I kujt është Balili?

16 Janar 2019, 11:08Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Ditën më të keqe Klement Balilit nuk i doli ‘mik’ asnjë mik. Klementi nuk ishte pa miq, madje ishte ‘miku më i mirë’ i qindra miqve që tani shurdhojnë se e kanë njohur ndonjëherë. Këtë që bënë sot, miqtë politikanë, nuk e kanë bërë asnjëherë as gjatë kohës kur Klementi ishte në arrati…

Pse nuk e bënë gjatë asaj kohe?

Sepse kishin shpresë se Klementi do t’ia hedhë!, dhe këta e deshën që një ditë t’i thonë: “Hë mo, të shita unë?… Jo!”. Këta deshën përsëri favore prej Balilit… Këta të shpresës së favoreve janë ose ministra që thuhet se kanë banuar falas në hotelin e tij (nuk po them atë që mund të jetë shpifje ministrash se ata ishin edhe me të dashurat). Këta që kishin shpresë se Balili do t’ia hedhë, janë politikanë që prisnin ta kishin mbështetje për fushatën e zgjedhjeve në Sarandë…

Këta që shpresonin se ‘nuk do të kapet’ janë të gjithë politikanë: ose ‘vjelës interesash’,  ose fajtorë në klubin e Balilit…

Sot kapja e Balilit ka shkundur kupolën e shtetit… Me sa duket kupola e shtetit prej disa ditësh kishte nuhatur se ‘Balili po kapet’. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse në majë të shtetit, dmth., te presidenti, u nxehën hekurat; vetë presidenti nuk u përmbajt më. Nuk u përmbajt as LSI dhe kryetarja e saj, Kryemadhi. Klement Balili është njeriu i afërt i LSI, i punësuar në Bashkinë e Sarandës si drejtor nga LSI. Edhe nipi i Balilit ishte përzgjedhur nga LSI si kryetar në Delvinë…

LSI tani pëson një fiasko.

Ku ta dish se nuk ka lidhje ky arrestim i bujshëm me ‘hekura të nxehta’ në Republikë!? Presidenti nuk e deshi zotin Lleshaj si ministër të Brendshëm. Ky, me siguri, nuk do të shërbente që Balili të mos kapej. Ndërsa nuk pranoi as dekretimin e ministrit të Jashtëm; këtë jo për shkak të Balilit, por me qëllim që ta ‘teprojë’ dhe të kërkojë ndonjë dorëheqje e të marrë në dorë opozitën për të luftuar që Balili të mbushet me shpresë politike.

Ministri i Brendshëm, Lleshaj, sot ka përdorur një kod odash në Veri, kur tha: kush e ka “mizën nën kësulë’. Kjo nënkupton se dikush në ‘Odë’, dmth., në kupolën e shtetit, e di se do t’ia gjejnë lidhjet me Balilin.

Apo ka lidhje me ndonjë ministër të Socialistëve? Ata kanë qenë klientë të klubit ‘Balili’,  por sipas të thënave, Balili veç i ushqente dhe i kujdeste, ndërsa nuk u besonte këtyre. Megjithatë deputet për shumë kohë në Sarandë është vetë zoti Ruçi, kryetar i Kuvendit, i cili mund të dëshmojë për të vërtetat që di.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara bëri pyetjen: “Kush e ka radhën?” pas Balilit.

Më ka çuditur një fakt sot: Ruçi nuk ka folur. LSI nuk ka thënë asnjë fjalë për arrestimin e Balilit. As kryetari i PD nuk ka thënë gjë. Po të paktën të hapnin gjoksin e të thonin se ‘u nderua vendi që një një Escobar’ shqiptar nuk rrezikon më Perëndimin.

Ose si nuk doli dikush të thotë: “Miku im, Klement; më vjen keq që u kape, por jam miku yt edhe në ditë të vështirë, si atëherë”.

I dikujt është zoti Balili.

22 komente në “I kujt është Balili?”

  1. Lira says:

    E kini gabim Z.Ruci eshte deputet nr Fier.

    1. Bureto says:

      Po kjo është e vërtetë, Ruçi ka qenë dhe është këto 10 vjetët e fundit deputet qarkut Fier. Por po aq është i vërtetë fakti që ai ka prona në Sarandë, një nga ato ish hotel Turizmi mbas privatizimit nga Gaz Demi. Flitej se mbas tyre, pronari i vërtetë ishte Ruçi. Tashmë ai është rishitur dhe nuk dihet si kanë qarkulluar aksionet. Dihet që, ashtu si uji qarkullon në natyrë/tokë, ashtu qarkullojnë dhe paratë, por që ato të zbulohen, ashtu si për ujin, duhen “gjeologë” të zotë dhe “sonda” po ashtu.

      1. Nuri says:

        Gaz demi kam mbi 10 a 12 vjet qe e ka shit turizmin ne sarande . Nuk e di kush a ka tani po kushdo ta kete aihotel vetem gropa prodhon .asnje vit ska dal me fitim

    2. Kalec Dega says:

      Balili eshte fytyra dhe misherimi virtyteve te politikaneve tane rrugace te lidhur me krimin e rendomte dhe te organizuar.

      Eshte e verteta e shtetit tallava Albanistan qe nuk pranon dhe i kundervihet ligjeve dhe kushtetutes, i mosperfill dhe shkel ligjet e kushtetuten, se ato jane prone e babait nga Cepani , nipit te Byrose Politike apo kamikazit Vicidolas shpellar i pakorrigjushem.

    3. Kalec Dega says:

      Balili eshte fytyra dhe misherimi virtyteve te politikaneve tane rrugace te lidhur me krimin e rendomte dhe te organizuar.

      Eshte e verteta e shtetit tallava Albanistan qe nuk pranon dhe i kundervihet ligjeve dhe kushtetutes, i mosperfill dhe shkel ligjet e kushtetuten, se ato jane prone e babait nga Cepani , nipit te Byrose Politike apo kamikazit Vicidolas shpellar i pakorrigjushem.

    4. Mendime nga sirtare te mykur esadist says:

      Doli ky kerma nga sirtaret e mykur te Dr. Leshit te Vicidolit. Shko mor koke me cepa se nuk te pjerdh njeri ty se cfare derdelis dhe cfare mendon me ate koke polikendore te orientuar nga grekoqire-serbo-sllavet. Ky nuk thote asnje fjale qe Balili ka qene me PD dhe pastaj kaloj me LSI por ju kujtoka qe paska pasur ministra te PS-se qe kane bere vizita ne hotelin e Balilit. Pse kaq kujtese te shkurter xhanem? Apo i jane mykur qelizat nervore ne tru ketij batakciu qe ka perfituar nga Berisha vetem e vetem qe eshte nje verior dhe jo per meritat e tij. As qe kam lexuar asnje rrjesht nga shkrimet e tij sepse jam i bindur qe nuk ka talent por e ka perdorur shkrimin vetem per te marre ndonje cope mish te kalbur si hienat ne erresire. Ja per keto shpifje qe leshon vazhdimisht, me siguri e merr nje kocke te felliqur qe ta lepije ne erresiren e bodrumeve te Beogradit.

  2. syri says:

    Cupi si mercenar, dikur spiun e sot me te njejten detyre per Saliu! Kerkon te shpelaje Berishen dhe te akuzoje Liken!

    1. korçari says:

      Z.Frrok nuk i ke pergenjeshtruar asnjehere akuzat si spiun i serbeve ,biles dhe pseudonimin qe ke perdorur …Mbase pastrimi i ndergjegjes(nqs ke) fillon nga pranimi i fajeve apo krimeve pasi tradhetia ndaj atdheut quhet krim i rende,dhe pastaj fillo te mbrosh Salehun.

    2. ben says:

      Nje gje me beri pershtypje nga ky artikull. Si nuk foli nje fjale per Saliun? Balili, nuk u be balil vetem per nje dekade. Ai e filloi aktivitetin ne kohen e PD-se. Ne mos kete balil, Saliu ka patur balile te tjere te Lazaratit qe i kane mbushur xhepat atij dhe femijeve te tij.

  3. Xhoshua says:

    Burr i zgjuar ky trapi çup, po mundohet ti gjeje nenen dhe babain Klementit. Ky nuk di se i kujt eshte vete,

  4. Cobo says:

    Ky gjithmone ja fut kot. Por sot Jo te gjitha i thote kot.

  5. Beneti says:

    Ky monstra pretendon qe eshte me me karakter se Sala Likja Kokedhima Mona Gjiknuri e qendra te tjere te fotografuara nga kamerat e S.Coaranra duke i ngrene buken Klemendit.Panvaresisht se mundet te kete patur prejardhje kriminale.Nuk kane turp.Por po te jete bure Klementi tu a fuse.Ben sevap jo mekat.Ndersa Frok Cupi nqs ata qe kritikon jane kurva.Vete Froku eshte kyrve e perjashtuar nga burdellua per aktivitet jashte orarit.Mero mos e bej pise median tende me keta personazhe.

  6. Korkodili says:

    cfar ka te perbashket me Eskobarin.
    vetem nje , sipas shtypit ka trafikuar droge .kete e thot shtypi grek ui sponsorizuar ndoishta nga kundershtaret.
    Te jesh eskobar duhet.
    -Te sulmosh prokurorine.
    -te kandidosh per president
    -Te hedhesh ne ere avjonin dhe te vrash 114 njeres te pa, fajshem se dyshon se kanidati tjeter per president eshte aty.
    -Te kesh dollar qe te likujdosh borxhet e shqiperise. dogji 2 milion per te ngrohur vajzen qe kishte ftohte
    =te trafikosh ne amerike mbi —– ton kokaine . duke qene i pari
    -te tkosh ne burg dhe te vrasesh 12 oficer te larte policie qe dyshon se te kan arestuar . Pra te kuptohemi ti vrasesh ne kushte kur je vet i burgosur
    -te kesh ushtrin tende avjon , nendence anije etj etj.
    Pra mos lini nam eskobar eshte Lazarati qe per 25 vjet ka perfituar mbi 100 miliard Dollar.

    1. @Krokodil - Te mbeshtes - Plus disa te tjera says:

      @Krokodili Te mbeshtes. Paskemi pare te njetin serial ne Netflix. Pervec atyre qe renditi @Krokodili po shtoj edhe keto pika. Po ashtu qe te jesh Eskobar: 1) Duhet et keshe vrare qindra e mijra police dhe ushtare dhe te kesh rekrutuar dhe japesh rroge shtese me dhjetera administratoreve te qeverise, kryetareve te bashkive, governatoreve te shteteve, dhe pa fund ministra si edhe vete Presidente. 2) Te kesh vrare me qindra dhe mijra banda rivale dhe njerez te pafajshem, 3) te kesh hedhur ne ere mapon me te madhe ne vend dhe te kesh vrare qindra, 4) te kesh sulmuar Parlamentin me arme dhe te kesh shkaktuar qindra viktima, 5) te kesh investuar ne hoteleri (Balili ie ka kete), sport, dhe biznese fitimprurese. 6) Te ndertosh burgun tend me rojet e tua ne nje vend piktoresk ne maje te Malit dhe me ushqimin dhe shefat e tu (beri gjoja sikur arrestoj veten dhe e vetedenoj veten) per ti hedhur hi syve popullit dhe per te thene qe qeveria e arrestoj. Pra, Emri i Eskobarit eshte shume veshtire te arrihet. Ka qene nje nga gangsteret me te medhenj te botes. Klement Balili nuk mund ti afrohet as ke thoji i gishtit te vogel Eskobarit. Ata qe e perdorin ose jane te paditur per jeten e Eskobarit ose duan te nxijne Shqiperine. Dhe ne fakt ja arriten ta nxijne Shqiperine (merite e grekerve) sepse shume media prestigjioze nderkombetare e botuan lajmin e vetedorezimit te Balilit.

  7. drino says:

    Ky derr maloku do te tellet, ILIRI ESHTE ME ILIR FORIRIN….. LSI parti bande kriminale….

  8. Vlonjati says:

    Partizani i 100 flamureve Frrok Shqupi, me sa duket po e ndien se ç’ere do te fryje dhe behet gati te braktise padronet e rradhes.

  9. Gazetar pa tru says:

    Zoti Froku, mendoj se shkrimi eshte I dobet. Nuk ke thene asgje. Nuk na nxite fantazine. Bile mund te them qe ke gabuar. Gabimi qendron ne faktin se pyet i kujt eshte Balili. Me e drejte do ishte te pyesje kush jane te Balilit. Ne momentin qe politikani bashkohet me kriminelin apo trafikantin, ai ben politiken e trafikantit dhe kethehet ne prone e tij. Po qe se hetuesit do perqendrohen te gjejne bosin e Balilit, do gabojne. Ata duhet te zbulojne vartesit e tij. Ne rastin me te zakonshem le ti quajme ata bashkepunetor. trafikanti nuk ka boss….Etj etj.

  10. zoga e vodices says:

    Zoti keto qe shkruan ti jane lajme kafenesh se ikujt eshte bolua do ta mesojme shume shpejte.

  11. TOMORI SHBA says:

    Zoti Frok Cupi, pyetja qe ju beni se , i kujt esht Balili, e di cdo shqiptar, brenda e jasht vendit.
    Ketu ne SHBA, qysh ne vitin 2013, kur Balili, vazhdonte te shtonte pasurin e patundeshme, kur mori ish kamampn e puntoreve ne Sarand per nje thele dhe e ketheu ne Santa Kruanta.
    Kur ILir Meta priste shiritin e inagurimit te keti oteli luksoz, dhe lavderonte Klement Balilin, si me te suksesshmin.
    Kur Ilir Meta e emeronte drejtor te transportit ne bashkin e Sarandes, Klement Balilin, si personin me te aft, duke ja varur ujkut melicit ne qaf.
    Kur nipin e Balilit e bente kryetar bashkie ne Delvin, vetem e vetem te forconte pozitat per elektorat ne zonen e sarandes e Delvines, per qellime politike.
    Pergjigjja esht e sakt, se; KLEMENT BALILI< Ishte dhe esht,, shoku, miku i ngusht i ILIR METES< MONIKES dhe I Petrit Vasilit, Por tani qe e zuri cargu, si dalin per zot, se u bie bruzi para qytetareve, per poshtersit qe kan ber e bejn per karket e pushtetit.

  12. Germicoku says:

    Shkrimi eshte i drejte,o Frrok ! balili ka shume miq. E miku me i mire eme i larte eshte Iliri dhe Saliu. PO me duket se edhe ti ke filluar ta dredhesh perseri. Edhe ju kur Nano u beri drejtor thate se psikologjine e malokut e njoh une. E kjo ishte per Saliun. Po tani mos do shkosh pas Lleshit e si rrjedhoje pas Ramaes ? Miza nuhat shume larg …….

  13. shqipe says:

    E kam njohur nga afer Frrokun,kujtoni shkrimet e tije ne “Koha jone” kunder sali gjirizit dhe partis se tije. Ishte koha,qe dhe une shkruaja humore politike, veçan kunder salehit dhe pd.së. u njoha me Frrokun te restauranti i nje mikut tim nga dukati i Vlores,ku frroku e frekuenteonte… Pastaj Çupi ne vlore strehohej dhe mbrohej me arme nga xhakajt,(Kushot e mi),te cilet i zhgenjeu keq,njesoj si dhe mua,qëkurse, papritut doli mik per koke ,me sali gjirizin e shqupit te zi… Apo,po genjej o z. Frrok?!

  14. gardiani says:

    Balili eshte nje shtetas shqiptar , si gjithe shqiptaret e tjere , nuk akuzohet per hajdut , pyetja me e drejte per kete rast eshte , kush e beri ”BARON ” kush e mbrojti deri tani , kush e beri ”Magjistar ” ? Kesaj pyetje po, do ishte mire t’i jepte shpjegim Frroku .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje