Karteli kriminal i stomatologëve në Shqipëri. Këta janë për t'u hedhur prangat!

24 Janar 2019, 10:13Sociale TEMA

Nga Klodian Tomorri

Përmes një vendimi të paligjshëm e madje edhe kriminal, Urdhri i Stomatologëve ka fiksuar çmimet e shërbimeve dentare në të gjithë vendin.

Vendimi i marrë nga Ansambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar i Stomatologëve përcakton çmimet për çdo shërbim dentar, të cilat sipas tij janë të detyrueshme për çdo dentist në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Çmenduria arrin deri aty sa që vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Urdhrit me firmën e presidentit, ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

Urdhri i Stomatologëve është një ent publik, që funksionon në bazë të ligjit nr 127 i vitit 2014. Në asnjë nen të ligjit, nuk i jepet tagër urdhrit të fiksojë çmimet e shërbimeve dentare. Dhe nuk ka se si t’i jepet, sepse caktimi i çmimeve është i jashteligjshëm.

Në vendimin e ri të Urdhrit, çmimet e shërbimeve dentare janë rritur të gjitha deri në dy herë. Por nuk është ky problemi. Ky vendim është forma më e rëndë e shkeljes së konkurrencës, karteli. Ne kemi një Ligj për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili në nenin 4 thotë se marrëveshjet kartel janë kategorikisht të ndaluara.

Në fakt ligji, nuk është aq i fortë sa duhet. Në rastin e karteleve, ligji parashikon gjobë deri në 10 për qind e xhiros. Por në vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kartelet janë vepër penale.

Nëse ky vendim do të ishte marrë në Shtetet e Bashkuara, të gjithë anëtarët e Ansamblesë Kombëtare dhe Këshillit Kombëtar të Stomatologëve që kanë marrë atë vendim, sot do ishin të gjithë në pranga. Të neveritshëm.

19 komente në “Karteli kriminal i stomatologëve në Shqipëri. Këta janë për t’u hedhur prangat!”

  1. tirana says:

    DUHET TE REFLEKTOJ QEVERIA , SA ME SHPEJT .

  2. Portali says:

    Tamam. Jane dhe mjak. Ketu komandon grykesia.

  3. gloria says:

    O Zot cfar behet ne kete vend, O SHTET MOS FLI GJUME SI FJETE PER VKM E STUDENTEVE QE PO HANI KOKEN, MOS JA FUSNI KETIJ POPULLI FUKARA, CESHTE KY ISH KANDIDAT IDJOT PER DEBUTET, KY HAJDUT MASKARA……

  4. Klimax says:

    Kur emigrantet shqiptare udhetojne nga SHBA-ja ne Shqiperi per problemet e tyre stomatologjike dhe u del me lire te paguajne udhetimin vajtje-ardhje dhe te regullojne edhe dhembet e tyre te krimbura, do te thote se tarifat e cmimeve ne klinikat stomatologjike shqiptare jane teper te ulta.
    Me kete dua te them se edhe pse ne SHBA apo ne Europe konkurenca eshte e lire, tarifat e cmimeve jane kaq te larta sa veshtiresojne shumicen e njerezve te vizitojne klinikat stomatologjike qofte edhe ato me tarifa cmimesh “me te lira”.
    Problemi ne Shqiperi besoj se nuk eshte rritja e tarifave te cmimeve, por disniveli i klinikave serioze me “klinika” qe nuk do te duhej te lejoheshin as per kurimin e dhembeve te kafsheve!

    1. Flutura says:

      Ti qenke pak budalla.
      Idiotizem karakteristik shqiptar; per cdo te keqe ketu, krahasimi behet me Shba e Gjermanine. Pse disa paskan qene e jetuar diku jashte ne nje vend qe ka paga ta larta, ku nje ore pune e zakoneshme paguhet edhe 20-30 dollare, na tregojne se kane bere mire qe ngrejne cmimet. Une i them ketij zoterie; puno e jeto ne Amerike, por edhe dhembet rregulloj atje, jo ketu. Edhe ndonje mjek qe ben krahasim te tille, le te hape klinike atje dhe te fitoje sa fitohet atje. Se na cmendet ju qe banoni jashte e na shisni mend kur vini ketu.
      Juve po, nese kuroheni apo merrni sherbime ne Shqiperi, te paguani si ne Amerike.
      Jepuni mend amerikaneve jo ne

    2. lloqelloqe says:

      Klimax – te paskan rrjedhur trute. Emigrantet shkojne ne perendim me bomba 15-20 vjecare ne goje dhe duan ti rregullojne me cmimet e nje sistemi qe eshte dizenjuar ti shohesh dhenbet cdo 6 muaj qe kur je 5 vjec. Perendimoret nuk kane nevoje per 20 Euro investim ne goje. I shikojne dhembet cdo 6-12 muaj dhe per asq riparim kane para. Shqiptaret duan te bejne mijra euro pune sepse duan te bejne me nje vizite sherbimin e 10 vjeteve prandaj duket shtrenjete ne perendim.
      Sa per cmimet e ulta ne Shqiperi; truri jot nuk ekupton qe sherbimi eshter lokal dhe bleresi eshte lokal. rroga 30,000 Lek ne muaj tregon ku duhet te jene cmimet. Dentitstet nese duan me shume para te hapin biznes ne perendim e te shikojme sa bythe kane. Dyqan ne Shqiperi do cmime si per Shqiperi dhe pike

    3. eri says:

      Jetoj ne USA. Gabimi i madh i jetes time eshte ardhja ne Shqiperi per te bere dhembet lart me zirkon. Me kushtuan 4 million e gjys leke ose 4000 dollare Amerikan plus rruga 1200 dollare = 5200 dollare. As dy muaj pasi u ktheva ne USA, 5 nga dhembet qe ishin nen kuroren e zirkonit filluan te dhembin aq shume dhe mblodhen infeksion se nuk ishin punuar me higjiene + padija e dentistit. Dhimbja ishte aq e forte dhe mu be si kokerr ne pjesen pas te kokes. U detyrova shkova tek dentisti ne USA. Pagova 10 mije dollare te tjera per ti pastruar rrenjet e infektuara. Njerin dhemb pas nji viti e humba fare, sepse ishte dobesuar dhe u detyrua dentisti ne USA ta heqi fare, edhe 600 dollare per heqjen plus vuajtja. Leri parate, vuatja dhe dhimbja nuk kishin kufi. Tashi vura mend. Preferoj te paguaj 300 dollare ne dyjavesh insurancat dhe kam sherbimin te mbuluar 80% per gjithe familjen. Kurre me nuk shkoj te bej dhembet ne shqiperi. Eshte atentant ndaj shendetit!

  5. rexha 10 says:

    CMIMET JANE NE STRATOSFERE,PLUSE QE NUKE EKZISTON RIMBURSIME . ME E KEQJA ESHTE SE NUKE TE GARANTOJNE ASE DHE NJE DITE .SAPO TE DALESH NGA KLINIKA ,DHE TE FILLON DHIMBJA E DHEMBIT TE SAPO SISTEMUAR , DOKTORI THOTE DUHET TE PAGUASH QE TA FILLOJME NGA E PARA .NE VENDET EUROPIANEI ESHTE NDRYSHE .TE JAPIN 2 VJETE GARANCI QE TE BESH FALAS SISTEMIMIN E DHEMBEVE SE CDO GJE SHKON KEQE. .NE PER DREQE KEMI EDHE SHENDETESINE FALAS.ATHERE PER CFARE SHERBIMI FLITET FALAS ? .QEVERIA TA PERCAKTOJE ME LIGJE.

  6. pyetje says:

    Se mos vetem stomatologet ?! Po tarifat e notereve, avokateve, etj?
    Po kompanite e siguracioneve te makinave qe i ka fiksuar shteti me cmim standart, nuk jane kartele?
    Shtetare hajdute, nuk bejne gje tjeter vecse vjedhin ne forma te ndryshme qytetarin..

  7. Flutura says:

    Ti qenke pak budalla.
    Idiotizem karakteristik shqiptar; per cdo te keqe ketu, krahasimi behet me Shba e Gjermanine. Pse disa paskan qene e jetuar diku jashte ne nje vend qe ka paga ta larta, ku nje ore pune e zakoneshme paguhet edhe 20-30 dollare, na tregojne se kane bere mire qe ngrejne cmimet. Une i them ketij zoterie; puno e jeto ne Amerike, por edhe dhembet rregulloj atje, jo ketu. Edhe ndonje mjek qe ben krahasim te tille, le te hape klinike atje dhe te fitoje sa fitohet atje. Se na cmendet ju qe banoni jashte e na shisni mend kur vini ketu.
    Juve po, nese kuroheni apo merrni sherbime ne Shqiperi, te paguani si ne Amerike.
    Jepuni mend amerikaneve jo ne

  8. DUCJA says:

    Shqiptaret qe vijne te dentisti ne shqiperi nuk jane te suguruar mire sepse bejne pune te zeza. Po te kesh siguracion ne shba merr sherbim fantastik dhe s te shkon mendja pet dentist ne albani.

    1. Ylli Pipa says:

      Ducja ka qene burre i mencur ,por ti nuk i dike disa gjera. NJe punim ne Shqiperi kushton “a fraction’s asaj qe kushton ne Amerike. NJe miku im kishte nje preventiv per ta bere ketu ne Amerike prej 60.000 dollare me Implante dhe gjera te tjera ndersa ne Shqiperi ne nje klinike shume te mire dentare,ishte nje klinike Shiptaro- Austriake me duket ka paguar me pak se 8 mije euro per 28 dhembe dhe 7-8 implante.!!! Nuk ekziston tek ne ne amerike ,ja ke fut kot o Duce. !!!

  9. Aleksander says:

    Avokati i popullit le ti drejtohet gjykates dhe te kerkoje menjehere pezullimin e ketij vendimi,deri ne krijimin strukturave superiore te drejtesise .MJAFT me dentiste qe shkulin dhembet e njerezve dhe i bejne themele pallatesh ! Kush duhet ta mbroje kete popull nga hienat dhe cakejte ?

  10. Olsi says:

    Gazetari ne kohen e kolerës. Ja perfitove sot o Klodian, po neser cfare karteli do shpikesh, ti gazetari i tastieres qe paske zbuluar skandalin e madh. Studio o nivel medioker dhe mos shfrytezo FB per te blere nje pale pantallona. Urdheri i Stomatologut ka nderhyre per te vendosur rregull ne nje treg ku ky profesion po merr fund. Nuk ta kane thene kete detahata qe ke nga prapa? Klod investiguesi…

  11. Emigranti SHBA. says:

    Sa me par shteti, tu ver kufirin tek thana., ketyre te babeziturve. Ketu ne Amerik keta soi , futen brenda. E provoi nje djal shqiptar nga Mali I zi, kur riti cmimin e nje medkamenti, qe esht kunder kancerit.
    Shteti dhe shoqeria civile , jo vetem e denuan, por ja shkateruan biznesin.

  12. Maelga says:

    Cmimet e reja ne fakt nuk jane te reja. Jane cmime qe kane vite qe aplikohen ne klinika me dentiste me te mire. Psh. une i kam pastruar dhembet edhe me 1500 leke edhe me 3000 dhe ndryshimi ne sherbim eshte shume i madh. Dhe pastaj nuk shkova me tek 1500’eshi por vazhdova te shkoja tek 3000 eshi. Sepse puna behej me mire. Nuk e dija qe paska patur heqje 500 leke. shume dentiste qe kam njohur prej vitesh heqjen e kane patur 1000 leke. Ndersa mbushja e nivelit te trete ka qene 5000 leke. Cilet dentste e paskan patur 3000 leke?

    Problemi eshte qe tani te gjithe do kene nje cmim. Edhe dentisti i mire, edhe i paafti do kene te njejtin cmim. Megjithate kjo sa eshte absurde eshte edhe interesante. Sepse duke qene se eshte i njejti cmim pacientet do synojne te shkojne tek me te miret dhe dentistet e paafte do ngelen pa pune. Por kjo do marre shume kohe.

    Dhe nje gje tjeter eshte qe dentistet materialet i marrin shume shume me lire sesa cmimet qe vene. Dhe fitimin e kane te madh. Nuk e di nese ua jane shtuar tatimet keto vitet e fundit.

  13. mark says:

    Monopoli i tregut eshte e daluar me sanksione ne vendet me ekonomi tregu. John D. Rockefeller i cili zoteronte monopolin e naftes ne USA ne fillimin e shekullit 19′ u detyrua nga shteti amerikan te shperbete kompani i tij per shkak te monopolit qe kishte krijuar. Disa firma te medha jane ndeshkua me gjoba te renda per aresye to karteleve te fshehta. Ne shume vende te zhvilluara ka institucione te posacme qe mbikqyrin aktivitet e firmave ne lidhje kartelet. Ato gjithashtu mbrojne interesat e konsumatoreve. Qeveria duhet te ndertoj keto lloj institucionesh qe te mbrojne konsumatoret e ruajne natyren konkuruese te tregut. Tregu shqiptare duhet te konkuroj me tregun fqinj (Ballkan), Europian and ndoshta boteror pershfi turizmin e kombinuara me sherbime, sic jane sherbimet stomatologe.

  14. asd says:

    Nuk ka nevoje per burg. Gjykatesja tu veje nje gjobe nga 10.000 euro secilit nga vendimmarresit. Ato para te perdoren per kontrollin e dhembeve te femijeve ne nevoje te shkollave fillore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje