Katër të “sëmurët” e politikës shqiptare, do kenë fatin e Esat Toptanit e Ahmet Zogut!

24 Janar 2019, 10:09Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Politika shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri aktualisht kuptohet se është në lidhje të drejtpërdrejtë.

Taksa 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë është akti i parë historik që një qeveri shqiptare tregon se është me shqiptarët dhe për shqiptarët.

E shihni sesi ecën e fort historia e shqiptarëve kur një kryeministër nuk është i shitur te fqinjët pushtues?

Rasti i Ramush Haradinajt e tregoi më në fund këtë.

Forcë, karakter dhe atdhedashuri: kjo është përmbajtja morale e kryeministrit të Kosovës.

Një shoqëri apo një popull kurrë nuk e arrin dot mirëqenien dhe prosperitetin e tij nëse drejtohet nga qeveri të korruptuara që shesin interesin kombëtar.

Prandaj, taksa 100 përqind, vendosur Serbisë, është hapi i parë që po hyn pozitivisht në historinë e re të Shqipërisë. Ky akt po e çon drejt degradimit ekonomik Serbinë. Të gjithë janë sulur të shpëtojnë Serbinë, kurse kryeministri Haradinaj kuptohet se e ka kapur demin nga brirët kur thotë: “taksa hiqet menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Kjo do të thotë, ose njohje e Kosovës, ose falimentim ekonomik i Sërbisë.

Ushtria e Kosovës është hapi i dytë i madh, dhe duhet menduar se ky është një proces i cili do të sjellë forcën e Arbërisë së bashkuar në Ballkanin Perëndimor. Ajo është krijuar me orientim amerikan të drejtëpërdrejtë, dhe është e lidhur politikisht me bazën amerikane që po ngrihet në Kuçovë. Kjo të jep të kuptuar se politika amerikane kërkon një Arbëri ballkanike të konturuar mirë ushtarakisht. Por pikërisht kjo ka trembur njëherësh korrupsionin kryeministror në Tiranë dhe politikën në Beograd e në Athinë.

Prandaj kuptohet se hapi i tretë do të jetë në Shqipëri. Ky është eliminimi i katër krerëve politikë në Tiranë, të katër të korruptuar dhe kundër interesit të Shqipërisë: këta janë Berisha, Rama, Meta dhe Basha. Njërëz të tjetërsuar, njëlloj si Enver Hoxha, që, për interesin e pushtetit të tyre personal, edhe këta si ai, po duan spostimin e Shqipërisë në Lindje.

Të katër janë lëshuar sa në Moskë, në Athinë e në Beograd, por më i degraduari duket se është Edi Rama që shkon te Erdogani në Turqi për t’i shpëtuar politikës amerikane antikorrupsion në Shqipëri. Është i lehtë nga arsyeja politike. Në vënd të ketë vetëkorektim për të shpëtuar diçka në fatin që e pret, lodhet kot kur mendon të shpëtojë kokën nga ndëshkimi, duke shkuar me çitjane në Stamboll. Një gjë sa qesharake aq dhe e rëndë për një kryeministër.

Këta sot mund të quhen të katër të sëmurët e fundit në vargun historik që ka drejtuar Shqipërinë. Të katër ama, kuptohet se as që e kanë ditur qoftë dhe për një sekondë çfarë duhet të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm kanë sunduar mbi varfërinë shqiptare të imponuar prej tyre. Ky është realiteti.

Historia e Shqipërisë është e trishtë: Kryeministrat dhe presidentët e Shqipërisë që nga viti 1924 kanë qenë të shitur te fqinjët pushtues. Iu kanë dhënë territore fqinjëve, dhe, në periudhën 1925-1948 me urdhër dhe ndihmë të Beogradit kanë vrarë patriotizmin e ditur shqiptar dhe krerët e mëdhenj patriotë të kishës katolike shqiptare.

Gjithçka kanë bërë dhe asgjë nuk kanë fituar personalisht, por Shqipërinë e kanë çuar disa herë deri në zgrip të shpërbërjes së saj.

Por tani, që në Ballkan janë dy shtete shqiptarë, doli në skenë një politikë e re në Kosovë e cila pritet të sjellë rivendosjen e dinjitetit shqiptar në Ballkan dhe në Europë.

Nëpërkëmbja e shqiptarëve ka qënë gjithmonë një propagandë serbo-greke kundër dinjitetit dhe vlerave shqiptare.

Por, të gjithë kryeministrat e Shqipërisë e kanë lejuar këtë me kast. Shumica kanë bërtitur për orientin dhe islamin radikal me urdhër të Beogradit. Por asgjë nuk kanë arritur, veç shkatërrimit të tyre. I pari e pësoi Esat Toptani; i dyti Ahmet Zogu; i treti Enver Hoxha me urrejtje popullore; tani radha vjen te katër të fundit, që nuk po iu zë vendi vend e po vërtiten bashkë në jerm për të ndaluar Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme. Por e kanë të kotë.

Këta, të katërt bashkë, në 25 vjet e rropatën shoqërinë shqiptare dhe e zhvatën në mënyrë të paturpshme me korrupsionin më të madh dhe më kriminal që është njohur. Kur të dëgjojnë akuzën kundrejt tyre, Shqiptarët do ta kuptojnë qartë që varfëria e sotme shqiptare është vepër direkte e korrupsionit kryeministror shqiptar.

17 komente në “Katër të “sëmurët” e politikës shqiptare, do kenë fatin e Esat Toptanit e Ahmet Zogut!”

  1. PD + LSI + PS = CRIMINALS , HAJDUTË , BANDITË , KUSARË says:

    FALEMINDERIT Avokat NGJELA ! Analizè BRILANTE!!!!! Ke 100% tè drejtè Avokat , kur i Etiketon tè Katèr kèta , si HAJDUTÈ dhe SIMBOL të KORRUPSIONIT KANCEROZ 28 Vjeçar Shqiptar ! RESPEKTE pèr SPARTAK NGJELÈN

    1. Kalec Dega says:

      Amin……duhet filluar nga me i riu …..se pleqte do ti vrase Perendia….ose me pension te siguruar e garantuar nga Ramuti vete…ashtu si ka deklaruar vete ai, jo une…

      1. yp Xhixh says:

        Kush eshte me i riu o Karlec pa Dega ? ? ?

    2. Kapit Tupalla says:

      Avokat, sa ke honorarin nga RaMush(k)i ??

  2. xyz says:

    Ja fute kot o Taku!
    Te semure jane tre
    Edi Rama nuk eshte

  3. SPARTAK NGJELA PRESIDENT says:

    200% Dakord me Avokatin e Nderuar Ngjela . Mos u ndal Zoti NGJELA dhe Bjeru pas Kokès HAJDUTÈVE dhe MASKARENJÈVE të KOMBIT SHQIPTAR ! RESPEKTE pèr AVOKAT NGJELEN

  4. Cobo says:

    Ke rrjedhur, o I gjore. Perdite ne te njejten brime. Paska te drejte Rama qe s’te ofroi ne qeveri.

  5. xhemal says:

    i semuri i pare eshte ngjela…….

  6. emigranti says:

    I dashur avokat Ngjela,

    Ke vite te tera qe predikon fundin e katershes makabre per te cilen flet.
    Here duke gjedhur rolin e “zjarrfikesit amerikan”: Amerika i di te gjitha bemat e katershes Berisha, Rama, Meta, Basha, Amerika eshte shpetimi yne.
    Pra ti ke marre persiper sot te propogandosh teorine e “çekut te bardhe” te Pashkos dikur…
    Here duke gjetur shpetimtaret ne Kosove, se fundi me Ramush Haradinaj.
    Edhe ate pak shpirt revolte qe u ka mbetur shqiptarev ti dhe sivellezerit e tu: Lubonja, Andi Bushati dhe te tjere, kerkoni t’jua fashitni, ti mesoni veshet e tyre me jehona te ngjajshme me kembanat e kishave dhe thirrjet e minareve…

    Fundi i katershes per te cilen flet nuk mund te jete ai i Zogut, i cili eshte thjesht riciklim i krimeve historike ndaj shqiptareve. Fatin e Zogut e kopjoi Fatos Nano. I cili eshte preçedenti qe i mban gjalle shpresat e Berishes, Rames, Metes, Bashes dhe gjithe lukunise se tyre.

    Por jo i dashur avokat, se çfare do te beje zemerimi shekullor i shqiptareve me kete lukuni, e di vetem Zoti. Nje gje eshte e sigurte: ora e hakmarrjes po afron…

  7. Kozmos says:

    NUK MUND TE KUNDERSHTOHEN FAKTET QE NGRE . Z. NGJELA . E VERTETA ESHTE, QE SHQIPERISE I KANE MUNGUAR PUSHTETARET E NDERSHEM , QYSH NGA VITI 1913 DHE DERI SOT . SHQIPERIA KISHTE NJE SHANC TE MIRE NE DORE ,MBAS RREZIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE , PER TE NGRITUR NJE SHTET DEMOKRAT DHE LIGJOR , SIPAS MODELEVE EUROPIANE, POR EDHE KETE HERE FATI NUK I QESHI SHQIPERISE , SEPSE NE KRYE TE SAJ U MBLODHEN GJITHE HAJNAT E PARTISE KOMUNISTE, ME NE KRYE ANTISHQIPETARIN SERB SALI BERISHA , SALI BERISHA E DEGRADOI E SHKATARROI , E VARFEROI SHQIPERINE ME DESHIREN E TIJ DHE JO NGA PADITURIA , SEPSE ESHTE AGJENT SERB DHE SI I TILLE I RA SHANCI NE DORE ,PER TA SHKATARRUAR TOTALISHT KETE VEND TE VOGEL DHE SHUME TE BUKUR . SALI BERISHA SHKATARROI TOTALISHT POPULLIN SHQIPETAR , MORALIN E TIJ , ARTIN , KULTUREN HISTORKE SPORTIN . SHQIPERINE E BERI NJE PLERE , NJE VEND TRAFIKANT DROGE DHE QENIE NJERZORE DHE DERI DITEN E SOTME NUK PUSHON SE ULERIRI ,PER TA SHKATARRUAR , ME LUFT CIVILE , AI NJERI NUK NGOPET TA SHIKOJE SHQIPERINE TI DALI TYMI . KUSH I SHKON MBRAPA PARTISE DEMOKRATIKE , JANE TE SEMURE MENDOR , ANALFABET , ANTISHQIPETAR , QE PAJTOHEN ME GJITHSHKA TE NDYRE QE ATA KANE BERE DHE VAZHDOJNE TE BEJNE .
    KUR DO TI VIJ DITA KETYRE MASKARENJVE, NGA TE GJITHA KRAHET QE SHKATARRUAN SHTETIN , POPULLIN , QE TE ULEN NE BANKEN E TE AKUZUARVE .

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Or ti Kozmos! Avokati nuk tregon asnje fakt, por vetem ben nje vleresim te gjerave. Vleresimi i Spartak Ngjeles eshte personal dhe nga dikush mund te pelqehet e nga dikush tjeter jo. Por FAKT!? Asnje fakt nuk permend avokati. Mesa duket ti nuk ja ke idene se cdo te thote fakt (qe eshte absolut) dhe cdo te thote vleresim (qe eshte relativ). Shko futi je dopjo dhe nje tas groshe me mire o Kozmos ?

  8. Asi11 says:

    O Taku , te pjesa e pare nuk ben ndonje zberthim pra jam dakort me ty dhe jam plotesisht dakort me Ramush Haradinaj per vendosjen e takses 100% per mallrat serbe por ajo amerika po ja kerkon ta heqe kete takse ose do te heqin Haradinajn . Tjeter qe desha te them eshte ajo e keqa e jote qe i fut te gjithe ne nje thes , Edi Ramen mos e perziej me to a ke qejf te lesh shifren 4 fut Monen e çiftosi . O taku cili eshte ai i marr qe me mend ne krye don ti beje vorrin vehtes po me qene Rama sic e thu ti aj nuk e bente rreformen ne drejtesi si nuk e bene te tjeret tash 29 vjete vetem ai kishte dasht me e ba Bylykbashi por vetem ne enderr dhe nuk arriti ta bente se i doli gjumi .

  9. Aleksander says:

    Jane kater dakord,por avokati ben sikur harron Fatos Nanon qe duhet te jete i dyti ne liste pas berishes.Nuk mundesh avokat,te fshish nga lista e pergjegjesive kryeministrore nje kryeminister qe HAPTAZI ka deklaruar se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi,me nje SERVILIZEM te peshtire ndaj milloshevicit,dhe nga ana tjeter, I PARI,kryeminister shqiptar qe me kurajo NE MES TE BEOGRADIT, i kerkoi boterish homologut te tij serb NJIHE KOSOVEN .Taku, ne shqiptaret kemi kujtese te shkurter(per te mirat) dhe inat te pafund(kujtojme e shohim vetem te keqiat)…keta jane armiqte tane me te keqinj.

  10. goni says:

    O Taku nuk te ben Rama Minister harroje o Koqe.

  11. Xhemali says:

    Spartak Ngjela me shume ka emocione se tru. Mbulohet nga frymezimi dhe ja keput roma per toma dhe domosdo qe jo gjithcka qe thote eshte e gabuar apo e drejte. Filtri i tij nuk eshte truri por shpirti i coroditur i deshtimeve ne politike. Ja pershembull. Atij as I vete ne mendje, si Amerikan I Madh qe eshte, te mendoje se Thaci dhe Hajredinaj bejne te njejten politike te orjentuar nga Amerika ku njeri luan politikanin konservator dhe tjetri ate liberal. Ai nuk e kupton qe kjo menyre amerikane e te punuarit, mbulon nje fushe me te gjere te problemeve se sa ta zeme ku Thaci do ishte shtojce e Hajredinaj apo e kunderta. Une e kuptoj qe Hajredinaj apo Thaci kane gabim qe nuk pyesin Spartakun qe I di punet e Amerikes me mire se Donaldi qe llafos direct me ta po tja doje puna. Po keshtu Spartaku e ben corbe katershen ku ashiqare keta kater politikane, ndahen pro ose kundra politikes amerikane. Eshte e qarte qe Rama ndjek politiken amerikane, kurse Sala ate Serbe. Iliri ate Ruse dhe per te katertin ja harova emrin. Tani qe te jem realist, une i pelqej shkrimet e Spartakut vetem e vetem per tu argetuar dhe jo per tu informuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje