BE-ja bëri thirrje për të dëgjuar zërin e popullit të Venezuelës dhe kërkoi zgjedhje të lira, pa ndjekur deri në këtë fazë shembullin e SHBA-së, e cila e njohu opozitarin, Juan Guaido si president të përkohshëm.
‘’Më 23 janar, populli i Venezuelës kërkoi me shumicë demokracinë dhe mundësinë për të përcaktuar i lirë fatin e tij. Zëri i tij nuk mund të shpërfillet’’, pohoi përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në emër të të 28.
‘’BE-ja bëri thirrje për nisjen e menjëhershme të një procesi politik që i hap rrugën zgjedhjeve të lira dhe të besueshme, në përputhje me rendin kushtetues’’, shtoi shefja e diplomacisë europiane me anë të një komunikate.
Ndryshe nga SHBA-ja dhe aleatët e amerikanëve në rajon, Brazilit dhe Kolumbisë europianët abstenuan të pranonin hapur njohjen e Juan Guaido, kryetarit të Parlamentit të Venezuelës i kontrolluar nga opozita, si presidentin e përkohshëm të vendit.
EUROPA KAZANI I SHPUMEN.