Kiço Mustaqi i ndjerë dhe kritika staliniane

25 Janar 2019, 13:10Blog TEMA

Nga Myslim Pashaj

Rrëfim i jetuar!

Dje, pasi nderoi me grusht për herë të fundit, Kiço Mustaqi u largua nga gjallimi i kësaj jete. Në historinë e sistemit që shkoi ai u shënua si Ministri i Fundit i Mbrojtjes.

Vërshojnë kujtimet e adoleshencës sime të parë si Skënderbegas ku një ndër komandantët e mi ishte i ndjeri Kiço Mustaqi.

Kaluan vite. Sistemi e Shoqëria ku u rritëm po hante vetveten e ne bluheshim si prej një Inkuzicioni. Isha duke u përjashtuar nga Partia e Punës. Seanca e fundit ishte dalja para Komitetit të Partisë. Ata ishin një trupë e mullirit të egër të blojës sonë komuniste, moshatarë të mi dhe Skënderbegas.

Kiço Mustaqi ndryshe nga Inkuizitorët u ngrit i fundit. Të lehtësonte sadopak dyndjen shfarosëse të Komitetit. Siç dukej kish përzgjedhur një frazë porositëse e këshilluese komuniste që lidhej me Stalinin.

Ai, me zë të lartë m’u drejtua mua, Skënderbegasit të hershëm, që po jepja shpirt…para Komitetit:

” More a e di ti se çfarë ka thënë Stalini? Edhe sikur 5% të jenë … ato duhen pranuar si të Vërteta, ndaj thellohu!…se kështu shërohesh…!” e tha ai me dhimbje të madhe, për të më shpëtuar.

Dje Kiço Mustaqi iku prej gjallimit, la një histori aqsa mundi, brenda atij Sistemi. Edhe ky detaj që po e sjell, ia vlen të shënohet në domethënien njerëzore të secilit.

Ky rrëfim nuk është për Kritikën e Stalinit por për mirësinë relative të botës së species sonë njerëzore.

U prehsh në mirësinë dhe bujarinë që nuk vdes!

5 komente në “Kiço Mustaqi i ndjerë dhe kritika staliniane”

  1. Agron says:

    Eshte e gjithepranuar qe mirenjohja eshte virtyt. E shprehur ne kontekstin e realitetit qe jetojme ka dhe me shume vlere.

  2. Flutura says:

    Po qenke me trap se Seferi o derdimen dhe me keq se Lipe Shtogu.

  3. Korabi says:

    O te t’pshurrsha ty grushtin staninst , me gjith kopilat e Rusis se ishstalinit qe vet ruset e tij e kan hellur me kohe ne koshin e plehrave ndersa ju kopilat qe na kane pjell per fat te keq ne token tone arberore deri diku jan si shume . akoma edhe sot vazhdojne te kapen mbas boleve te stalinit . Keto fytyra te shemtuara qe nuk lane gje pa bere dhe pa i sjell ketij populli te shkret , per afro 5o vjet te roberimit stalinist , na luajn sot rolin e clirimtarit dhe te shpetimtarit te kombit , ca mbetje partizane qe edhe nga pamja duken si partizat sllavo-sovjetik ik ore pirdhuni na cat trapin me keto perradha ……….

  4. NNP says:

    Te gjitha fluturat nga krimbat dalin.

  5. Doktori says:

    “Flutura” fluturoi mbi “Korabin” Dhe ai i tha plot fjale qe perfundojne me:”Ik ore pirdhuni ,na cate trapin me keto perradha!!!!” Diarea vazhdon…………………!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje