Nga Altin Ketro
Demokracia në Shqipëri hyri mbrapsht, tmerrësisht mbrapsht. Kur thanë: “Rroftë demokracia, rroftë liria”, nuk e dinin që në një liri pa rregulla e pa kufi, horri e teveqeli ngrenë kokën e bëjnëkërdi.
Mes studentëve idealistë që ëndërronin nga thirrjet gufuese: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, se nga na mbinë ca skutha që ishin të aftë veç për luftë partizane. Që vërtetë i vinin gjoksin pushkës, por ama edhe gjoksin e tyre e bënin gropë më pas që kanatat e dyerve të pushtetit t’u hapeshin katërsh.
U përzjenë me ta edhe disa të ditur. Hëm! Të ditur thënçin, se ashtu na i kishte reklamuar ish-regjimi. Të regjur me lëkurë e me shpirt për 45 vjet me idetë e marksizëm-leninizmit, të brumosur me mësimet e shokut Enver, të organizuar në organizata partie ku demaskohej armiku i klasës, të rekrutuar nga Sigurimi për të marrë më qafë këdo që i ishte vënë syri për likuidim, të formuar se si strategjia “përça e sundo” ka efikasitet në çdo regjim, pra këta kodoshë kollovarë, që ia dinin hilenë lirisë së fituar, morën drejtimin e asaj Shqipërie të mjerë nën petkun e “demokratit të kulluar”.
Oh Shqipëri që mund të ishe bërë Zonjë mbi Zonjat. Një pëllëmbë tokë ke dhe një grusht njerëzish mban në këtë botë të madhe. Që i kishe me shumicë aq të bukur e të pastër, se sot s’i ke më: tokë, male, kodra, dete, pyje, lumenj, liqene, ujë, ajër…
Si të qëlloi ai fat i zi që në atë virgjërinë tënde të bukur, t’i jepeshe e gjitha, me pafajësinë e një vajze të sapodalë në jetë, dhunuesve shtazarakë, të cilët nuk të lanë pjesë të trupit pa ta kafshuar, pa ta djegur, pa ta dërrmuar?
Po pse duhet t’u besoje dhunuesve e vandalëve? Apo sepse duke qenë e burgosur për 45 vjet prej të marrëve, ti e kishe të nevojshme të hallakateshe me të parin që të dilte përpara?
Apo ishe e pamësuar dhe ata shpërdoruan naivitetin tënd të çiltër?
Si ta bënë mendjen çorbë disa kameleonë që vetëm ngjyrën e lëkurës ndryshonin, por përbrenda ishin më të zinj se të zinjtë që thanë se rrëzuan?
Si e lejove të përsëritej në aq pak kohë e njëjta histori që ti mendove se e le pas?
Si nuk e kuptove se mrekullia që po të ofronin “çlirimtarët” e demokracisë ishte e gënjeshtërt?
Dallkaukët që të pushtuan nën kthetra ishin të papërmbajtshëm. Ata nuk e njihnin mëshirën. Të dëshironin të gjithë sipas mënyrës së tyre të vrazhdë. Të shpërfytyruan nga jugu në veri. Ta vranë shpresën, ta vranë të ardhmen. Të mplakën përpara kohe.
T’i shkulën përdhunshëm një nga një gjithfarë stolish kishe në trup. Janë të miat, janë të miat, ulërinin barbarët. Askush nuk të tha se është e jotja. Sepse nuk e kuptonin dot që duke qenë e jotjaështë edhe e tyrja.
Ta punuan prapa shpine, sepse të premtuan botën, po në fakt të dhanë rrotën. Por jo, nuk ishte rrota e qerres që sjell zhvillimin, po e rrumpallës që solli mjerimin.
Duhet të ta kishim ruajtur bukurinë dhe freskinë që mbartje në shpirtin tënd të dëlirë. Por nuk mundëm dot të të shpëtonim prej tyre. As atëherë kur ti klithje dëshpërueshëm mes plumbash e kërkoje ndihmë për trupin tënd të bërë shoshë prej miliona predhash që të hidhnin ngado.
Na verboi liria pa kufi dhe lakmia e madhe për pasuri; na u ndjell zilia ndaj tjetrit dhe na humbi dhembshuria ndaj fatkeqit; na u vlerësua padituria si virtyt dhe u lartësua mediokriteti që na zuri sytë; na mungoi modestia se na dukej pa vlerë dhe të vlerë u quajtën ato qenie pa karakter; na u desh të paaftin ta ngrinim në piedestal dhe intelektualin u çuam të pastronte baltërat në moçal; na u rrit epshi i papërmbajtur dhe humbëm busullën për të qenë mendje hapur; na u zhvlerësua ndjenja njerëzore dhe na u ringjallën instinktet kafshërore; bukëshkalit dhe rrugaçit i dhamë krah, të ndershmin e shihnim në sy dhe e konsideronim budalla; mashtruesit dallaveren ia quanim shkathtësi, të çiltrit sinqeritetin ia merrnim për dobësi; nuk dinim më se ç’ishte dashuria dhe lejuam të na hyjë sherri nëpër shtëpia; na u shtua uni se kushedi çfarë ishim, ku ndërkohë ndërgjegjen përtokë e kishim.
Nuk t’u treguam mirënjohës që na linde në këtë vend të bekuar, por që s’lamë rast pa të nëmur sikur të ishe vend i shkretuar. Sepse s’të kuptuam që je një tokë pjellore, por të trajtuam gjithherë si tokë kënetore. Makutëria për të të rrjepur në garë për të qenë i pari, ua mori mendjen të gjorëve vdekatarë që veç një gur mbi kokë do kenë tek varri.
Eh, ti me shpirtmadhësinë tënde, mbase na i ke falur mëkatet dhe e vuan përbrenda brengën që ke se ndoshta s’do mund të bëhesh dot ashtu siç të takon të jesh. Por, edhe kështu siç të kemi bërë, do të pranojmë ashtu siç je: thjesht, Shqipëri!
Ca asht ky shkrim, epilog i historise sone 30 vjecare ? Pse nuk e dime na ? Zoti gazetar, nqs je i zoti mos na trego problemet por, trego zgjidhjet.
Pjesa e kritikes filozofike eshte e sakte.
Mungon sinteza e pekufizimit perfundimtar qe eshte kjo sipas meje,
.Shqiptari ka nje prirje manjetike ndaj gjithshkaje qe eshte e keqe,negative,shkatrruese
kriminele,spiune,urrejtje,antikulture,antinjerezore,vesi,shpirt keqesia,xhelozia,inati,etj,etj.
Te gjitha keto tipare karakteri masive ndalojne qe shqiptaret te ndertojne nje shtet sic duhet.
Sepse nuk dine cfare jane, me keq se romet.
Shume e vertete , jane pikerisht keto virtyte apo tipare karakteristike te ketij kombi qe ne godasim gjoksin, si me kan prej Vlore: “Jemi krenare qe jemi Shqiptare”.
–
Edhe pse, nuk ndertojme dot shtet , nuk kemi shtet dhe nuk kemi besim ne shtetin shqiptar.
–
DMTH:” Dhi e zgjebosur bishtin perpjete”
–
Prape se prape dhe mbi te gjitha, te kemi mire dhe shendoshe Partine.
Shkrimi i keti gazetari te kujton me shume hartimet e shkolles sesa nje artikull gazetarie.!
h – Historia e jone e mbeshtet ate qe thua ti por, ne fakt I gjith Ballkani asht ashtu. Nqs na jena te fundit ne Ballkan, kjo vjen se asnjehere nuk na kan perkrahur. Shtetet e vogla nuk mund te avancojne pa perkrahje. Te gjitha shtetet e Ballkanit, mos ne nje menyre ne nje tjeter, jane perkrahur prej dikuj gjate historise. Edhe atehere kur Evropa na kishte nevojen, perkrahja ka qene vetem me dal nga situatet e jo ne prespektive.
Ndoshta e kam gabim por, mendimin e kam te bazuar ne fakte.
Nuk ka se si qe Shqiptari te jete aq i keq. Faktet flasin ndryshe.
Shkrimi ka një supozim të pavërtetë: supozon popullin tonë të kulluar, të pastër, pa asnjë nga veset që shkruesi ua liston, me të drejtë, atyre që ky popull pruri, apo fundja lejoi, në krye të vet…
Nuk është fare e vërtetë se populli ynë është siç e përshkruan autori i shkrimit….
Shkrimi bie poshtë, si njeriu që ka hypur në një degë që sapo e premë….
Mos harroni gjërat e stërditura: çdo popull ka qeverisjen që meriton. E thënë më troç, populli është fajtor për ata që e qeverisin, sidomos në demokraci….
Nuk je patriot, nëse nuk i konstaton, nuk i diagnostikon sëmundjet e popullit tënd, sepse nuk ka shërim eficient, pa vënë paraprakisht diagnozën e saktë…
Hipokrizia, po edhe naiviteti i marrjes përsëkoti me lëvdata pa bazë pë popullin tënd, nuk është fare patriotizëm….
Fajtori kryesor për situatën tonë është populli ynë, politikanët janë thjeshtë pasoja…
Ke tr dtrjte zoteri. Mendoj njesoj me ju. Ku teveqeli harron i pari se sipas kokes vume festen dhe se populli yne meriton qeverite qe ka pasur
Eshte veshtire te thuash qe fajin e ka populli. Popullin duhet ta konceptojme ne kuptimin kulturor dhe politik. Ne kuptimin kulturor flasim per nje identitet nazionale pa asnje faj. Ne kuptimin politik me vjen mire te te permende shprehjen e Margaret Thacher. “Poulli nuk egziston , egziston individi”
PERSHENDETJE NIPER TE OSMANLLIVE!
60% E STUDENTEVE OSMAN(NGA VILAJETET SHQIPTARE) QE STUDIJOJNE JASHTE, STUDIOJNE NE TURQINE MODERNE.
RRNOFTE TURQIA MODERNE ME INVESTIMET E SAJ NE RUMELI NE FUSHAT E ARTIT , KULTURES, EKONOMISE, BUJQESISE , TURIZMIT E BESA EDHE PO NA EMANCIPON NEVE SHQIPETARVE OSMAN, SE KEMI NEVOJE PER EMANCIPIMIN E REJISIT REJEP TAJIP ERDOGAN.
NE DUHET TI QENDROJME BESNIK REJISIT ERDOGAN E TI SHKERRDHEJME KETO COPA M#UTI QE NE I QUAJME SHTETE.
RRNOFTE PERANDORIA OSMANE RRNOFT TAJIP ERDOGANI BABA I KOMBIT TONE OSMAN!
Ke tr dtrjte zoteri. Mendoj njesoj me ju. Ku teveqeli harron i pari se sipas kokes vume festen dhe se populli yne meriton qeverite qe ka pasur
Fantastike; Te lumte Altin. Ne nje menyre poetike dhe romantike ke pershkruar zallahimen qe pllakosi ne Shqiperi pas 1990-tes. Ke plotesisht te drejte kur thua se keta te zinjte e rinj, ishin edhe me te keq se ata te zinjte e meparshem. Se te zinjte e “rinj” kishin edhe tabiatet dhe eksperiencen qe kishin fituar kur kishin qene bashke me te zinjte e vjeter. Veçse kthyen gunen nga frynte era. Kjo elegjia jote e meriton pa asnje diskutim noten 10. E perkryer.