21 janari, dita kur duhet të falënderojmë edhe Artan Hoxhën

21 Janar 2019, 20:16Blog TEMA

Nga Altin Ketro

Për ngjarjen e 21 janarit dhe viktimat e tij është folur shumë gjatë këtyre 8 viteve që pasuan atë ditë tragjike. E sërish do flitet sepse gjaku i Ziverit nga Gjirokastra, Hekuranit nga Dibra, Faikut nga Fieri dhe Aleksit nga Lezha, nuk mund të kalojë në heshtje. Mjafton gjeografia e origjinës së tyre dhe kupton se ajo nuk ishte revoltë e një partie ndaj një qeverie, por e një Shqipërie kundër një tiranie. Tek ata të katërt, që përfaqësonin njeriun e thjesht e idealist, shqiptarët panë veten e tyre dhe u identifikuan me ta.

Por 21 janari nuk pati vetëm dëshmorë. Ajo datë nxori edhe 4 heronj. Heronj që pak përmenden. Ata janë: gazetari investigativ Artan Hoxha, operatori Ervin Daja, televizioni News24 dhe ish-presidenti i saj Carlo Bolino.

Shumëkush nuk e mban mend, por ishin pikërisht këta që me aktin e tyre ndryshuan rrjedhën e historisë. Deri para mesnatës shqiptarët kudo po bombardoheshin me një propagandë gebëlsiane se 4 dëshmorët u vranë nga vetë demonstruesit. Një mendje djallëzore, më e zezë se sa mendjet e ish-Sigurimit të Shtetit, ishte kujdesur deri në detaje që vrasjen e tyre ta konsideronte si akt të kryer nga opozita.

Një telekamera e instaluar enkas dhe me tendenciozitet diku tek zyrat e Kuvendit, filmonte në pozicion të pjerrët pjesën e derës hyrëse nga ana e kangjellave që atëherë rrethonin kryeministrinë. Një skenar për filma triller, që lexohej nga një dublant i neveritshëm në një televizion kombëtar, rrekeshe t’i mbushte mendjen miletit se dorë në vrasje kishte opozita.

Nuk mund ta fsheh se edhe vetë rashë preh e kësaj propagande të ndyrë. Mënyra se si televizioni kombëtar e paraqiste kronikën dhe argumentet që jepte ta linin një hije dyshimi se ai flokëbardhi pranë Ziverit kishte shtirë ndaj tij. E, si ai, logjika ta thoshte se ishte vepruar edhe për tri të tjerët.

Një lëmsh që të mblidhet në gjoks e të bllokon frymëmarrjen. Si është e mundur që një parti politike, opozita vetë, ta kryente këtë akt mizor? Po sikur ai flokëbardhi të ishte një i infiltruar i qeverisë dhe ta kishte kryer vrasjen pikërisht për të fajësuar opozitën? Qindra pyetje kam kaluar nëpër mendje në ato çaste teksa shihja televizionin kombëtar.

Por, si një mrekulli bujare ardhur prej Zotit, ende pa kaluar akrepat e orës 24:00, shfaqen heronjtë, tri burra dhe televizioni që përfaqësonin, me një kronikë historike. Të gjendur në kohën dhe vendin e duhur, gazetari Hoxha dhe operatori Daja dëshmuan një të vërtetë të tmerrshme, tronditëse, që i tejkalonte edhe vetë vrasjet. Heeeeejjj, qeveria, pushteti ekzekutiv, organizatore e një pushkatimi pa gjyq në Bulevardin e Dëshmorëve, nën peshën e rëndë të vrasjes, kishte gjetur sebepin për të shkatërruar opozitën. I vrava unë, por fajin do ta lë ty, kjo ishte domethënia. Oh ç’mënxyrë e padëgjuar në regjime demokratike. Edhe tani që po i shkruaj këto rreshta më rrëqethet mishtë.

Është e pabesueshme, është tragjike, është fundi. Paramendoni për një çast sikur Artani dhe Ervini të kishin shkuar për kafe, pas atij helmi që u hodh nga Garda për t’u bllokuar frymëmarrjen demonstruesve, e të mos na i kishin sjellë ato pamje. Paramendoni sikur edhe pas filmimit, këta të dy, me presidentin e tyre, të negocionin me qeverinë për të fshehur të vërtetën. Sot ata do të ishin nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, por nuk e bënë. U ngulën aty në studio dhe na dhanë atë kronikë mrekulli. Mrekulli sepse dëshmonte me zë e figurë dorën gjakatare që fshihej si skuth nën dritaren kryeministrore ku qëllonte drejt trupave të pafajshëm. Pas saj, nuk ishte më e vështirë të kuptoje se cilët ishin edhe autorët e tri vrasjeve të tjera. Ju të tre jeni heronjtë e asaj dite, duke nderuar edhe gjakun e të rënëve. Mirënjohje përjetë për ty Tani, Vini dhe Carlo. Edhe ty News24 i atyre kohëve të stuhishme. Pa ju, sot historia kriminale që kishte gatuar mendja djallëzore e një tirani, do ishte krejt ndryshe. Faleminderit!

(TemA)

17 komente në “21 janari, dita kur duhet të falënderojmë edhe Artan Hoxhën”

  1. MAJAKOVSKI says:

    Keni harruar edhe gezetarin qe morri plumbin ne dore qe per momentin ia harrova emrin dhe qe jeton jashte sot qysh nga ajo dite.

    1. Arbeni says:

      Ai nuk beri ndonje gjë thjesht u plagos dhe ja mbathi si burracak…

    2. besa says:

      Fatos Mahmutaj qe sot jeton ne Belgjike.

  2. Jimi says:

    Vertet ashtu eshte!

  3. Vjola says:

    Faleminderit vertete . Edhe une kam qene e shoqeruar me shume miq dhe jemi rrezuar .Me kriminelin dhe varrmihesin e ketij vendi mund te vriteshim te gjithe . Do Perendia jep llogari sa me shpejt . Sekuestro deri ne qindarken e fundit .
    .

  4. arbeni says:

    shume ok me ty “Shqipetar”, nuk ka intelektuale. Ja dakord me zomin Rama qe i quan KAZANE. Si ka mundesi qe gati 100% e gazetareve en live neper emisionet talkshow, nuk guxojne ta pyesin SB per vrasjet e 21 janarit ? Por i bojne sehir dhe i thone qe eshte lider etj etj dhe analizojne gjithe darkes digitalin e kryekrimineklit SB.
    Keta gazetare dhe intelektuale jane katıla te pa shpirt.
    Katil i pashpirt eshte Preç Zogaj, Ismail KADARE qe nuk kane KOQE te prononcohen ne mediat publike dhe te Thone te pakten: Duam drejtesi per 21 janarin e 2011.
    TURP TURP TURP !
    Mjere ne. Shpresojme edhe keta 6 muaj tek Edi RAMA me anen e vetingut edhe po qe se don men gel ne histori duhet me i shku deri ne fund drejtesise.

  5. Buqe says:

    Gazetari eshte Fatos Mahmutaj .nga Mallakastra

  6. vilsoni says:

    Edhe kjo foto me Sheshin e Kuq ne sfond…

  7. Lili says:

    Faleminderit nga zemrz,z,Artan Hoxha.Jam ndjere krenare per Ty,ate mbremje te gjakosur nga falangat vrasese te asaj qeverie.E meriton nje perqafim te ngrohte njerezor dhe medaljen e heroit te Shqiperise.Faleminderit.

  8. Dana says:

    Artan ,je heroi ynë ?

  9. ILYRIA says:

    Sal Berisha……..Sal Berisha…..Sal Berisha……..95 % e shqipetareve e neverisin kete Emer……
    Ai vete i kaloj vitet e tij…..se e shikon Burgun nga brenda , kjo per mendimin tim nuk eshte e rendesishme.
    Pasurite e Femijeve te tij duhet te sekuestrohen deri ne Centin e fundit……nuk jane vetem Femijet…..jane te shperndara ne shume drejtime……
    Ju jap nje sygjerim……nga MOSADI 5 te angazhuar dhe nga FBI po ashtu 5 te punesuar per Interes te Shtetit shqipetar……..
    Brenda Nje Viti , gati 3 Miljon shqipetar do te gezojne si kurre me pare ne Jeten e tyre………Sal Berisha dhe Banda e tij Familjare do te sekuestrohen Pasurite e tundeshme dhe te pa tundeshme…….
    dhe kjo mendoj une eshte shume me teper sesa Burg ……..e me the e te thashe……..
    TUNG

  10. quasar says:

    Tan Hoxha i vetmi gazetar qe meriton te mbaje ne qafe kredencialet e ketij profesioni. Pena top.

  11. Sheleaura says:

    gafa e gazetaris eshte qe per Artan Hoxhen eshte folur pak ai hero hero

  12. Titi says:

    Mos harroni qindra te dhunuarit e te rrahurit neper bulevard edhe kur ptotesta po mbaronte.

  13. Liri Kota says:

    Dora e zeze e diktatures vrau 4 persona te ndershem qe kerkonin Demokraci.

  14. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Une nuk falenderoj as Artanin dhe as Vrasesin Sali , por nuk falenderoj as kryetarin e kazanit Edvin.
    Te tre keto persona thojne 30% te verteta dhe 70% fallcitete, prandaj nuk i falenderoj asnjerin prej te treve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje