Autoritetet shqiptare kanë nisur vendosjen e bovave të reja në liqenin e Shkodrës që përcaktojë vizualisht kufirin mes Shqipërisë e Malit te Zi.
Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.
Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi te vijueshem nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi. (TemA)