Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit, studentët duan mësim

24 Janar 2019, 15:23Sociale TEMA

Me kërkesë të studentëve të Universitetit të Tiranës të cilëve nuk po ju mundësohet vazhdimi normal i mësimit pasi një grup studentësh të forumeve politike të opozitës kanë uzurpuar ambjentet e disa fakulteteve, është zhvilluar sot një takim mes rektorit të UT Mynyr Koni (i cili nuk ka ndërmarrë asnjë hap për lirimin e ambjenteve siç kërkojnë studentët duke u bere palë me zaptuesit dhe lojrat politike të PD-LSI) dhe senatit akademik.

Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit Senati ka vënë me shpatulla pas murit rektorin Koni, duke i përplasur në sy faktin se është në shkelje flagrante të ligjit.

Senati ka shkuar edhe më tej, ku duke mos toleruar shkeljen që po i bën ligjit Koni, ka kërkuar dorëheqjen e tij që t’i hapet rrugë vazhdimit normal të mësimit.

Ajo që është vënë re në gjithë këtë akuzë të senatit ndaj rekotorit Koni sipas burimeve, është fakti se ai ka qenë krejt i vetmuar dhe nuk ka thene asnje fjale, duke pranuar kështu shkeljet e konstatuara.

Rektori Koni, theksojnë burimet, nuk ka patur asnjë mbështetje në senat, duke treguar kështu se tanimë senati i UT kërkon dorëheqjen e rektorit Koni.

Kujtojmë se më heret studentët e fakulteteve, pas plotësimit të kërkesave të tyre nga qeveria, kanë kërkuar nga Koni me shkresë zyrtare por edhe me anë të preononcimeve në media, që të zhbllokojë ambjentet e uzurpuara nga një grup personash politik, pasi humbja e orëve të mësimit po çon në djegien e vitit akademik, që do të kishte një kosto shumë të lartë për familjet e të gjithë studentëve.

Por, të gjitha kërkesat e studentëve kanë rënë në vesh të shurdhër, duke e bërë rektorin Koni pjesë të një plani ogurzi për djegien e vitit akademik për të gjithë studentët e UT-së.

Ky rast i paprecedent mesa duket ka çuar edhe senatin në këtë kërkesë ultimative për dorëheqjen e tij, pasi ata që e pësojne nga heshtja dhe mos-zhbllokimi i fakulteteve, janë studentët.

9 komente në “Senati i kërkon dorëheqjen Mynyr Konit: Je në shkelje flagrante të ligjit, studentët duan mësim”

  1. Nuk e lepartia te vazhdoj mesimet dhe te jap doreheqjen.
    Shqiperia analfabete e mbytyr nga plehrat.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      KY KOKMISH DUHET TE LARGOHET
      MOS MBAJ PENG MESIMIN
      LEGEN

      1. R says:

        Po si i bëhet se nuk do Argita Berisha

    2. Gjergji says:

      I gjithe Maminasi e urren k’to injorant. Eshte nje komunist i qelbur. Nuk ka lidhje me akademine fare. Eshte turp qe eshte dekan i UT-se. Ai duhet te shporret nga vete studentet.

  2. gloria says:

    As ne kohen e Enverit universiteti nuk ka qene ne kete gjendje, ky rektor teresisht i pa afte dhe nje vegel qorre e partise duhet nxjerre me shkelma nga universiteti qe mbahet peng e 20 apo 30 ngelsave qe jane te udhehequr nga PD dhe LSI.

    1. Monteskie says:

      As ne kohen e Enverit nuk ka qene ne kete gjendje? Je i marre apo ben?
      Jemi me mijra intelektuale shqiptare neper bote qe universiteti i bere ne kohen e Enverit na ka dhene mundesi te punojme ne profesionin per te cilin kishim studiuar.

  3. loku says:

    Mynyr Koni eshte nje funderine qe e ka politizuar shkollen njelloj si ne diktature.

  4. blerta says:

    Ky eshte nje drejtues hajdut i cili e shkateroi universitetin dhe e ka politizuar duke krijuar banda me bandite ngelsa duke na bere presjon.

  5. Flutura says:

    O injorante qe u ka mesuar Saliu te shani Enverin , po kush te falte atehere te mos behej leksion a te mos shlyheshin seminaret e kolokiumet, nuk futeshe dot ne provim pa i shlyer dhe o injorante, mesoni nje gje: JO CDO MATURANT SHKONTE NE UNIVERSITET. NUK TE JEPEJ E DREJTA E STUDIMIT ME MESATARE NEN 8.
    Prandaj edhe kamariere me zor punesoheni se 7×7 per ju ben 42.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje