kopshtin zoologjik Chhatbir në Punjab, Indi. 

E gjithë ngjarja është parë vizitorët që ishin brenda autobusëve. 

Burri ishte futur në zonën që është e ndaluar për vizitorët në momentin që u sulmua nga luanët.  

Në videon amatore të filmuar me telefon nga vizitorët, shihet se si njëri nga luanët e tërheq zvarrë burrin i cili bërtet nga dhimbjet e kafshimit.  

Ndërkaq një vizitor i ra borisë së autobusit për t’i frikësuar luanët me qëllim që të ketë kohë të mjaftueshme për ta shpëtuar burrin. 

Megjithatë edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk i mbijetoi plagëve të marra.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje