Mësueset mjeshtre të “Petro Ninit”

24 Janar 2019, 15:34Sociale TEMA

Nga Eneida Pema

Në këto ditë kur vëmendja e publikut të gjerë është drejtuar nga studentë, pedagogë, madje deputetë doktorantë dhe me tituj akademikë, të ndërtuara mbi varfëri intelekti dhe plot plagjiatura të dënueshme, më së shumti moralisht, më shkon mendja tek koleget e mia mësues të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.

E dini atë dridhmën e vogël të pështjellimit të papritur të një mendimi që të thërret nga fundi i thellësive të tua? Kur krahasimisht të nëpërkëmben sa e sa të tilla, të dukjes, jo thelbit! Por, sa i vogël dhe sa i parëndësishëm duket ky mendim i parë me sytë e ditës praktike të punës së një mësueseje gjimnazi! Ajo nuk të le të bësh hap.

Të përsiatesh nëpër kotësi, si ato që përmenda në krye të shkrimit. Të duhet të dorëzohesh tjetër kund dhe të derdhësh gjithë frymëzimin tënd;-profesionit mësues.

Modestisht, për një qëllim të mirë, në këtë shkrim do të rendis, me shumë nderim kontributin e dobishëm të shumë zonjave të nderuara, mjeshtreve të denja në fushat e tyre, të cilat bashkohen në një emërues të përbashkët: gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Punojnë të gjitha aty, pa kërkuar famë e bujë, tituj e pozicione. (i kanë disa syresh edhe doktoraturat, por pa iu sjellë pushtet).Për këtë janë edhe kaq të mëdha, për këtë janë të virtytshme.

33 vite punë në gjimnazin Petro Nini, mësuesja e kimisë Alma Rusi, është lajtmotivi i bisedave të brezave, sa herë përmendet koha e gjimnazit. Kanë udhëtuar njohuritë e zysh Almës kudo në universitetet e Shqipërisë e të botës, e figura e saj fisnike është skalitur thellë në memorien e nxënësve si simbol i dijes. 9 teza mature mbajnë vulën e mjeshtërisë së saj. Sot, ajo ende vijon të mbushë tabelat e zeza me kaligrafinë e bukur dhe shpjegimin art të kimisë që i kushtoi karrierën.

14 tituj botimesh, libra në fushën e matematikës nga mjeshtrja Dituri Malaj, e cila ushtron profesionin e saj në këtë shkollë prej 19 vitesh. Ka gjithmonë 1 proverb, gjithmonë 1 batutë të bukur vlonjate, sa herë të takon të prekësh urtësinë e saj.
35 vite kontribut mësimdhënieje në lëndën e fizikës mësuesja Tana Bica, të gjitha këto vite në të njëjtën shkollë. Praktike, miqësore, me një komunikim në nivelin e artit, shkëndijë e korrektësi në dhënien e informacionit shkencor, vijon ende punën e saj, unike. 24 vite kontribut i shkëlqyer po në këtë lëndë, në këtë shkollë, i mësueses Drita Beqo, një mjeshtre e metodës së saj mësimdhënëse, korrektësisë dhe seriozitetit. Zysh Tana dhe zysh Drita janë binomi stoik i fizikës në memorien e kohës.

26 vite në gjimnazin “Petro Nini” mësuese Mariza Kroqi dhe 23 vite mësuese Linda Hatibi dhe, një karrierë aktive, plot çmime, trofe dhe pasion për edukimin fizik. Ikona të edukimit, jo vetëm fizik, por edhe atij qytetar Janë ato udhërrëfyeset e brezave dhe pasqyra e kthjellët e kohës.

Figura karizmatike e Rudi Omarit, albitres së mirënjohur ndërkombëtare dhe trajneres së ekipit të “Tiranës” në volejboll, dhuron vetëm buzëqeshje në më të parin rast që e has. Afro 2 dekada mësuese në gjimnazin “Petro Nini”. As nuk e lodh mendjen zysh Rudi për spaleta, është në atë mbretërinë e vet të sportit dhe miqësisë.

Për 27 vite me radhë petroninsit dëgjojnë teksa u mëson plot pasion, gjuhën e bukur angleze mësuese Alma Memon. Tepër simpatike në gjallërinë e saj, zysh Alma u kultivon nxënësve vit pas viti lirinë e fjalës që udhëton dhe thyen kufijtë gjeografikë. Anglishtja e zysh Almës hap dyert e aktiviteteve ndërkombëtare për petroninsit.

19 vite kontribut i mësueses së biologjisë Liljana Nikollari, në gjimnazin “Petro Nini” e cila plot pasion dhe qytetari edukon brezat dhe i motivon ata në fushën e saj.

Si autore teksti, ajo nderon emrin e shkollës ku vijon të ushtrojë profesionin e saj. Falë mësuese Urani Xhelit, frëngjishtja është e gjallë dhe tingëllon bukur në Petro Nin. 19 vite në këtë shkollë, autoritet dhe respekt për punën e saj, plot përkushtim dhe korrektësi.

Artistet e Petro Ninit, mësueset e letërsisë, janë edhe shkrepjet e imagjinatës, shkëndijat e kreacionit, ato që i japin frymën çdo aktiviteti në shkollë.

20 vite në gjimnazin Petro Nini, mësuesja e letërsisë Etleva Doka, e paepur në shpjegimet e saj, vitale, hulumtuese e novacionit, për shumë vite me radhë hartuese e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, mjeshtre e mësimdhënies dhe menaxhimit të projekteve mësimore. 18 vite kontribut i palodhur i mësueses Valbona Memia, hartuese e zonja e pyetjeve të letërsisë në teste të Maturës Shtetërore, mësuese fisnike, e matur, e urtë. Nëse më duhet të them diçka për veten…

Bëj atë që dua, atë për të cilën jam e prerë: mësimdhënien. Ndërsa i afrohem “Petro Ninit”, ndiej gjakun të më ngrohet, frymën të shpejtojë; këtu toka m`i njeh hapat, këtu unë marr një kuptim të ri, këtu jam: Zysh Eni. Këtu nxënësit të përshëndesin me radhë, pa vënë re nëse ua kthen apo jo. E më pas, ndërsa ora jote ka filluar, ndien fuqinë e krijimit.

A nuk është magjike, madhështore të hysh në mendjet e nxënësve të tu, të zgjosh gjumin e tyre mendor, t`i fshish trishtimin dhe t`i bësh të harrojnë gjithçka i mërzit, duke i marrë ti, vetë, në mbretërinë e dijes? Këtë e bën vetëm mësuesi, e sa më shumë të zhytesh në dashurinë për profesionin tënd, aq më mirë di ta ushtrosh këtë dhunti.

Me po të njëjtin ritëm modestie dhe mjeshtërie drejton këtë institucion Teuta Braçaj që prej vitit 2014. “Drejtoresha e teknologjisë”, më pëlqen ta quaj, ndërsa e sheh gjithnjë të lidhë punën e përditshme me teknologjinë, në kërkim të programeve që ndihmojnë mësuesit në punën e tyre.

Novacioni në teknologji është pika e dobët, në drejtim stili është bashkëpunimi. Duke qenë mësuese e kësaj shkolle, ajo njeh mirë psherëtimat e saj.

E dëgjon teksa flet me nderim për koleget që hodhën themelet në ndërtimin e laboratorëve model të informatikës. Ariana Peshkatari, mësuesja e mirënjohur e informatikës, e cila ushtroi profesionin e saj për 20 vite ka qenë edhe një udhërrëfyese me vlerë për të. Vështirë të çinstalohet nga memoria e brezave emri i kësaj mjeshtreje të madhe, e cila shquhej për disiplinën në punë, pasionin për lëndën dhe kultivimin e vlerave qytetare tek nxënësit.

Më kujtohet një thënie e bukur e mikes sime kur fillova punë në këtë gjimnaz : “Kur erdha këtu mësuese, m`u duk se fillova punë në Akademi”. Është thënie që ne zyshat e përsërisim shpesh me buzëqeshje, por thellë-thellë secila e di se Petro Nini është vërtet po aq i madh, po aq shumëdimensional sa edhe një Akademi.

Ai ka magjinë e ishullit të dijes, ku ti, pasi e njeh mirë, e dashuron e paskëtaj mbetesh besnike duke e lidhur fatin tënd me këtë vatër, e duke shtrirë rrënjët e tua në atë tokë.

“Petro Nini” shtrihet në juglindje të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”. Aty ushtrojnë artin e vet të të mësuarit një numër i madh mjeshtresh të lëndëve të tyre, duke qenë vazhdimi i jehonës së Sevasti Qiriazit, Wolfit, Rosalind Franklin-it, ashtu të mira, të heshtura, të thjeshta dhe madhështore.

7 komente në “Mësueset mjeshtre të “Petro Ninit””

  1. Rudina says:

    kush eshte zysha qe e ka thene ate komentin “..
    kur fillova ketu m’u duk …” meqe i ke cituar te gjitha te tjerat nderkohe qe ate, qe paska thene nje dicka aq mbreselenese sa e kane perseritur dhe zyshat e tjera me pas, e ke lene Anonim. personalisht me pelqeu krahasimi i gjimmazit me akademine dhe institucionet universitare.

    1. Erion says:

      Esht pjeshka nuk esht zysha…e ka emrin e ka pa merak se nuk rrim pa emer

  2. Erion says:

    Edhe ti qe ke 20 vjet ne petronin qe ben rrolin e MILF-it moj Eni. Ti qe konkuron dhe gjimnazistet qe jan ne moshen e pubertetit per ceshjtje shale gjoksi vithesh etj. Duke flirtuar me cunat e babt me lek te madh,ose me babin biznesmen.
    Nuk del gjith nata me nje got perpara per te folur per ty…
    Gjthsesi prap super P… ose me sakt super MILF ngelesh…

  3. Eni says:

    Po si na qenkan mjeshtre kur perdite femija me thote se duan leket per noten? Qenkan mjeshtre te vjedhjes dhe te seksit.

  4. Xuxi says:

    Kush eshte eni? Ta shohim njehere a ja vle.

  5. Isli says:

    Po c’jane keto rilindase qe miklojne veten?!

  6. Linda says:

    Paska shpetuar PNL me daljen ne pension te Alma Rusit. Ka qene nje enderr e keqe per brezin tim. Shpresoj shume qe mos kete me formate te tilla mesuesish Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje