Kryetari Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Arena” në “Ora News” kritikoi mënyrën si kryetari i opozitës po shkon drejt zgjedhjeve lokale. Ai solli si shembull rastin e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Durrës.
“Basha ka një defekt, nuk ka një strategji të përcaktuar. Këto janë zgjedhje vendore. Durrësi ka disa faktorë dhe ka një kryebashkiak të konsumuar.
Ky që është shefi i opozitës duhet të bashkojë gjithë aktorët. Të flasë me të vetët që i ka të përçarë, të flasë me mua që kam 400 vota. Ka një logjikë. Edhe një idiot me plan mund të mundi një gjeni pa strategji” – tha Duka
Strategji kanë strategët. Është Basha një strateg??
Zoti Agron. Nuk te ka hije qe ty te te heq nga hunda nje teveqel e hileqar si Lulzime Basha.
Jo. Ti je nje njeri me integritet, ke nje reputacion te vleresueshem jo vetem ne Durres po edhe ne rrethe te tjera. Ka plot njerez qe edhe pse votojne majtas, perseri u respektojne per ate qe ju perfaqesoni.
Nuk te ka hije te ulesh ne nje tryeze me Bashen, Mehdiun, Dulen, Noken e Ndoken, Salianjin, djalin e atij Balliut, Sumen, Strazimirin e te ngjashmit e tyre.
E vleresoj pozitive vendimin tuaj per te shkuar i vetem ne zgjedhje. Ajo qe bete ne 2017-ten ishte gabim.
Edi Rama gaboi (nen trsnine e LSI-se) ne 2013-ten qe nuk shfrytezoi kapacitetet tuaja intelektuale dhe autoritetin tuaj duke u dhene poste te merituara, gje per te cilen sic flitet eshte bere pishman. Por edhe ju gabuat qe u ulet ne nje tryeze me Bashen, i cili nuk meriton te jete edhe nje pergjegjes reparti ne biznesin tuaj.
Eshte ne nderin tuaj te luftoni shume qe grupimi ku jeni aktualisht te futet ne Kuvend, te luftoje me force per te bere nje kod zgjedhor bashkekohor dhe per te siguruar maksimalisht ndershmerine ne zgjedhje.
Lulzim Bashes nuk i kercet se i humb zgjedhjet. Ai e ka siguruar perjetesisht te qenit ne krye te PD-se.
Gjeja qe ate e shqeteson me shume eshte te shkurtoje ditet e Berishes ne PD, i cili i ben hije dhe nuk e suporton dot ne grupin parlamentar. Kjo eshte e verteta, megjithese eshte Berisha qe i a ka bere Bashen peshqesh PD-se.
Ju uroj suksese.