NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore

23 Janar 2019, 18:39Hi-Tech TEMA

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme.

Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore.

Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa.

“Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto planet ka kushte klimaterike për të pasur jetë”, ka deklaruar Tony del Genio, përfaqësues i NASA-s.

3 komente në “NASA: Brenda 20 viteve zbulojmë jetë jashtëtokësore”

  1. maks says:

    Genjeshtaret me te medhej ne rruzullin toksore

  2. Adam says:

    Mir e keni menduar te shkeputemi nga Toka e te jetojme ne nje planet tjeter,Dashte Zoti nuk na le me komshi me greke e serbe

  3. Don says:

    Hahaha, me kujton nje parrulle tek varrezat e qytetit te Durresit ne kohen e ‘xhaxhit’ – Muaji Dhjetor – Muaj sulmi! Behen premtime qe nuk varen nga ata!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje