FOTOT/ Dëgjesa në Zagori, Kumbaro kundër "Shell": E ardhmja është tek turizmi, jo tek nafta

24 Janar 2019, 16:03Sociale TEMA
FOTOT/ Dëgjesa në Zagori, Kumbaro kundër "Shell": E

Sot në fshatin Sheper të Zagorisë u zhvillua dëgjesa e radhës me kompaninë ‘Shell’ lidhur me kërkimet për naftë. Banorët vendas dëgjuan planin e kompanisë hollandeze për testimet që ata kanë ndërmend të kryejnë në ‘Bllokun 4’.

E pranishme në takim ishte edhe ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e zonës, Mirela Kumbaro.

Kjo e e fundit pati kritika për kompaninë jo vetëm në drejtim të vlerësimit të ndikimit në mjedis, por edhe për dëgjesat publike. Sipas Kumbaros këto dëgjesa janë kryer thjesht formalisht.

‘Kjo është një zonë e cila në radhë të parë është pasuri natyrore, kultuore dhe turistike. Si e tillë prioritetin e ka në zhvillimin e agroturizmit. Gjykoj që vlerësimi i ndikimit në mjedis është sipërfaqësor, sidomos në aspektin e trashëgimisë kultuore dhe nuk është bindës, as për mua si njohëse e trashëgimisë dhe jo më për banorët. Nga ana tjetër dua të theksoj se komunikimi dhe dëgjesat nuk duhet të jenë formale dhe duhet të jenë të prekshme për banorët. Unë besoj tek e ardhmja e turzmit kulturor dhe natyror të Zagorisë. Pikëisht për këtë qeveria e shpalli Park Natyror Kombëtar. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të komunikoja direkt me banorët dhe përfaqësuesit e kompanisë prandaj jam sot këtu”, u shpreh Kumbaro.

Pas disa debateve me banorët vendas, Kumbaro ndau me të pranishmit në takim edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama në Twitter për këtë çështje. Rama tha se nuk bën vaki që të ketë kërkime për naftë në Zagori. Fill pas këtij momenti takimi përfundoi. Kundër planit për kërkime nafte në Zagori u deklarua zyrtarisht edhe Bashkia Libohovë.

4 komente në “FOTOT/ Dëgjesa në Zagori, Kumbaro kundër “Shell”: E ardhmja është tek turizmi, jo tek nafta”

  1. IVONI says:

    o te mjere ..! .. me ke turizem mbureni qe po lini nam ne bote ..? .. Pa industri nuk ka shtet , nuk ka kulture , nuk ka perparim ..!.. ne burg ata qe shkaterruan vendin ,se bashku me ta dhe ju ,qe lozni te njejten valle ..! Poshte tradhetia kombetare ..!

  2. IVONI says:

    .. Jo “djajte ” te futin duart ne pasurine e popullit ..! EDRIT , a si e ke emrin , Shqiperia eshte e popullit shqiptar , jo e jotja ..!

  3. zenelaj says:

    Si ka mundesi qe kjo kompani vika ne zagori pa lejen e kurrkujt kur kryeministrit thote qe sdo kete kerkime ne kete zone.Keta ose po tallin trapin me ne duke na quajtur idiote ose kompanite e huaja po tallin trapin me qeverine e shqiptaret.

  4. libohoviti says:

    MOS I PRITNI FARE ATA TE SHELLIT TE VIJNE NE ZAGORI PER MBLEDHJE,,,,MERRINI DHE PERZERINI ME DRUNJ ,,I GJITHE POPULLI TE DALI DHE TI MARRE ME DRU KETA MASKARENJ QE DUAN TE NA SHKATARROJNE NATYREN DHE TURIZMIN TONE ,,,,,ME TURIZMIN NE MBAHEMI,,,JO ME NAFTEN QE NA E MARRIN TE HUAJT DHE NUK PAGUAJNE ASNJE TAKSE DHE DETYRIM SHTETIT TONE,,,,,SHIKONI BANKERSIN SESI E SHKATARRON PA PIKE TURPI ZHARREZEN,, DHE S’PAGUAN ASNJE TAKSE,,PERZEINI ME HUNJ KURRIZIT,,,,,TURP,,,KJO QEVERI E EDI RAMES ESHTE NJE QEVERI E POSHTER QE JEP KONCESIONE NAFTE TEK TE HUAJT,,,,OSE ANULLO KONCESIONIN EDI RAMA OSE NE TE ZAGORISE DHE TE ZHARREZES DO TE VIJME DHE DO TE FLUTUROJME NGA DRITARJA E KRYEMINISTRISE,,,…////TURP,,,TURP,,,TURP,,,,//PLEHRA..//

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje