Përrallë rikoshet!

21 Janar 2019, 17:34Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

21 janar 2011, mbremje.

Pavaresisht se eshte janar, plumbi gati-gati po plas vape brenda kreherit, ajri sa vjen e behet me i nxehte aty, i ze frymen…

Nuk duron me, leviz perpara dhe, pas nje dialogu te shkurter, e bind kembezen te shkrepet vete. Ja tek leshohet me ne fund ne ajrin e ftohte te mbremjes se janarit, i lire, i fresket, i fuqishem, fishkellues…

Per ku?

E ç’rendesi ka per ku? E ka veten ne dore te zgjedhe…

Papritur degjon t’a therrasin. Nje ze melodioz, feshferites, tundues….

Pema perballe ka ngritur dorën-levozhge lozonjare dhe kerkon autostop. Hmmm, jo e keqe kjo pema… Pse jo? Nje frenim i vrullshem dhe ndalon perpara saj. Perkulet me finese si nje gentelplumb i vertete. Nxehtesia e buzeve te tij perfshin lozonjaren e flashket teksa matej te peshperiste “oh, sa romantik”.

Dhe e merr me vehte. Per ku? E c’rendesi ka. “Sot do prekim lumturine”, eshte mendimi i fundit qe e gudulis.

Nisen fluturimthi rikoshet. Plumb dhe levozhge peme.

Ai i nxehte si ferri, ajo e fresket si parajsa.

“Take me down to the paradise city

Where the grass is green and the girls are pretty..”

Po nuk e mbaron dot vargun. Diku perplaset gabimisht. Drita shuhet. Mish i forte… leng i kuq.

Nje njeri i del perpara dhe ia nderpret ate pa meshire. Madje, i ndalon te dy, sebashku me levozhgenl, pa i lene te fluturojne ne krahet e endrres.

Ç’kerkoi ky njeri qe u zuri rrugen?! Ç’dreqin pati valle qe i nderpreu romancen e jetes ?!

* Sipas ekspertit te avokatit te gardistit, plumbi i dale pa qellim te keq nga arma, u perplas tek nje peme dhe pasi mori me vete nje cope levozhge shkoi rikoshet mbi protestuesin…

21 janar 2019. Drejtesi nuk eshte bere!

2 komente në “Përrallë rikoshet!”

  1. Jimi says:

    Bukur deri ne dhimbje!

  2. i cudituri says:

    Plumbi KURRE nuk mund te beje rikoshte ne peme-dru, por vetem ne nje material me te forte dhe te papershkueshem nga plumbi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje