Nga Andi Bushati
Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Dje, qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shikonte se të gjithë ata që ishin me opozitën e djeshme, i kushtuan vend të madh përkujtimit të kësaj ngjarjeje.
Vetë kreu i qeverisë bëri homazhet e zakonshme me familjarët e viktimave në boulevard, ndërsa mediat pranë tij lanë një hapsirë të bollshme, për një nga krimet më të madha të pushtetit që është regjistruar tre dekadat e fundit.
Por, nga ana tjetër mbretëroi një heshtje varri. Berisha dhe Basha nuk guxuan të flasin asnjë fjalë. Ilir Meta përsëriti ritualin e arratisjes jashtë shtetit, për të mos i kujtuar, as bllokun dhe as kokëpalarët. Mediat e tyre “harruan” se kjo ngjarje kishte ndodhur.
Ata që të hidheshin në fyt, për të thënë se demostruestit i patën çuar si mish për top për t’u vrarë, e mbyllën gojën.
Ata që bënin thirrje për t’i varur në palma kundërshtarët, gardistët e fjalës së lirë që justifikonin teorinë e grushtit të shtetit, apo avokatët që mbronin paprekshmërinë e murit të kryeministrisë, i’u feshehën të turpëruar publikut.
Mjafton edhe ky vëzhgim i thjeshtë, për të kuptuar, se cilët qenë në anën e duhur të barikadës para tetë vjetësh.
Mjafton, kjo distancë e nevojshme kohore, për të vërtetuar se sa hipokritë, gënjeshtarë të paskrupullt dhe servilë të pështirë ishin ata që mbrojtën teoritë konspirative të pushtetit që nga thikat më helm e deri tek ekzistenca e një puçi të presidentit, prokurorisë dhe Shik-ut.
Por, kqyrja e mënyrës se si palët u sollën, dje, me evokimin e këtij krimi makabër, nuk ka vlerë vetëm për historinë. Ajo nuk është vetëm një dekoratë mbi gjokset e atyre që e denoncuan dhe një njollë turpi mbi fytyrën e atyre që u munduan ta fshehin apo ta justifikojnë.
Ajo është, gjithashtu, një gur që rëndon ende në peshoren politike të ditës.
Megjithëse Edi Rama e ka tradhëtuar me kohë 21 janarin; megjithëse ai e ka lënë shumëkënd “zemërthyer” sipas këngës së të ndjerit Dr Flori; megjithëse ai e bëri kryetar shteti njeriun me bllok në dorë për të cilin ngriti popullin në demostartë, megjithëse ai i ka gardistët e asaj dite në forumet e partisë; megjithëse ai mbështetësin më të madh mediatik ka TV Klanin, që publikoi atë videon e vrasjes së Ziver Veizit nga turma, ai pra Edi Rama, ka ende një alibi: atë që e përsërit vend e pavend se nuk është nga ata që marrin jetë për pushtet.
Eshtë e vetmja kredenciale që i ka mbetur pas kriminalizimit të politikës, vjedhjes galopante, shërbimit ndaj oligarkëve dhe përçudnimit të zgjedhjeve.
Natyrisht kjo nuk është meritë që i shplan krimet e tij. Por nga ana tjetër ajo është një njollë e madhe për opozitën, për kredibilitetin, aftësinë vetë kritike dhe reflektimin e saj.
Sepse për sa kohë, PD-ja nuk do të jetë çliruar nga makthet e së kaluarës së afërt ajo nuk do të jetë në gjendje të bindë publikun.
Sepse për sa kohë nuk do të jetë e aftë të bëjë “mea culpa” për vrasjet politike dhe për përlyerjen totale të partisë në mbrojtje të tyre, ajo, do të mbetet si dje, pa tekst.
Fshehja si struci e Berishës, Bashës, Metës dhe e gjithë mbështetësve të tyre këtë 21 janar ishte rrënqethëse. Ajo qe dhurata më e mirë që ata mund ti ofrojnë një Edi Rame në hall. /Lapsi/
O budhat po ne ká njeri qe sduhet té flasi je ti o gagac o bllokmen o fytyre e paláre ty as grate ste mbajne Se je nevěří po si ske turp qe ti do me bo interes atin o zoooot felliqwsire po hele té do jetosh dhe ben inetrsantin hedh nje gure ne lůme idjot i lindur
Pushti Kapo -Bushati! Ka ngel komunist si Fatosi dhe Ngjela! Te gjitha “konspiracionet” e Rames i zbulon Andi pipilushka! Nuk eshte Rama sot e keqja me e madhe e Shqiperise! Po iku Edi dikush tjeter si ai do te vije sepse keta jane politkanet shqiptare! E keqj e atdheut ton ete dashur eshte Saliu qe ka vrare,ka derdhur gjak dhe eshte gati te vrase perseri vetem qe t]i shpetoje ndeshkimit te ligjit! Eshte likja qe e ka kapu shtetin per fyti dhe nuk e leshon! Eshte PD-Lsi qe po e zvarritin kufomen shqiperi zvarre qe te shpetojne!C’do gje me radhe ! Pas tyre i vjen rradha Rames! Brockullst e ketij Andit jane inate personale dhe duke shfrytezuar median kerkon te mbulohet me ‘luften kunder korrupsionit”!
O pickuditese? Kush duhet ta fuse Salen ne burg? E “keqja” qe permend ti eshte vetem sa per te thene dicka, apo duhet vene para pergjegjesise? Pastaj, ty si Ramiste Rilin-idjote pse te bezdis Hysni Kapo? Ta bezdise banden e ballisteve te Berishes, po e kuptoj, por baza socialiste qe voti Ramutin nuk e ka bezdi Heroin e LANCL Hysni Kapo. Apo klani Mitatist i Ramutit i trembet socialisteve? Si na ankohesh per te keqiat e Berishes kur je bere krah me kriminelet e Berishes?
Do tja heqim lekuren tradhetarit Ramutit, dhe te shikojme si do kakarisesh me tej kurve ramiste
Njeri me i mire se tjetri jane,celsin e pushtetit e rrotullojne bashke ata,ju
prisni per drejtesi,si kokrren e molles i ke,asnje gjemb su ka hyre as nga
shteti as nga leshi.Tepsine e kane “balancuar” me kohe,pd,lsi,ps.
Rama e beri president Meten,si do ja fusi ? “taktikisht” ? Me lulen mbledhje
bodrumesh,ju prisni 21Janar,Prit gomar sa te mbi bar !
O syri,po si nuke qenka e keqja e shqiptareve Edvin kristaq Rama,kure ai me pushtetet e tije ka marre ne mrojtje vrasesit e urdheruesit e 4 viktimave te 21 janarit?Turp dhe marrri sebashku.Ramavicerit lotet e derdhur c’do 21 janare i kane lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer pren e rradhes,pra popullin e popujt dhe kjo nga pangopesia per leke te piset e pushtet pa kufi e me c’do forme e cmim brenda ligesise.Bushati me kete artikull denoncim kerkon te ndergjegjesoje shqiptaret se ramaicerit-berishavicerit-metavicerit e bashavicerit ishin e mbetet jashteqitja shiptare ne politikat e dites deri me sot.C’do kement kunder Bushatit,nuke eshte gje tjeter vetem se nje peshtyme ndaj fytyres qe ke.21 janari dje dhe bashkejetesa me vrasesit e urdheruesit apo prokuroret e gjykatesit qe perdhosen kete tragjedi me pasja 4 viktima paqesore,verteton katerciperisht se ramaicerit mbeten fytyrat me te ndyra te politikes qe bashkepunon, jeton e qeveris me krimin,pra bashkefajtore me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionae,aqe dhe me shume popullore e medjatike,qe duhet denoncuar dhe jo marre ne sqetull.
Ke harruar ca te tjera…nje propozim te shtetit shqiptar per gjyqtar ne Strasbourg???? Te kujt gjyqtar?
Ik or Sygjarper shpirtziu, plehre, naziskin nga shpirti
Sa i madh edhte ky kelyshi i komunisteve…ik mir shketdhate nga inati e xhelozia ju do thoni ndonje fite qe Rama i vrau 4 qytetsret ne 21 Janar….Rama po pastrom halene berishiste qe quhet dtejtedi dhe po nderton dhtet mor maskara. Drejtesia do te vendoset po me gjykates normale jo me qente e berishes qe e kthyen dtejtesine ne hale. Prit or komunist edhe pak prit….
Dhe si ka mundesi o bushat ti nuk kritikon asnje nga tri-on tende te grupit (HIJENAT) lubonja ,shkullak,rakip qe nuk shkruajne nje rresht per 21 janarin
E di persen? Sepse ju nuk doni shqipetaret dhe shqiperine,keni ne gjak hilerine.ndryshimi I perjetshem midis jush dhe rames eshte,se per ramen ne kohe te enverit dhe sot kushdo ne tirane I thonte ,na cau trapin ky trap,ndersa per ju thone,langaraq 24 karat qe smeritoni vemendje.e habitshme se geni I mehmetit,kadriut,myslymit,per me teper te enverit,as nuk respektohen por as nuk neveriten,ju mor shoke nuk kuptoni shprehjen,mire ngordhi kali po ste lene as mizat rehat.ikni or te mjere behuni bashke nje here ,dhe falni dicka tek ndonje jetimore me parate qe ju japin,kushedi nga? Gerqia! Rusia! Apo serbia.se me gjak pune ne shqiperi apo devotshmerie ju kurre skeni dhene e per te bere.bleta kurdohere ben mjalt,miza si ju skeni si beni mjalt per shqiptaret.njerez qe nuk hudhet ndonje bust te enverit,qe asnje nga ju nuk u fut ne ambasade,qe Salen dje doktor sot mburoje te hordhive tuaja,keni kuraje flisni per 21 janar.ju konkuroni gjarperi per nderrim lekure,per kete sja u kalon njeri.kjo eshte vertetu,qe me ate saliun qe e kishit besnik yzmeqar
Greqia, Serbia dhe Russia paguajne Ramutin qe te japi detin, varrezat, te propozoje ndarjen e Kosoves, te mundesoje shitje te tjera po te jete e mundur, dhe ti japi Putinit precedent per te vendosur trupa ne Ballkan. Po ti mbaj frymezimin lart me Shllakun, se faktit qe Andi ja ka perveshur dhe Saliut dhe Ilirit nuk ju duket i mjaftueshem per te demonstruar qendrimin korrekt te Andit.
Po te te pyes, kush akuzohet per vrasje, Berisha apo Shllaku? Per hir te kujt, te Ilir Metes, apo Shllakut.
Andi e kap gjarperin nga koka, juve ju shqeteson bishti. Pa dashje, apo me qellim? Ju doli boja si Ramiste tradhetare, e tani skeni ci beni gomarit, i bini samarit
Te marim si te qene;zberthimin e se keqes sipas Frojdit,
frika e secilit prej nesh,per te mos humbur dashurine e te tjereve dhe te justifikojme veprimet e tere ketyre viteve,
me veprimet e nje, apo nje pjese te shoqerise duke treguar anen me te skajshme te mbi unit nderlidhur ajo me sketerat e nen unit per te na shfaqur ashper Unin.
Ti nderlidhim Ato me ndergjegjen, ku s’eshte vec deshira e jone per tu ndershkuar dhe te mbrijme ne perfundimin e pa shmangeshem per;
Rigjenerim.
Politikes shqiptare nuk i falet me pa denuar fajtoret e vrasjeve me 21janar.Edhe Rama boll me ngushellime por te veproje.
Nuk pritet që ndonjë ditë Berisha, Basha dhe Meta të ndërrojnë qëndrim në lidhje me 21 Janarin. Por pËr të ardhur Keq është ajo se si sillen ende dhe ata që konsIderohen si fytyra e re e PD. Mbrëmë në A Krasta, në News 24, sekretari i ri i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, vazhdoi të përforcojë justifikimin monstruoz, të të tre mësipërmëve, se 21 janari ishte grusht shteti dhe qëndrimi i qeverisë ( gardës) ishte i ligjshëm! Kështu që ende mbetet detyrë e drejtësisë që të japë verdiktin për krimin e tyre. Po nuk e bëri as kjo atëhere krimi shtetëror, si krimi më i përbindshëm, do të jetë një precedent i rrezikshëm në të ardhmen. Rama në këtë aspekt ka patur një detyrë, nëse nuk e ka bërë ende, që të gjithë dosjen të kopsitur shumë mirë juridikisht me të gjitha faktet, dokumentat e bëra publike apo të fshehura dhe t’ia dorëzojë atë prokurorisë, duke kërkuar hapjen e procesit në konformitet me to. Për ta bërë këtë ekspertiza as i ka munguar as i mungon.
Ja dhe historia e nje dedektvi:
Vrasja ne bulevard eshte nje krim monstruz etj etj, qe tashme dihet. Ketu as qe ka nevoje per me shume llafe. Fjalen duhet ta thoshte drejtesia me kohe dhe vonesa ne kete drejtim me shtyn te pyes: Pse Edi Rama e shtyn kete problem ne kalandrat greke. Njerzit qe thone se Edi pret te behet reforma ne drejtesi gabojne. Edit, politikisht, i leverdiste nje gjyq , qofte edhe sikur Saliu mos te futej ne burg, sepse kjo do i jepte me shume energji per ta bere reformen ne drejtesi… Vrasja ne bulevard nuk eshte nje ngjarje e shkeputur. Ajo erdhi si rezultat I gabimeve te Berishes qe e ktheu shtetin ne hale te familjes se tij. Ai perdori SHIKUN dhe SHIUN per te pergjuar opoziten duke shkelur qellimin e shenjte te egzistences se ketyre sherbimeve. Sidomos SHIU ishte me destinacion per te pergjuar armiqte e jashtem. Meqe Saliu e quante Kushtetuten Shqiptare leter higjenike te familjes se tij, ai dha urdher te pergjoheshin dhe demomstratat. Ky ishte gabimi fatal. Me posht historia shtjellohet si historia e shejtanit me budallain. Punonjesit e SHIUT, meqe jane jo partiak, lajmeruan opoziten qe po pergjoheshin. Shejtanet socialist filluan te tallen me Berishen ne bisedat e tyre. Duke ditur qe ai po I pergjonte, hodhen shakat e hidhura ne bisedat e tyre, sikur demonstruesit do benin puc, kishin pistoleta moderne, lapse me helme e deri te cadra pistolete apo mjete te shfrrosjes se Sali Berishes me soj e sorrollop etj, etj. Cdo gje qe ju vinte nga bytha e nxorren nga goja vetem e vetem per tu tallur me Salen. Pale ketu mundet qe edhe Rama te jete tallur si shakator i madh qe eshte….. Tere keto biseda, qe ne thelb jane informacion nga haleja socialiste. SHIU ja conte Sales ne tavoline dhe Sala si “malcor” qe eshte kish besim tek SHIU. Pa perdorur fare llogjiken, sepse kjo nuk i intersonte, i morri te gjitha keto budallalleqe si te verteta dhe ne baze te tyre ndertoi varjanti e “mbrojtjes” se Pushtetit Popullor te familjes se tij. Historia dihet se si ai me gjak te ftohte vrau kater njerez dhe me krenari pohonte se si kjo ndhodhi per gabimet e Socialsteve. Qe te mos zgjatem shume tani po spjegoj se pse Rames nuk i leverdise gjyqi per 21 Janarin. Nuk I leverdis thjeshte per faktin se Sali Berisha do e akuzoje ne gjyq se informacionet e SHIUT tregojne qe Socialistet “realisht” mbeshtesin versionin e tij, qe po pergatitej puci nga ana e tyre. Sali budallai ra preh e djallezise rrugace dhe vrau njerez. Gjyqi nuk i leverdise asnje pale sepse tregon se cfare rumpalle ishte shteti dhe cfare karagjoza ishin socialistet qe as u vente mendja qe Sali krimineli e ka ne gjak vrasjen….
Megjithate e verteta do dale por kur Sala te kete vdekur dhe Rama te thote qe te dhenat e SHIUT nuk jane te verteta. Mjere familjet dhe mjere ne per racen e budallenjve qe na drejtojne.
O kelysh komunisti…Po boll o burre boll…te vjellesh vrer gjithmone kunder RAMES(nuk eshte shenjt dhe ai natyrisht)…ESHTE SHENJE INFERIORITETI …NQS…TI NDIHESH INFERIOR NUK TE KTHEHET PERSONALITETI DUKE I RENE FYELLIT NE NJE VRIME…KRIMET NE 21 JANAR I BONI DOKTORRI I GJYSHIT TAT….O PALLE O BAJGE!!