Lulzim Basha frikë nga braktisja e militantëve më 16 shkurt, urdhër bazës të nisin protesta testuese në rrethe nga 4 shkurti

24 Janar 2019, 09:22Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur mobilizimin për protestën e 16 shkurtit.

Sipas informacioneve të gazetës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një urdhër krerëve të PD në rrethe dhe jovetëm, që të nisin takimet derë më derë me qytetarët, duke i ftuar këta të fundit t’i bashkohen protestës së opozitës paraditen e 16 shkurtit para selisë së Kryeministrisë.

Por duke qënë se protestat e fundit të opozitës kanë treguar një tkurrje të simpatizantëve të saj, mësohet se në urdhrin e tij, Basha ka kërkuar që protestat do të jenë fillimisht lokale.

Kështu, sipas informacioneve duke nisur nga data 4 shkurt demokratët do të nisin demonstrata në rrethe.

Ndërkohë që mësohet se deputetët e zonës, kryesia por edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar demokrat do të ndahen në degët e partisë për të mundësuar organizimin e protestave në rrethe.

Nga ana tjetër gazeta mësoi se sekretariatet e rifreskuar me votën e Këshillit Kombëtar vetëm një javë më parë, e më specifikisht ai organizativ i kryesuar nga Sahit Dollapi, janë ngarkuar me ndërtimin e një kalendari, i cili pritet të përfundojë brenda dy ditëve për të përcaktuar lokalitetet dhe oraret e revoltave që do të organizohen në rrethe, për të kulmuar më pas me protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Po ashtu, gazeta mësoi Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Gazmend Bardhi dhe Aldo Brumçi janë deleguar në Tiranë për organizmin e protestës.

Ndërsa sa i përket rretheve, mësohet se në Fier është deleguar Enkelejd Alibeaj dhe në Shkodër Flamur Noka. Në të njëjtën kohë, duke qënë se kreu demokrat ka frikë nga braktisja e militantëve, mësohet se Basha pritet të nisë një tur takimesh me qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit, për të përçuar mesazhin që nga foltorja e parlamentit e shpalli edhe mision parësor të opozitës.

Mirëpo, nuk ndalet me kaq, pasi mësohet se takime me qytetarët do të zhvillojë edhe Forumi rinor i Partisë Demokratike, i cili i fokusuar tek rinia, pritet të nisë edhe një tur bisedimesh me studentët për t’i ftuar në protestë.

Edhe në këtë të fundit nuk do të mungojnë simbolikat, tashmë një shenjë e dallueshme e protestave të demokratëve, përmes të cilave ata përçojnë mesazhe tek qytetarët.

Tradicionalisht protestat e drejtuara nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ruajnë profilin e tyre paqësor e demokratik, por mbetët për t’u parë në ditët në vijim se si do të jenë këto protesta, pasi gjuha e artikuluar nga Berisha dhe Kryemadhi ka qënë shumë e ashpër, të cilët kanë bërë thirrje për revolta.

5 komente në “Lulzim Basha frikë nga braktisja e militantëve më 16 shkurt, urdhër bazës të nisin protesta testuese në rrethe nga 4 shkurti”

  1. Vende pune në shqup says:

    Hapen vende pune në SHQUP – protestues. Më 4 shkurt nis trainimi. Po pagesa sa është? Pikaaaaaa!!! Fali Zot, se nuk dinë të bëjnë gjë tjetër! Madje as protestat.

  2. Shoku says:

    Pse nuk besoj tek PD-ja dhe Lulzim Basha .
    Cili eshte Lulzim Basha ? Lulzim Basha doli papritur nga nje i ashtuquajturi KOP. U fry nga Saliu si nje prurje e re ne kete partri, por me sa mesuam me vone Lulzim Basha ishte sjell ne kete parri prej dore nga Argita Berisha, vajza e Saliut. E baba nuk ia prishi qefin te bijes.
    Lulzim Basha nen kujdesin e babajt te shoqes arriti ne nivele te larta te pushtetit : minister transporti ,Bema me e madhe e tij eshte zhdukja e 230 milion eurove. Kontrolli i larte i shtetit e akuzoi per vjedhje dhe e coi ne prokurori. Prokuroria nen ndikimin e Saliut e me vendime VKM e mbrojti Lulzimin e ky nuk e perfilli prokurorine. Kjo eshte nje aresye se Lulzim Basha duke do drejtesine ,nuk e perfill ate.
    Detyra tjeter eshte ajo e Ministrit te Drejtesise. Nen derejtmin e tij drejtesia u politizua. Faktet e vetingut po e tregojne kete . Gjykaytes ,prokurore e avuketer u bene milioner apo dhe miljader. Kulmi i Lulzim bashesh ishte si Minister i Jashtem e firmosi per shitjen e detit. Pra shit Shqiperine. Lulzimi behet Minister i brendshem. Me urdher te tij u vran kater qytetar. Pra populli e quan kriminel. Masakeruan provat se bashku me babin e Argites. Nuk kundershtoi asnje fjale te Saliut duke filluar nga ato budullalleqet e thikave me helm e cadrat pistolet, tek fjalori “Lavire ” e horr Bulevardi. Pra Lulzimi s’eshte gje tjeter vetem nje mashe e Saliut. Pranoi drejtimin e bashkise se Tiranes me vota te manipuluara nepermjet pianecit Ristani te cilin e flaku aty ne nje qoshe te SHQUPIT. Doli ne krye te PD-se duke vjedhur votat. U votua me flete votimi me numur. Pra sipas numrit verifikohej se si kishte votuar votuesi. U organizua vrasja e Soklol Olldashit ,sipas fjaleve te shokeve te tij. Lulzim Basha bene thirrje per mos largim nga Shqiperia ,por vet banon ne Holland. Madje bashkeshortja ka refuzuar nenshtetesine shqiptare. Pra koken eka ne Hollande e xhepat ne Shqiperi. PO u shkarkua nga detyra Lulzimi ,largohjet ne Hollande e vjen ne Shqiperi si turiste. KY eshte nje turp i PD qe le ne krye nje person 90% Hollandez.. Ja pra pse Lulzim Basha eshte i pa besuar. Fjalori i tij ne parlament eshte me te vertet fjalor e llogjike adolishenti. E quan veten perndimor,por mendesine e ka nga ato vendet e humbura afrikane. E une u bej thirrje : O popull mos e besoni kete njeri,pasi nuk eshte vetvetja ,por lovacja e nje krimineli,agjenti e rrugaci me emrin Sali Berisha.

  3. Kozmos says:

    DO TE ISHTE NJE TURP I MADH PER CDO SHQIPTAR ,QE TE NGRIHET NE PROTESTA PER TE PLOTESUAR KERKESAT E LULZIM BASHES . NUK MUNDET QE KY POPULL TE MASHTROHET 1000 HERE DHE PERSERI TE JENE GATI KUR LULZIMI KA NEVOJE . JO KURRE NUK MUND TE NDODHI KJO . PARTIA DEMOKRATIKE KA TREGUAR DHE PO TREGON, CDO DITE QE NUK ESHTE ASPAK PER POPULLIN E VARFER . LULZIMI ESHTE VETEM PER PASURINE E TIJ DHE TE FAMILIARVE TE TIJ . AI QE NGRIHET PER LULZIM BASHEN ,HARRAM E PASTE EMRIN SHQIPETAR ,SEPSE JANE VETEM ANTISHQIPETAR TE NDYRE, QE DALIN NE PROTESTA PER TE MARRE GJOJA LULZIMI PUSHTETIN . LLZIMI ESHTE MASHTRUSI ME I MADH QE KA BOTA .
    TE GJITHE TE PD MERITOJNE VETEM BURGUN, PER TE GJITHA CFAR KANE BERE ,

  4. Haha says:

    Oh luli vetes dhe ket here ja nguli

  5. Sali pekmezi qe ta ndezi says:

    O popull, o shqipetar,mos u merrni me nje fundrine,me nje langaraq burr.Ai eshte me i ndyre bashke me shpellarin e
    malesise,cfare kerkoni te beni me protestat te ndyra te cilat as per 100 vjet nuk mund te marrin pushtet me njerzit qe bredhin rrugeve dhe qe jane kethyer ne rrugecer, hajdut, keqeberes, plackites grabites te lopeve dhe vicave nga shpellaret e zagarit me te ndyre te gjitha koheve nga pellazget,ilirianet deri ditet e soteme,dhe ky njeri akoma eshte gjalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje