Londra përfiton 13 miliardë euro nga fondet e BE nëse nuk aplikon Brexit

24 Janar 2019, 17:54Bota TEMA

Nëse Britania e Madhe do të ndryshojë rrjedhën e Brexit do të përfitojë nga fondet e BE-së rreth 13 miliardë euro mes viteve 2021 dhe 2027, pra 22% më shumë se 10,6 miliardë që ajo përfiton aktualisht për vitet 2014 -2020, sipas një studimi të kryer nga Konferenca Periferike e Rajoneve Detare (CPMR).

“Fondet shtesë për Britaninë e Madhe shpjegohen me faktin se shumë nga rajonet e saj janë më pak të begata aktualisht, sesa mesatarja e BE dhe për këtë arsye duhet të marrin më shumë fonde se në të kaluarën’’, thotë CPMR.

Raporti gjithashtu tregon se “pabarazitë rajonale janë në rritje në të gjithë në Britaninë e Madhe dhe është mbresëlënës dallimi mes PBB-së në qendër të Londrës (614% e mesatares së BE-së) dhe tij të Uellsit (68%) që përbën një rast unik në Europë”.

“Analiza jonë ofron dëshmi të qartë se Brexit do të jetë një katastrofë për zhvillimin e rajoneve britanike”, tha në një deklaratë sekretarja e përgjithshme e CPMP-së, Eleni Marianou.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje