Ardi Veliu, kryepolici që negocioi fundarratinë e Balilit

19 Janar 2019, 10:27Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një ngulm maniakal në Tiranë për të t’u ndarë sipas një linje të përcaktuar qartë pushteti edhe për gjërat më të thjeshta: maxhoranca e quan arrestin e të dyshuarit Balili si sukses të policisë, opozita e relativizon si një vetëdorëzim të tij në këmbim të garancive të dyshimta.

Njëlloj si tifozët në stadium apo dashuria në krevat, edhe në këtë rast, ka pak vend për logjikën elementare që mund të sugjerojë edhe bashkëjetesën e këtyre dy alternativave përjashtuese me njëra-tjetrën, sado që kjo duket e çuditshme: pra, edhe sukses i policisë, edhe vetëdorëzim!

Presioni i dhjetra aksioneve të policisë, prerja progresive e burimeve të biznesit, jeta nën një survejim ekstrem dhe me një fund që dihej që do të vinte herët a vonë, e bënë personazhin më të kërkuar në Shqipëri të zgjidhte vetëdorëzimin me fund “të tmerrshëm”, përballë tmerrit pafund.

E vetmja pikë ku të gjitha palët bien dakort, por sërish në mënyra të ndryshme, është roli që ka luajtur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit në këtë histori.

Drejtuesi madhor Ardi Veliu, që për koincidenë është gjithashtu delviniot si Klement Balili, është njeriu që negocioi dorëzimin e tij.

Kryeministri apo dhe Ministria e Brendshme, pak ose aspak e kanë duartrokitur publikisht këtë akt vetjak, kurse opozita thjesht e ka lënë në heshtje.

Veliu mundi të bëjë atë gjë, të cilën dështuan ta bëjnë të tjerët përpara tij. Ka bërë detyrën për të cilën paguhet me besimin e publikut dhe është betuar ta bëjë si ushtarak! Sot, falë edhe Veliut, në Shqipëri ka më shumë besim tek policia që publiku dëshiron të këtë në shërbim të tij. Falë suksesit të tij, kemi një debat më pak në Tiranë, në të cilën vetëm dështimi është lajm.

Dy delviniotët e lindur në të njëjtin ambient, sot janë ndarë në dy skaje të kundërt. Në skajet që i largon ligji, njërin si gjahtar e tjetrin si gjahun tashmë të kapur. Mbasi ishte kërkuar kudo për t’u gjetur aty ku pritej më pak.

3 komente në “Ardi Veliu, kryepolici që negocioi fundarratinë e Balilit”

  1. Kalec Dega says:

    Mjaft me mashtrime dhe idjotesira, se ne Shqiperi keto pune , si puna e Balilit apo Halilit, kane vetem nje ndermjetes dhe ata jane gjykatesi dhe prokuroret:
    Edvin Rama e Ilir Meta…per interresa te tyre e fusin apo e mbyllin shejtanin ne shishe…

  2. Jimi says:

    Mendoj se nje nga shkaqet me madhore te dorezimit te Blilit, eshte vetingu ne drejtesi . Heqja dhe skartimi i prokuroreve dhe gjykatesve te korruptuar prishi gjithe skenarin e mbijeteses se tij ne kushte arratie. Gjithe ky taborr ishte plotesisht nen hyqmin e tij dhe i kishte krijuar atij nje shtrat te rehateshem, ne te cilin Balua mund te rehatohej pa e prishur gjakun tere jeten! Mbi te gjitha ky skartim coroditi edhe tutoret politike te Balos dhe kjo ishte me e rendesishmja. Tanime ata nuk e kane te lehte te kontrollojne keto organe, edhe pse ne to ende vegjetojne nga ata “qyqare dixhitale”, te cilet edhe pse anonim , ne kete situate te krijuar po mundohen te shpetoijne c’te mundin!? Jo pa domethenie ishte edhe kerkesa e piratpresidentit, per takim me kandidatin per minister Sander Lleshaj para emerimit, kembengulja e tij per t’mos e emeruar, pa marre doren e tij ishte kuptimplote!

  3. Tepsia Socialiste says:

    Per mua ishte spektakel i bukur, batuta me shume humore se ne kanalet e lodhura mediatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje