Nga Lutfi Dervishi
Intervista me Klement Balilin: Gjeta kohën e përshtatshme për vetëdorëzim
A mund ta dimë arsyen se pse jeni dorëzuar pikërisht tani dhe jo më parë?
– Unë në të vërtetë që kur kam marrë vesh që më kërkonte prokuroria kam dashur të dorëzohem, por nuk doja që dorëzimi im të zinte vend të pamerituar në lajme dhe debatin publik. Që nga tetori përshembull nuk kam dashur të tërheq vëmendjen nga protesta e drejtë e studentëve. Me kënaqësi kontatoj se pjesa më e madhe e kërkesave të tyre po gjen rrugën e zgjidhjes!
– A nuk mund të dorëzoheshit para muaji tetor sepse ju jeni në kërkim që në maj të vitit 2016?
– Janë dy gjëra. E para nuk kam dashur të ndërhyj me praninë time në hetime. Unë nuk kam patur besim tek dy ish ministrat e Brendshëm. Fakti që njëri është nën hetim dhe tjetri dha dorëheqjen më jep të drejtë apo jo?!
– Ka ndonjë arsye tjetër që nuk je dorëzuar më parë?
– Edhe unë si 90% e shqiptarëve nuk kam patur besim te drejtësia e vjetër.Tani me krijimin e KLGJ dhe KLP kam besim se gjithsecili do gjej të drejtën. Shfrytëzoj rastin tí bëj thirrje politikës së vjetër të mos pengojë reformën dhe nga ana tjetër u bëj thirrje prokurorëve të ndershem të aplikojnë për SPAK-un.
– Pse zgjodhët pikërisht ditën e sotme për tú dorëzuar?
– Mendoj se është një ditë e veçantë. Shqipërinë sot e vizitojnë dy ministra të jashtëm. (Janë dy ministra të jashtëm që takojnë këtu 3 ministra të jashtëm të Shqipërisë) Njëri përfaqëson një vend mik si Italia që është avokate e Shqipërisë dhe tjetri një vend skeptik si Hollanda. Jam dorëzuar sot që ministrit hollandez t’í jepet një provë e vërtetë që Shqipëria po bën hapa përparë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Unë nuk dua që të rrezikohet hapja e negociatave me BE-në. U bënë kaq vite që po zgjatin këto të uruara negociata.
– Pse kanë zgjatur kaq shumë negociatat me Ardi Veliun?
– 3 muaj për ju mund të duken shumë. Për mua jo dhe aq. Të kuptohemi nuk është se kam dashur të bëj të vështirin, por janë disa gjëra konfidenciale. Juve po u them se prita pak si do të shkonte vetëdorëzimi Babales te A. Veliu. Ju i quani këto veprime “confidence building”
– Ju thoni se jeni vetëdorëzuar, policia thotë se jeni arrestuar?
– Le ta quajmë vetëarrestim.
– Ju akuzoheni si Eskobar i Ballkanit?
– Gjatë kësaj kohe kam parë në Netflix: Narcos të dy sezonet. dhe mendoj se është ekzagjerim tituli Eskobar. Po ashtu kam lexuar shumë libra, por nuk dua ta hap këtë temë dhe të bëhem objekt i thashethemeve mediatike dhe rast për lojë politike.
– Kryeministri kërcënoi policinë disa javë më parë dhe kërkoi që të mos vinte ambasadorja e re amerikane dhe të kërkonte arrestimin tuaj.
– Tani vetëarrestimi im është fakt. Nuk di a është e nevojshme të vij ambasadorja amerikane.
Perle! :)))
U DORZUA VETE APO I DHA URDHER SHEFI I TIJE ILIR FLORIRI SE LSI KETA KA MBLEDHUR….
Sa vjet burg do bej i pandehuri shembullor,e filloj me vete dorzim,me sjellje te mire,me nje amnisti
plus dekret falje nga presidenca do bej disa muaj,per mungese provash do lerohet dhe
do hedhi ne gjygj shtetin per abuzim dhe demshperblim,pastaj do iki ne “drejtim te pa njohur”
PO KY QENKA POLOTIKAN I VERTETE!!? BILE DUHET QE TE SHPRESOJE QE TE DALE I PA FAJSHEM DHE TE DREJTOJE SHQIPERINE NE TE ARDHMEN. KESHTU SHQIPERIA JA KALON EDHE COLUMBISE….
hahaha po priste per studentt thote koqja, por ke 2 vjet ne kerkim o zagar, ti duhesh rrahur cdo dite deri sa te tregosh te gjitha.
o detar. eshte fejton i lutfiut. eshte sarkazem. lutfiu nuk e ka intervistur asnjehere balilin. ato qe lexon ti aty nuk jane fjalet e balilit. eshte nje veper letrare e shkruar nga lutfiu.
eshte satire.
???☄??..i holle humori
na ke dhi gazit.ky nuk eshte kadri,ky eshte lytfi.pra ky nuk hyn tek kadrinjte por tek lytfinjte.
O gazetar bohce. Ky doci balili ka “lidhje” dhe “leje” nga politikanet per te ushtruar krimin e tij. Ky duhet te ishte thelbi i intervistes se tij. Nuk ka fare interes sa ton droge ka shperndare ky sepse ja ku perfundoi ne qeli, por ajo qe nuk ka nisur akoma te tregoje eshte erresira e lidhjeve, fijeve dhe i garancive qe ky doc ka patur nga politika. Pastaj percjell se Balili na qenka patriot dhe pro-europian dhe qenka dorezuar per te ndihmuar Shqiperine te nise negoziatat… atehere i jap te drejte Rames kur ju quan Kazan.
PSE U DORZOVE,LIKJA MUNDE TE BENTE MINISTER TE JASHTE.
UNE ME MIRE PREFEROJ SI PRESIDENTE BALILIN SE SA METEN .TE PAKTEN BALILI THOTE ATE QE BENE ,KURSE META TJETER GJE THOTE DHE TJETER GJE BENE. BALIL SI KY SHQIPRIA VETEM NJE PASKA SE NE FAKTE NE POLITIKEN SHQIPTARE JANE MBLEDHUR AQE SHUME SAQE TE NGJAJNE TE GJITHE NJELLOJ.
hahaha. fantastike!
Ashtu si M.Shehun e “VETVRANE” edhe kete Balilin e “VETARRESTUAN”!
Eh kur ben fejtone lytfi turkoshaku korieri i remzi lanit tek zeri i rinis se dikurshme.
Jemi dhi tu qesh me shakat e duces luto.
Shkrim i pavend i Lutfiiut! Ne fakt sot ishte dite informimi dhe kurioziteti! Lute pak kadri sot. Me gjithate ne ke dh..r ne breke!
Me kujtove shokun tim te klases ne universitet…me pelqeu.
Hahahaaaaa! Ajo pergjigjja e fundit i ve kapakun!