Nga Niko Peleshi
Këto ditë Instituti ASPEN në SHBA publikoi raportin e një pune 20 vjeçare mbi sfidat e edukimit. Raporti titullohej “Nga një komb në rrezik tek një komb me shpresë”. Raporti bën fjalë për ndërtimin e një modeli të ri të edukimit që ka në qendër marrëdhëniet emocionale në procesin e të mësuarit të studentëve, më shumë se sa thjesht objektivat akademike.
Nuk jemi në të njëjtat kushte dhe në të njëjtin stad, por duke reflektuar rreth zhvillimeve në universitetet shqiptare, është e qartë që në thelb kemi të bëjmë me një marrëdhenie të trazuar emocionale ndërmjet studenteve, pedagogëve, institucioneve, prindërve dhe politikës në përgjithësi. Për vite me rradhë ishte krijuar një ekuilibër i pashëndetshëm që i ngjante një uji të ndenjur. Tani që ekuilibri është prishur duhen zgjidhje.
“…të angazhojmë, mbështesim dhe lehtësojmë punën e shumë aktorëve në fushë: studentët, familjarët, edukatorët, ekspertët e zhvillimit të tē rinjve, liderë të biznesit dhe arsimit të lartë, politikbërësit qëndrorë dhe lokale dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare”-shkruan raporti i ASPEN.
Pra zgjidhjet nuk mund të dalin dot vetëm nga qeveria apo vetëm nga universitetet sepse marrëdhëniet janë shumë më të ndërthurrura dhe mbi të gjitha ato nuk janë vetëm akademike apo logjistike.
Jane edhe emocionale.
Në qoftë se do ti shohim si të tilla atëhere në shkollat tona do të flitet më tepër për lidership, aktivizëm social, partneritet studentë-pedagogë-komunitet, jetë studentore kulturore, artistike e sportive. Do të flitet për universitete që prodhojnë qytetarë të denjë dhe jo thjesht specialistë të rinj. Shoqërisë sonë nuk i mungojnë vetëm fuqitë e kualifikuara njerëzore, por edhe motivimi. Informacioni është i bollshem, por motivimi është i pakët, shkruante dje D.Brooks në kolonën e tij në New York Times, teksa trajtonte çështjen e rolit të marrëdhënieve emocionale tek studentët. Ndaj le ta shfrytëzojmë këtë “trazim të ujrave të ndenjura” si një pikënisje e një rruge të gjatë por të bukur duke hapur një diskutim kombëtar drejt një pakti me kontribute të dala nga diskutime dhe studime me angazhimin e të gjitha forcave. Nga ky proces nuk duhet të ketë të humbur. Pedagogët duhet të përfshihen në këtë platformë, tashmë të hapur, si kontributorë energjikë.
Kjo platformë duhet të funksionojë si një platfomë open-source që integron gjetjet e studimeve te kryera mbi arsimin e lartë në Shqipëri, këndvështrimet e pedagogëve, profesorëve e akademikëve, por mbi të gjitha edhe mendimet dhe pritshmëritë emocionale të studentëve. Studentët sot janë kaq të ndryshëm krahasuar me studentë e para vitit 2007 (viti kur teknologjia e informacionit dhe komunikimit pësoi një kërcim galopant me daljen e smartphone-it, icloud-it dhe medias sociale). Ndërkohë që ekosistemi brenda universiteteve është i pandryshuar prej dhjetra vitesh. Qoftë edhe vetëm për këtë shkak lipset një rishikim i thellë i qëllimit të institucioneve tona të arsimit të lartë – së pari formim shpirtëror dhe emocional për sfidat e reja me të cilat përballet Shqipëria dhe bota.
Një diskutim me sytë nga e ardhmja do të shpëtonte prestigjin e pedagogut, do të rishikonte rolin e politikbërjes qendrore dhe lokale dhe do ti hapte horizonte të reja studentit shqiptar. Horizonte që së paku do të shtriheshin në hapësirat e reja që do të çlironte korrigjimi i modeleve të karrierës dhe suksesit përmes instalimit real të meritokracisë dhe së shumti do ti jepnin shpresë Shqipërisë për një integrim me dinjitet në hapësirën europiane të vlerave.
Drejt paktit për Universitetin, drejt kombit me shpresë
O Niko po me Dhori Kule e Jorgaq Kacani do besh reforme mo? Eshte njedoj si te bedh shtet me Saliun apo Fatosin tani! Me ligjin e Arsimit te Larte i kate prsp ne pushtet. Ata komandojne. Mendon kaplloqja jote qe ata duan ndryshime? Pa qeruar ata edhe pakt me djsllin bej nje mut universitete do kesh.
Me pelqeu ky shkim qe e hap bukur problemin qe kerkon zgjidhjen me pjesemarjen e te gjitheve. I besuar je vetem se ka qene student exelent por dhe per auto qe shtron per zgjidhje. Kam desire dhe une prej larg te jap experiencen time.
undefined
Piro ti do besh shume mire qe te ndihmosh Nikon per se largu ose sic e ke shkruajtur edhe vete: “Kam desiren dhe une prej larg te jap experiencen time”. Nje analfabet plus nje analfabet bejne dy analfabete, dhe zero njerez te afte. Fantastike! Niko exelenti, dmth qe e xuri lenti…, por edhe auto qe shtron, dmth qe automobilat jane zgjidhja. Te kuptuam fare mire! Tani, meqe te pelqeu ky shkimi qe e hap bukur nepermjet penes se fuqishme dijetari dhe mendimtari ekselent Peleshi, lind pyetja e dypjesshme: Sa kile peshon nje analfabet nqs e dergojme ne hapesire per te cliruar mendimet, dhe mbi te gjitha – harxhimin e oksigjenit ne kete planet si do ta marrim mbrapsht?
Piro ti do besh shume mire qe te ndihmosh Nikon per se largu ose sic e ke shkruajtur edhe vete: “Kam desiren dhe une prej larg te jap experiencen time”. Nje analfabet plus nje analfabet bejne dy analfabete, dhe zero njerez te afte. Fantastike! Niko exelenti, dmth qe e xuri lenti…, por edhe auto qe shtron, dmth qe automobilat jane zgjidhja. Te kuptuam fare mire! Tani, meqe te pelqeu ky shkimi qe e hap bukur nepermjet penes se fuqishme dijetari dhe mendimtari ekselent Peleshi, lind pyetja e dypjesshme: Sa kile peshon nje analfabet nqs e dergojme ne hapesire per te cliruar mendimet, dhe mbi te gjitha – harxhimin e oksigjenit qe shkaktojne keto lloj fenomenesh ne kete planet si do ta marrim mbrapsht?
Niko nuk te njoh personalisht, dhe te them te drejten kisha degjuar thashetheme lart e poshte sic e kemi zakon! Eshte pikerisht fakti i gojerave te liga qe nuk me ben te besoj cfare thuhet nga dynjaja, por fatkeqesisht ky shkrim verteton thathethemet. Qenke vertet nje mediokritet pa pike origjinaliteti. Idera te huazuara gjysme-plagjiature dhe sugjerime kuturu ne pergjithesi, vecantisht ku per baze mer vetem nje studim te vetem i cili mbi te gjitha eshte bere ne anen tjeter te globit – ne Amerike per studentet Amerikane, dhe ke aftesine te guxosh qe keto aplikime jane te vlefshme ne nje komb qe vazhdon te deshtoje sepse oligarkia i ka thare endrat jo vetem mesuesve dhe studenteve por edhe tipave si puna jote qe mbasi vjedhin nepermjet servilizmit kur jane ne pushtet arratisen jashte vendit kur politika i flak per bythe. Ngushellime per trurin!
Z.Peleshi!
Andrea ka te drejte! Aty duhet filluar!