Pompeo: Diplomatët e SHBA nuk largohen nga Venezuela

24 Janar 2019, 19:19Bota TEMA

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela.

Komentet e tij sfidojnë një urdhër të Presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve.

Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.

Sekretari Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika, Turqia dhe Rusia vazhdojnë të njohin Maduron si udhëheqës të vendit.

SHTOHET TRYSNIA NDAJ MADUROS

Të mërkurën Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.

Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.

Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Policia bllokoi shumë rrugë dhe ura në Karakas, ndërsa protestuesit e opozitës hidhnin objekte në drejtim të tyre dhe thërrisnin “Maduro ik” si dhe parrulla të tjera.

Presidenti Maduro po përballet me kritika globale në rritje pas rizgjedhjes së tij vitin e kaluar që u konsiderua gjerësisht si e paligjshshme. Opozita beson se shanset e saj për të detyruar Maduron të largohet janë përmirësuar për shkak të krizës ekonomike të vendit dhe pozitës gjithnjë e më të izoluar të Venezuelës në skenën botërore.

Protestat kundër qeverisë janë një provë vendimtare për Juan Guaidon, udhëheqësi i sapozgjedhur i Kongresit.

Megjithatë, çdo ndryshim i regjimit varet nga besnikëria e forcave të armatosura, të cilat kanë mbështetur Maduron gjatë dy valëve të protestave në rrugë.

Zoti Guaido i ka bërë thirrje ushtrisë të dënojë Maduron dhe ka premtuar amnisti për ata që ndihmojnë për të punuar drejt rivendosjes së demokracisë në vend.

Ai ka thënë se do të jetë i gatshëm të shërbejë si president i përkohshëm dhe të kërkojë zgjedhje të reja nëse Maduro detyrohet të largohet me ndihmën e ushtrisë.

1 komente në “Pompeo: Diplomatët e SHBA nuk largohen nga Venezuela”

  1. jon says:

    Si u zhvilluan gjerat kaqe shpejt per me keq per Venezuelen?. Venezuela ka vite qe eshte ne trubullira por edhe shtypi shqiptar shumicen e artikujve ja kushton Venezueles. Te njeten gje si para disa vitesh me Sirine. C’fare ndodh tani ne Siri? Sigurisht duket si demokracia qe donte te vendoste zezaku,demokrat, liberal, homoseksual, dobici Obama. Perfundimi ? Demokracia ne Siri deshtoi. Le te hidhemi mbi Venezuelen qe eshte vend shume i pasur ,thone zioniste. Kete se ben Trump,por eshte kurth per Trump. Qe te kuptosh realitetin duhet te lexosh historin dhe pak e lexojne sot. Dhe kur kupton historine mund te parashikosh me shume saktesi te ardhmen. Tani eshte fakt se USA eshte “arma e hekurt” e elites per te dominuar boten. Ka baza ne cdo cept te botes dhe ka plane te godasi me arme kimike gjithashtu cdo shtet qe si bindet. Para disa ditesh nje artikull ne kete gazete e vertetoi kete. Nepermjet USA elita jo vetem kercenon por krijon luftera me pretekste te ndryshme. Ne kete menyre elita zioniste godet armiqte e saj si Rusia, Kina, Iran, Irak Venezuela etj shtete qe si binden diktatures nderkombetare zioniste. Pra USA eshte polici boteror ose me sakte gangster nderkombetar qe duhet te jete presence ne cdo cep te botes. Pikerisht ketu roli i Trump eshte shume i madh. Kur thote se do terheqi trupat pushtuese nga Siria apo Afganistani ,do te thote se sdo te luaj me rolin e policit ne bote. Pra ne kete menyre eshte kundra planeve te elites. Per kete arsye,te terheqjes apo te mos nderhyrjes Trump eshte armiku nr 1 i elites. Venezuela per shume vite ne USA konsiderohet pa te drejte si vend komunist,dictatorial qe USA duhet te nderhyje. Nqs se Trump s’do nderhyje do ta akuzojne me shume si frikacak apo mik te diktatoreve si Putin. Sigurisht qe seshte e vertete por disa vetem gjera te tilla duan te degjojne dhe keshtu jane te lumtur.Edhe ketu elita zioniste do humbasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje