Nga Pëllumb Kulla
Ka numra të mallkuar, numra fatprerë, numra ters.
Njëri sish ësht numri 13… Në shumë pallate kati i trembëdhjetë nuk ekziston. Ai është aty përmbi të dymbëdhjetin, por ai quhet i katërmbëdhjetë. Kjo gjë vihet re në shumë vende të botës.
Në Shqipëri është një datë e zezë, një datë turpi, një datë hipokrizie… Është një datë që nuk duhet të zihet në gojë. Ajo ose duhet ngjyer e zezë nëpër kalendarë, ose duhet fshirë.
Kjo datë është 21 janari.
Shqiptarët pas njëzetës duhet të kalojnë më njëzetedy janar. Ngaqë në atë ditë katër vetë janë vrarë me duar në xhepa.
Atë ditë një urdhër, ca ushtarë të armatosur, ca grykës pushtetesh, kanë vrarë katër njerëz që mbanin duart paqësisht në xhepa. Qindra mijëra njerëz të këtij vendi kanë miratuar e, bile, kanë soditur me kënaqësi përpara ekranëve vrasjen e katër qënieve të urta dhe të pafajshme.
21 janari shqiptar duhet të mbetet i urryer në jetë të jetëve!.
Është i teti vit radhazi, që unë shkruaj për këtë ditë të zezë dhe dua të nënvizoj se asnjëri prej atyre të vrarëve nuk është farefisi im, por sejcili prej tyre më dhemb si të ishin vëllezërit e mij. E nuk do të më dhembnin po të qe se dikush nuk do të kish urdhëruar që ata të rronin deri në atë 21 janar.
Në këtë vend janë vrarë me mijëra e mijëra të pafajshëm, janë, zhdukur, mbytur e varur padrejtësisht, mijëra e mijëra njerëz të urtë, gojë-ëmbël dhe që nuk patën shtypur një mizë.
Diktaturat dhe regjimet gjakatare i kanë marrë përsipër ato mëkate.
Por të vrarët e 21 janarit janë vrarë në një qiell që u duk i kthjelltë, në një kohë të deklaruar si demokraci, në një shtet të shpallur me ligje. Ata i vrau dhe po i mban të vrarë e të nëpërkëmbur një shoqëri njerëzore, më hipokritja e tëra kohëve dhe e tërë shekujve.
Asnjë nuk është dënuar për atë urdhër, për ata plumba, për ato dredhime, për ato premtime. Asnjë prijës i këtij vendi nuk ka kërkuar gjyq, asnjë gjykatës nuk është marrë me atë gjykim e në tetë vjet nuk është dhënë një verdikt qoftë edhe i padrejtë pēr atë faj madhor.
Sot e tetë vjet 21 janari trajtohet si tërë ditët e motit, por s’meriton të jetë e tillë.
Turp, turp, turp! Turp e mallkim në jetë të jetëve!
Politikanë, qeveritarë e vëllezër hipokritë, qofshim të mallkuar në jetë të jetëve!
Respekt Pellumb Kulla.
PeKjo eshte thirrje e nje intelekuali humanist per DREJTESI.A degjoni o popull?
Humanist dhe ish-bashkepuntor ahahhaha
Kalaja nga Zemblaku-ti duhet te jesh nga grazhdi SHQUP-it se vec ata dine te flasin pa kandar.
Ne se ke prova qe Pellumb Kulla ka qene bashkepuntor I Sigurimit paraqiti ato, ne te kunderten mbylle halen qe zoti ta ka bere per te ngren dhe ti e perdor per te dhjere.
Nuk duhet dhe mund te fshihet 21 janari,
ashtu dhe c’do date, sekonte,minute,ore e cdo dite e javes,muajit,vitit para-ardhes ku u derdh gjak shqiptari.
Nuk mud te fshihet gjaku,as te lahet,as mund te harohet,[gjaku s’hup].
Ne kete dhe ne cdo jete te pa percaktuar mbas saj.
pikerisht sot ne 21 Janar Shkelzen Berisha djali i qoftelargut demshperblehet nga gjykata me 50 mije leke ne dem te Romeo Karait..eshte valle rastesi?
BRAVO PELLUMB KULLA. JE NJE INTELEKTUAL I VERTETE, FATKEQESISHT SPECIE NE ZHDUKJE.
Me shume respect per ju i madhi Kulla.
28 vjet kalendari nga “fitorja ne fitore”,PS/PD/LSI. “LIRI DREJTESI DEMOKRACI”
Mendje BRILANT ,Pen e arte…..
A do te kete DREJTESI ? Ky populldhe ky Vend ?
Ez
Te ashtuquajturit “Intelektuale” Shqiptare nuk flasin as sot per 21 Janarin. Vetem Pellumb Kulla foli. Te tjeret ose jane me Saliun ose kane ende frike nga Saliu. A ka Intelektuale te verte Shqiperia?? Une them se ka fare pak. Mund te numerohen me gishtat e njeres dore.
Zotni Burre mbete gjithe jete, z. Pellumb Kulla!
Krenar qe je bashkombes shqiptar! Flm.
Bravo Pedllumb!
Shume ok me ty “Shqipetar”, nuk ka intelektuale. Ja dakord me zomin Rama qe i quan KAZANE. Si ka mundesi qe gati 100% e gazetareve en live neper emisionet talkshow, nuk guxojne ta pyesin SB per vrasjet e 21 janarit ? Por i bojne sehir dhe i thone qe eshte lider etj etj dhe analizojne gjithe darkes digitalin e kryekrimineklit SB.
Keta gazetare dhe intelektuale jane katıla te pa shpirt.
Katil i pashpirt eshte Preç Zogaj, Ismail KADARE qe nuk kane KOQE te prononcohen ne mediat publike dhe te Thone te pakten: Duam drejtesi per 21 janarin e 2011.
TURP TURP TURP !
Mjere ne. Shpresojme edhe keta 6 muaj tek Edi RAMA me anen e vetingut edhe po qe se don men gel ne histori duhet me i shku deri ne fund drejtesise.
dihet kush i vrau ne bulevard me duar ne xhepa.
dihet kush urdheroj vrasjen
dihet kush urdheroj fshirjen e filmimeve qe kish prova
dihet kush i fshihu filmimet ose provat.
dihet kush nuk zbatoj urdherat e ndalimeve
dihet kush gjykates zbatoj urdherat per te mos dhene drejtesi.
ka filmime qe tregon vrasjes dhe kush i ,kreu
jan treguar figure autoret e vrasjes .
TE DENOHEN Gjykatesit, m,brojtes.
dihet kush i vrau ne bulevard me duar ne xhhttp://www.gazetatema.net/2019/01/21/reportazhi-prekes-21-janari-ne-syte-e-mi/epa.
dihet kush urdheroj vrasjen
dihet kush urdheroj fshirjen e filmimeve qe kish prova
dihet kush i fshihu filmimet ose provat.
dihet kush nuk zbatoj urdherat e ndalimeve
dihet kush gjykates zbatoj urdherat per te mos dhene drejtesi.
ka filmime qe tregon vrasjes dhe kush i ,kreu
jan treguar figure autoret e vrasjes .
TE DENOHEN Gjykatesit, m,brojtes.
O mendjendritur! Qofsh i bekuar!
Pellumb Kulla eshte nje i mbijetuar i Luftes se Klasave me mendje,pune dhe ndershmeri..Por Ai nuk eshte vetem kaq. Pellumbi eshte edhe Patriot,Intelektual qe e do Memedheun qe e do Popullin e vet..Per keta njeres ka nevoje Vatani…Megjithse i Djathte ne origjine Ai shpesh mbron vegjeline dhe gjifhmon te drejten se eshte i ndershem dhe Intelektual Patriot..Sot me shume se kurre per per keta njeres ka nevoje Shqiperia,qe kontribojne per Drejtesi e zhvillim te Atdheut, Shtet te se drejtes dhe zhvidhim Qytetar e Kulturor. Shqiperija nuk do te behet nga te Huajt, dhe Ata qe shkruajne Anonim e bejne Politike Kafeneve;por nga Intelektuale Patriote;te ndershem e Puntore dhe kur e do Puna edhe Trima e mendje Ndritur e Modeste…..