Aleati dhe ish këshilltari i fushatës elektorale të Donald Trump, Roger Stone është arrestuar në Florida.
CNN raporton se këshilltari special Robert Mueller ka listuar së paku 7 akuza në adresë të Roger Stone ish keshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump.
Mbi të rëndon akuza për pengimin e procedimit të një zyrtari, pesë akuza për deklarata të rreme, dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.
Këshilltari i posaçëm Robert Mueller po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të SHBA dhe çdo lidhje me fushatën Trump. (TemA)