Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë tetë vjetëve që Berisha ishte kryeministër, Edi Rama provoi me të gjitha mënyrat t’ia zinte vendin, nga më gandistët tek më jakobinët. Në katër vjetët e para, ai anoi nga gandizmi. Për shembull, pasi shpërtheu Gërdeci, Rama i shtrëngoi dorën Berishës në dyert e Spitalit Ushtarak, ku ishin sjellë të plagosurit e shumtë të asaj tragjedie. Dhe ambasadori amerikan e quajti burrë shteti për atë gjest, meqë Shqipëria ishte në prag të anëtarësimit në NATO. Një opozitë agresive në ato çaste mund ta kishte penguar atë anëtarësim.
Pas Gërdecit, Rama bëri edhe një marrëveshje të rëndësishme me Berishën, për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe të Kushtetutës, me bindjen se do t’i fitonte zgjedhjet, duke mënjanuar njëkohësisht LSI-në nga pretendimet për pushtet. Por në zgjedhjet e 2009-ës, Rama as e mori dot pushtetin dhe as e mënjanoi dot LSI-në prej tij. Kjo e fundit u bashkua me PD-në në pushtet, duke u bërë nga dita në ditë më e fuqishme.
I djegur nga ajo strategji, Rama filloi protestat e përjavshme. Madje ai ngriti dhe një çadër para Kryeministrisë, ku u ngujuan për 40 ditë deputetë dhe militantë të PS-së. Kjo strategji jakobine kulmoi me 21 janarin e 2011-ës, ku duke iu referuar revolucionit francez dhe atij amerikan, u aludua se populli i përgjigjet tiranisë me revoltë, kur i mohohet e drejta ta ndryshojë pushtetin me votë të lirë (pretendimi i Ramës ishte se zgjedhjet i kishte fituar në realitet, por kjo e vërtetë ishte fshehur në kutitë e votimit, që nuk i hapte Berisha).
Pavarësisht përpjekjeve jakobine, Rama u detyrua të futej në zgjedhjet e 2011-ës, ku humbi edhe zgjedhjet e Tiranës (me disa vota fantazëm të gjetura në bodrumin e KQZ-së). Dhe përsëri ai iu rikthye metodave jakobine, me bllokime rrugësh, me djegie gomash makinash dhe me protesta në bulevard.
Po kur e pa që nuk merrej dot pushteti me metoda të tilla, mendoi sesi të grumbullonte rreth PS-së një koalicion me epërsi të padiskutueshme ndaj atij të Berishës. Dhe nga llogaritë që bëri, i doli se një koalicion i tillë duhej të kishte patjetër në përbërje LSI-në. Dhe pasi lëpiu të gjitha pështymat e lëshuara ndaj Metës, bëri koalicion me të, duke ngrënë ngjala në Gjirin e Lalzit… Ajo lëvizje e papritur u përkthye në 1 milion vota për koalicionin e udhëhequr nga PS-ja.
Në mënyrë të ngjashme, në katër vjetët e para të qeverisjes së Ramës, Lulzim Basha provoi me të gjitha mënyrat t’ia zinte vendin, nga më gandistët tek më jakobinët. Në dy vjetët e para, Basha zhvilloi disa parakalime paqësore në bulevardin kryesor të Tiranës, me shpresën se do të jepte mesazhin se në krye të PD-së tani kishte ardhur një politikan me kostum perëndimor.
Po kur humbi zgjedhjet e 2015-ës, zëri i tij u trash dhe protestat në bulevard u bënë të ashpra. Dhe ato kulmuan me ngritjen e një çadre para Kryeministrisë (siç kishte bërë dikur Rama). Sipas Bashës, nuk mund të shkohej në zgjedhje, për sa kohë ishte kryeministër Rama. Por njësoj si Rama në 2011-ën, ai u detyrua të futej në zgjedhjet e 2017-ës, edhe pse Rama vazhdoi të mbetej kryeministër gjatë tyre. Madje, Basha bëri edhe një marrëveshje me Ramën, që dukej penalizuese për partitë e vogla dhe sidomos LSI-në (siç dikur kishte bërë marrëveshje Rama me Berishën).
Pas një periudhe relativisht të qetë qysh prej humbjes së thellë të 2017-ës, Basha u është rikthyer përsëri thirrjeve jakobine. Duhet krijuar një qeveri kalimtare (pa Ramën në krye), që ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, kjo është motoja aktuale e Bashës. Një moto e stërpërdorur nga opozitat në Shqipëri, por që ishte e suksesshme vetëm në vitet ’90 dhe që s’duket se do të jetë e suksesshme më.
Në qoftë se do t’i zërë vendin Ramës, Basha duhet të studiojë strategjinë e këtij të fundit për ardhjen në pushtet. Me pak fjalë, ai duhet ta vrasë mendjen s si të grumbullojë rreth PD-së një koalicion me epërsi të padiskutueshme ndaj atij të Ramës.
Partitë e djathta (të marra së bashku) kanë arritur deri në nivelin e 750 mijë votave në dekadën e fundit (më 2009-ën). LSI-ja ka arritur deri në nivelin e 260 mijë votave në të njëjtën dekadë (më 2015-ën). Në qoftë se këto parti do t’u rikthehen niveleve të tyre rekord, do të bënin së bashku 1 milion vota, aq sa iu deshën Ramës për t’i zënë vendin Berishës…
Dhe pyetja për Bashën është nëse do të jetë i zoti të koagulojë një koalicion të madh 1-milionësh. Sepse me thirrje e metoda jakobine, nuk ka gjasa të vijë ndonjëherë në pushtet…(AFP.al)
O Zaloshnja si mun te vije ky ne pushtet, kur ky nuk di as tabelen e shumzimit ore je ne vete ti, pa le ti lem zullumet qe ka bere LULI ne karrieren e vete, po ai eshte edhe shum i pa afte, mashtrus ordiner, me ca legena qe ka rreth vetes do vije ne pushtet ai mooo. po qe PD.ja eshte kthyer ne nje PARTI BABALE kete e di ti mo o ZALOSHNJA apo ben sikur nuk e di. Ik o kazan se dhe ti llum kazani je si kazanet e tjere….
Zaloshnja e meriton nje pension shteteror, ngaqe vazhdon me kembengulje te shkruaje te njejtat gomarlliqe, duke e ditur qe nuk e lexon askush. Duhet te jete goxha frustrim ne jete ta dish qe nuk ta pjerdh njeri per punen qe ben, e ti vazhdon me te tenden
O z. Zhaloshnja ti je thartuar trush . Po P.D ja dhe L.S.I ja sot nuk jane sikan qene por kane shume ngarkesa negative se kan qene ne pushtet dhe populli i di çfare kan bere dhe si e tille votat e tyre jane me shume minuse . Ja po ti kujtoj une me qe ti nuk i permend me qellim apo pa qellim puna jote . Ja p.sh Lul Basha ka qene minister transporti ka vjedhe ne shuma te medha , ka qene minister i jashtem ka shit detin , ka qene minister i brendshem ka vrare 4 qytetar te pafajshem me 22 Janar . Ndonje si ti mund te thoje qe ne krye te tij ka pat nje kryeminister po nuk ka rendesi te dy bashke i kan bere . Ndersa L.S.I. ja dihet qe jane te gjithe hajduta qe tek presidenti deri posht qe anetaret e kesaj partie hyn ne kete parti me premtime qe do behen te pasur se kjo parti nuk ka as program as strategji por vetem para premtime per vende pune te mira me para shume dhe se ajo shkon me te gjitha pushtetet i majte apo i djathte qofte dhe kedhtu i doli boja se nuk i pranon ma as P.S ja as P.D ja . Ja mbaje mend kete qe po te them une sot : Nuk do shkoje shum dite kur do prishin dashurine edhe me Lulin sepse Monika do ti kerkoje Lulit shume kandidate per kryetare bashkishe e Luli nuk mund tja jape sepse atij i interesojne me shume te vetet . Gjithashtu kane per tu larguar edhe ato partite tjera te vogla qe jane me Lulin se zgjedhjet vendore kane interesa sejcila parti per vehte .
Rikthimi perseri i Sali berishes ,Lulzim Bashes me shoke ,si Fatmir Mediu<Nard Ndoka e Dulet me Dashet.. eshte kriomi me i madh qe mund ti bejme ne populli vetes tone. Eshte tamam si lexove para disa ditesh nje tregim ne gazeten "Telegraf " Te blesh perseri gomarin qe eke shitur njehere,duke ia ditur te gjitha huqet. Si thot populli : "Qimen e nderron,por zakonin se harron" Ndaj thirrja ime eshte ,O popull mos u mashtro,por shiko, vlereso e voto ! Po,po eshte e vertet se vetem PS-ja eshte tani per tani partia me afer halleve te popullit. Cili eshte lideri qe duhet : Shpetim Idrizi ? ha..ha… ha…. turp. Ke te besonjme Fatmir Mediun ? Nje llapaqen qe ka mesuar disa fraza permendesh e na neveriti me shqiptimin ne c'do fjalim ,nato-nato, viza-viza? Monika ? Mossssssssssss e dhente zoti.. Tipike llafezane e mashtruese. Pse u dhimbset largimi nga Shqiperia ? Monikes me vila e femijet ne Londer ? Lulit qe ka familjen ne Hollande dhe leket i merr ne Shqiperi ? Tamam Koka ne Hollande ,trupi ne Shqiperi , Lum ,o Lulzim Basha , Lul e lum pet ty !
Ky gazetor duhet te pergjigjet se shpejti per korrupsionin per Rrugen e Kombit.U akuzua nga prokuroria dhe ju shpetoi duke marre raporte fiktiv tek doktoret e saliut si ato grate që kanë femijë te vegjël ose sajonte udhetime pune gjoja legeni .Dhe jo vetëm ai por edhe saliu dhe mediu )çami).Dashke edhe te na i besh edhe kryeminister kete birko hajdut e vrases.Nuk e kuptoj pse nuk ja perplasin në fytyre kur flet kunder korrupsionit…!
undefined
Z,Zaloshnja duhet ta kuptosh se problemet mund te jene te njejta por,s’kane te njejten zgjidhje.Protesta e 21 janarit 2011 -te u zhvillua per “BLLOKUN”e Ilir Metes e shume probleme te tjera.Qeverisja e sotme e P S -e nuk eshte me e mira por, nuk krahasohet kure me qeverit e dhunshme,vrastare e pa asnje element shteteror.Nuk mund te riciklohet Saliu apo banda e tij.Opozita e sotme akoma nuk ka sjell alternativen e saj.Le te presim.