Infermieri i varfër i urgjencës në Tiranë, që ha bukë e djathë

18 Janar 2019, 12:49Blog TEMA

Nga Agim Xhafka

Pranë urgjencës së Tiranës ndodhet një bulmetore.

U futa sot atje për të blerë qumësht, kos, gjalpë, djathë e salçiçe. Para meje një mesoburrë me përparëse të bardhë.

E mora për doktor. Por që në nisje të bisedës nuk ishte në këtë profesion.

-Erdhe, o infermieri më i mirë i urgjencës! – i tha shitësja.

Dukej që njiheshin.

-Po, kemi 15 minuta pushimin e drekës.

-Të zakonshmen? – e pyeti ajo.

-Po, 30 lekë djathë të bardhë.

Pashë që thika shkoi tek tava me djathim më të lirë. Preu një copëzë. E peshoi,çmimi në peshore vajti 36 lekë.

-Jo aq, 30 lekë kam.

-Pa merak, të qiras unë, – ia ktheu shitësja.

-Mos e mbështill, – i tha infermieri.

Nxorri një gjysëm panine nga xhepi, e çau me duar, në mes futi djathin e nisi ta hante pa dalë ende nga dyqani.

Nuk m’u dhimbs, më emocionoi ky njeri kaq i varfër. I lidhur me atdheun pas një cope djathi? 

Jo,i bërë njësh nga dashuria për të, se ndryshe ja, dy orë larg është Gjermania. Që e pret me lule dhe euro. Por ai rri çdo ditë në rradhë të urgjencave dhe në rradhë të djathit…

-Çfarë doni?- më pyeti mua shitësja.

Do blija plot gjëra, por nuk di pse i thashë thatë:

-Vetëm një shishë kos. Vetëm një…

11 komente në “Infermieri i varfër i urgjencës në Tiranë, që ha bukë e djathë”

  1. asd says:

    Rama e ka ne plan te heqe edhe “djathin”.

    1. ermal gjoni says:

      edhe kur ke problem me gruan rama ta ka fajin?

    2. Mirela says:

      Ky infermier qe del me bluzen e bardhe nga puna duhet denuar..sepse ne rradhe te pare nuk lejohet te dalesh me uniforme sepse dergon infeksione ne spital..plus qe ka hyre ne nje dyqan ushqimesh infeksionet mund ti coje dhe atj..por shqiperi hesapi..e kjo perralle me mbret

  2. Bazarhesap says:

    Kjo histori dhe shume te tjera si kjo eshte per te dale ne proteste dhe jo per ata me iPhone ne dore te kafja perballe fakulteteve!!!

  3. Fitimi says:

    Perralla, qe zene kot faqet e gazetes.

  4. Na mallengjeve o gazetar bole i gazetes bashkimi.
    A e di ti sa dopio pine ne dite keta infermerieret e varfer qe po te dhimbsen ty si dikur kur beje reportazhe per soc.ne gazeten bashkimi.

  5. ??? says:

    Duaje emrin tënd. (xha Thomai :mos e ha të gjithë se të humbet eleganca , një dhëndër kemi,un peshk kam për të gjithë po ashtu i them atij se i bëhet qejfi )

  6. Kulufi says:

    Mos e kishte gje emrin Lei Fen ky infermieri?

  7. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Ky zoteri do beje mire te iki ne Gjermani se atje e meriton te jetoje, e jo ketu.

  8. MH says:

    Ne cdo kohe kur lexon komente komentuesit nuk te lene as te vdesesh as te jetosh.
    Te gjithe te dishem te gjithe idiot.Pa breke ne bithe e mendjen tarale.I thua shendet te pergjigjet plaq. Ka dhe ma,por,kaq mjafton te njohesh botkuptimin e miletit ne boten interresante shqiptare.

  9. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky shkrim eshte bere per ata infermiere qe tashme kane ikur ne Gjermani per t’iu thene: Keni bere shume mire qe keni ikur. Shikojini keta rrotat qe kane mbetur qe po hane dynjane me djathe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje