Nga Mustafa Nano*
I shumëkërkuari Kelmend Balili, me aq sa është dukur këto ditë, është një djalë i edukuar, me pamje paqësore, me vështrim si të pafajshëm. Ai fliste me zë të ulët, me tone të shtruara, aq sa, i krahasuar me politikanët që bëjnë ligjin në Shqipëri, ai më ngjante me një gentleman të vërtetë. Përfundimi? Edhe një personazh i malavitës është një gjë më delikate sesa të zgjedhurit tanë.
Kelmend Balili ka në dosjen e tij penale, të paktën sipas avokatit të tij, veç një akuzë që lidhet me transportin e një sasie kanabisi, në të cilën nuk provohet dot që ai është i përfshirë. Asgjë tjetër veç kësaj. Dhe unë jam i shokuar prej këtij fakti. Ky na qenka Eskobari i Ballkanit?
Pse gjykata ka vendosur masën e arrestit, ndonëse provat mungojnë? Mos ndoshta nën presionin e aktorëve jashtë gjyqësorë? Janë të lirë e guximtarë gjyqtarët tanë për t’i dhënë pafajësinë e merituar një njeriu, për të cilin të gjithë mendojnë se është fajtor?
Çfarë kanë në dorë kundër tij agjencitë e Interpolit, të cilat e kanë shpallur në kërkim? Pse institucionet tona nuk i disponojnë provat e Interpolit?
Çfarë ka ditur ambasadori amerikan që gjëmonte e sokëllinte kundër Balilit? Pse gjërat që ai ka ditur nuk janë përfshirë në dosjen penale në ngarkim të Balilit?
Pse Balili është arrestuar në datën 15 janar, një datë e përcaktuar prej tij, gjë që del edhe nga intervista dhënë gazetarit Hoxha, dhe jo në datën 14, kur ai ka fjetur në shtëpinë e vet?
Ç’kuptim ka kushti kafkian apo oruell-ian që Balili i ka vënë policisë gjatë negociatave të dorëzimit për një proces të drejtë penal? Kaq i trashë është Balili sa të mos kuptojë se ky kusht nuk ka kuptim? Kaq i trashë është ai sa të mos kuptojë se një garanci e tillë nuk ka kuptim të jepet nga askush, aq më tepër nga policia, ku ai po dorëzohej pas negociatash? Pastaj, ç’janë këta policë që kanë rënë dakord me një kusht të tillë? Janë policë që mendojnë se kanë në dorë procesin e gjykimit?
Pastaj, pse Balili ka qenë i sigurt se policia do të respektonte një marrëveshje gentlemanësh me Eskobarin e Ballkanit?
Pse kanë qenë të nevojshme muaj të tërë negociatash mes policisë e Balilit, në një kohë që shqetësimet e këtij të fundit kanë qenë të bazike e minimale?
Merret vesh se Balili nuk ka qenë pjesë e negociatave. Se ç’kuptim do kishte të ishte ndryshe? Kështu që i bie se dikush ka negociuar në emër të Balilit, dikush që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së shqiptarit më të kërkuar. Dhe ky njeri, në vend të arrestohej që fshihte vendndodhjen e njeriut më të kërkuar nga policia, u zgjodh si negociator!!!???
Mua më kërcet e gjitha kjo.
*Monologu i emisionit ‘Provokacija’
Mendoj se ,arrestimi i tij erdhi ne kete moment per disa arsye ku ajo me e rendesishmja eshte reforma e drejtesise
Po kujt i kercet b…a, o Muci, per te edhe per ty! Osmanllinj dhe medioker do te ngeleni tere jeten?
Te verteta te hidhura gjithcka qe ju ngrini Mustafa .NJe bravo te madhe meriton,Ketu tek ne cdo gje eshte e kalbur ,irrituese e kriminale
a te kriste ne bythe edhe ty mastaf pordha se na lodhe
Ku e di ti se c’prova ka prokuroria o toc i Ilir Metes.
Pirdh o Muc se je fryr, ju te gjithe jeni te ndyr.
Muç idotiii (jo persinalish por ne baze te pikpyetjeve te tua)
1-Te drejten e nje gjykimi te drejte dhe ta asnjeanshem e perdorin te gjitha shtetet,qe nga amerika e me radhe…
GJITHENJE negociatoret shprehen se do kete nje gjykim te drejte dhe te asnjeanshem kur behet fjale per “vete dorzime”.
2-Gjykim i drejte o idiot,nuk do te thote vendimarrje e policise,por provat te bazuara ne fakte dhe MOS-NDERHYRJE politike.
3- Negociata u bene dhe me Bin Laden nga “cia”… Kjo nuk do te thote qe sistemi amerikan gjyqesor eshte i ndikuar…o idiota.
ouuu!
???
Ato qe thuhen per negociatat afer mendsh qe nuk jane te verteta.Aji nje dite do te gjendej dhe arrestohej edhe pse i fshehur ne vendin me te sigurte ne Tirane.Nuk mund te fshihej pafundesisht aq me teper qe ishte ne kerkim dhe nga interpoli.Mendoj se negociata ka pasur por jo per keto kushte qe thuhen por per te mos permendur emrat e atyre qe u sherbeu dhe qe bashkepunoj . Dhe keto para se te hynte policia ne loje.
Më kërcet , s’më kërcet , nuk i kuptoj këto neologjizma , kush mi shpjegon , ju lutem ?!
Për çështjen nuk flas , se në një shtet ku mafja ka kapur kokën e shtetit , Balili është një engjëll !
Vetem pyetje lexuam nga ti o Muc Nano….asgje me shume!Pse e kerkojne,pse e quajten Escobar ,cfare faktesh ka per te,cfare do te behet me ‘te??? Epo cdo njeri gjykohet me fakte o Muc..Aq fakte sa ka per aq do gjykohet..ne se nuk ka fare …do lirohet! Ku eshte problemi ketu? Nje fjale mund te kete thene dikush dhe diku…eshte shperndare nga media dhe politika,eshte shumefishuar ne miliona fjale,eshte aluduar,eshte parashikuar,eshte bere problem nderkombetar sikur te ishte drgeta dhe ne presim me padurim cfare do te ndodh me ate”perbindesh” me ate fytyre engjellore ,sic e thua neper rreshta edhe ti vet!…Sikur te mos shpikeshin “Balilat” ju gazetaret do te mbeteshit pa pune!