Nga Alfred Peza
Ka një ironi të madhe, në mënyrën sesi opozita jonë rreket që të sulmojë në çdo gjë dhe për çdo gjë Partinë Socialiste, por sidmos Edi Ramën vetë dhe qeverinë e tij. Eshtë një sulm frontal, sipas filozofisë se sa më shumë i bartin vetë ato gjëra për të cilat e akuzojnë, aq më shumë bërtasin për tia faturuar “armikut” të tyre të vetëm në mazhorancë.
Nuk është fjala këtu thjeshtë dhe vetëm për refrenin e përhershëm të akuzave të pambarimta politike, si një refren opozitar i përjetshëm, jo vetëm në Shqipëri por ndoshta në çdo vend tjetër me demokraci të ngjashme me tonën. Eshtë fjala për qëndrime që ofrohen si e vetmja zgjidhje, për të cilat edhe zërat e zëshëm brenda opozitës vetë, detyrohen që ti kundërshtojnë e ti hedhin poshtë. Ose janë akuza, që shumë shpejt vërtetohen në praktikën e funksionimit të demokracive të brendshme të partive të tyre, se ata vetë që i bëjnë, janë shumë vite drite larg atij “morali” që predikojnë.
Vetëm në 24 orët e fundit, ka të paktën dy- tri shembuj të tillë, që tregojnë se leksionet opozitare janë thjeshtë ca “kopaçe të trasha”, me të cilat nuk i mbushin dot mendjen as vetes së tyre, e jo më shqiptarëve që kanë 30 vjet që janë rrahur “me vaj e me uthull” tashmë dhe janë tejngopur me retorikë e fjalë boshe, të hedhura në erë.
Së pari, le të meremi me atë që është shpallur si krye strategjia politike e LSI për 2019, e trumbetuar me “vuvuzela” shurdhuese në publik e media: Rrëzimi me çdo kusht e çmim i Edi Ramës, si e keqja e tillë dhe e atillë, për çfarë ti vijë për mbarë Monika Kryemadhit dhe kujtdo folësi tjetër. Eshtë aq i mjerë e jo realist i gjithë ky projekt politik, sa njerëz me vokacion të spikatur opozitar, e kanë kundërshtuar duke e goditur keqazi.
I pari ishte Ylli Manjani i cili me anë të një statusi në facebook-un e tij thotë se personalizimi i betejës politike është një gabim. “Rama, Basha, Monika, etj. janë të mirë dhe njëkohësisht të këqinj si çdo qenie tjetër njerëzore. Nuk ka njeri pa huqe. Politika nuk mund të kufizohet tek “të mirat” e “të këqijat” personale”,- shkruan Manjani duket shtuar se është gabim fatal i ciltdo që sheh shpresë tek përplasja e brendshme e mazhoracës dhe tek personalizimi i poltikës.
Një qëndrim të tillë, ka deklaruar publikisht edhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi sot në aleancë me PD dhe LSI në opozitës. Ai tha se nuk “e kuptoj sesi mund të meret vendim për të hequr Edi Ramën. A ka ndonjë detyrë tjetër opozita? Detyra është të shpalosë platformën. Shqiptarët sot kanë nevojë për zgjidhje dhe opozita duhet të japë alternativën e saj pse do vijë në pushtet, për të ndryshuar qeverisjen, jo vetëm për të zëvendësuar një emër”.
Ndërkohë që zërat kritikë brenda vetë opozitës, kanë qenë edhe për lojën e qëndrimet e Presidentit Ilir Meta, me dekretet kundër mazhorancës e Kryeministrit Edi Rama. Kryetari i LZHK dhe deputeti Dashamir Shehi tha se “Presidenti duhet të qëndrojë në funksionin e vet institucional. Opozita duhet të bëjë opozitën e vet dhe nuk mund të presi që opozitën t’ja bëjë Presidenti”.
Së dyti, le të meremi me zgjedhjet që bëri Kryetari i PD Lulzim Basha, me emrat e atyre që u vendosën në postet dhe funksionet më të larta drejtuese të kësaj partia, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të shtunën. Me përjashtim të ish Presidentit Nishani që u rikthye në partinë e tij, duke thyer një rregull të pashkruar 22 vjeçar të vendosur nga ish Presidentët e këtij vendi, të gjithë të tjerët ishin zgjedhje ose anonime, ose pa asnjë kontribut politik brenda PD dhe të djathtës shqiptare.
E ta mendosh që ishte Lulzim Basha dhe politikanë të tjerë të opozitës ata që “bënë namin” kur në listën e ministrave të rinj të qeverisë Rama, u zgjodhën Erion Braçe, Elisa Spiropali, Eduard Shalsi, Bledi Çuçi dhe zv. Ministra prej vitesh apo drejtues agjensish kombëtare me kontribute të spikatura menaxheriale e publike. Me përjashtim të zv. Kryeministrit, të gjithë të tjerët u akuzuan se ishin anonimë, pa identitet, etj, etj…
Kaq mjafton për të kuptuar se me çfarë standardesh operon në skakierën politike shqiptare, lidershipi i opozitës sonë, duke mos sjellë asgjë të re, përveç luftës së paprinciptë e të paprecedentë ndaj individëve të mazhorancës. Duke mos ofruar për shqiptarët as model, as program, as kauzë dhe asnjë alternativë politike, që do ti detyrojë ata nesër, që ta votojnë opozitën tonë që të mund të rikthehet në pushtet. E kur e mendon se kritikat kundër kësaj strategjie kanë nisur zëshëm brenda vetë gardhit të tyre, ne vetëm thjeshtë sa mund ta marim me mend, se çfarë mendojnë gjithë shqiptarët e tjerë të thjeshtë për lidershipin e opozitës sonë!
E pershendes Z. Peza , per kete shkrim shume llogjik dhe te argumentuar , qe ndihmon jo vetem opinionin , por me shume opoziten . Ka disa dite , qe te tera segmentet e opozites , kane vendosur objektivin apsolut “ Te rrezojme Edi Ramen !“ . Ky eshte programi opozitar , qe do te nisi te Henen , me 21 Janar 2019 . Jane mbledhur te tera forumet dhe kane marre vendimin absurd “ Te rrezojme Edi Ramen “.Edhe sikur te mblidheni te gjithe sa jni , me pleq ete rinj , perseri jeni pakice . Shumica ka nevoje per te ndertuar jeten jeten me qetesi dhe dashuri.
Po te isha nje nga pjestaret e opozites , do t’i pyesja strateget e mi : Pse dhe si ? Besoj do me pergjigjeshin : Per arrogance dhe me dhune . Arroganca do te reflektohet ne dekadence ekonomike , ne krize , ne inflacion etj si keto . Keto nuk jane . Ramen e ka votuar populli . Kini idene , c’do te thote demokraci ? Cudia e dyte eshte , qe do ta realizoni me dhune . Me dhune ju ha macja . Per dhune eshte e autorizuar vetem policia . Kthejuni llogjikes minimale dhe punes produktive , per te hartuar program altarrnativ . Ne radhe te pare , kthejuni Kodit zgjedhor . Keto jane mundesite reale ,per te rrezuar Ramen , te tjerat jane enderra te nje nate vere . Zgalem
Komplimente per kete shkrese mjaft objektiv!
Sa shume horizonte me hape more Peza me kete shkrim. Per te mos shkruar gjate po te them vetem se ke qelluar ne shenje. Po dy fjale do ti them. Opozite qe sa here ka qene ne drejtim ne shtet dhe Bashki vetem ka pare per veten e saj. Shkaterrime e pervetesime. Vrasje e dhunime. Me thoni nje veper te tyre. Dhe per ndonje veper sic ishte Rruga e Kombit ju i dini vjedhjet e zhvatjet.
Me zgjedhjet e reja i vuri damken perfundimtare te djathtes shqiptare. E djathte i thencin se ate e drejton nje komunist 24 karatsh.
Opozite me njerez si Manjani qe e ndryshojne mendimin brenda dites. vertet nuk u kujtohet ky njeri qe kur ishte ne aleance me Salihun thurte ditirambe per te, dhe te nesermen qe LSI u bashkua me PS ne 2013, fliste me te njejten gjuhe per Edi Ramen. E kuptoni se çfare jane keta tipa.
Opozite qe kundershton per ndalimin e Furgonave te paligjshem ne tregun automobilistik. Per parkun tek liqeni, madje vate dhe vet Nishani(!!!!!!). Per teatrin, per projektin e Astirit, per arsimin qe e bene si treg patatesh.
Me thoni kur eshte punuar kur ka qene e djathta apo e majta ne pushtet? Kur jane bere reforme atehere apo tani? Le nuk dua te zgjatem me tej me te paskrupuj. Ti Peza duhet ta kishe mbyllur vetem me paragrafin e pare te ketij shkrimi qe ne esence thua: “Ata-opozita – te hedh bemat e poshtra te tyre persiper te tjereve.
lista e edmond spahos qe ka derguar nje nat para votimeve
Propozimi im eshte …te henen ,ne 21 janar ,ne perkujtim te vrasjes barbare te kater qytetrareve te pafajshem nga fashisti Beisha ,i gjithe populli i majte dhe kushdo qe e ndjen vehten qytetar i lire ,te dalim ne nje marshim proteste per te kerkuar denimin e fajtoreve te ketij krimi te pandeshkuar -Marshimi te filloje nga sheshi Skenderbej dhe te mbyllet perpara Presidences ,SHQUP..IT dhe zyres se banditit Berisha .Le ta perhapim njoftimin nepermjet rrjeteve sociale .Le te shikojme se sa te prirur per demokracine jane studentet .