21 janari dhe drita në fund të tunelit të drejtësisë!

21 Janar 2019, 22:12Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Në ditën e përvjetorit të vrasjeve të 21 janarit, gjykatat shqiptare kanë shpallur fajtor, duke firmosur vendimin për dënimin e njërit prej liderëve kryesorë politikë në vend. Megjithëse vendimi kundër Kryetarit të PD Lulzim Basha, nën akuzën e shpifjes ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, nuk ka lidhje me vrasjen 8 vjetëve më parë të 4 qytetarëve të pafajshëm, ai përsëri ka një rëndësi të jashtëzakonshme për historinë e post komunzimit shqiptar.

Vrasjet ndodhën në 2011 në mes të bulevardit, në mes të Tiranës dhe në mes të ditës ndërkohë që po protestohej përpara godinës së qeverisë nga ku erdhën edhe të shtënat fatale, që dolën nga armët e punonjësve të Gardës së Republikës. Që nga ajo kohë, e deri më sot, drejtësia akoma nuk e ka thënë fjalën e saj. As ekzekutorët e vërtetë, as urdhëruesit e vrasjeve dhe as penguesit e drejtësisë për zbardhjen e këtij krimi shtetëror nuk janë hetuar. Nuk janë gjykuar. E mbi të gjitha, as nuk janë penduar. Familjarët e viktimave, thanë në këtë përvjetor, se kanë besim tashmë tek SPAK-u dhe BKH-ja.

Po pse ka rëndësi kaq të madhe atëherë, dënimi nga gjykata për shpifje dhe shpallja fajtor e Lulzim Bashës, më 21 janar 2019?

Së pari, shpallja fajtor dhe dënimi i Lulzim Bashës qoftë edhe me një masë simbolike (50 mijë lekë të reja), është akti i parë i pavarur i drejtësisë shqiptare, pas nisjes së reformimit të saj të thellë. Ky akt tregoi se reforma ka nisur që ta largojë politikën nga drejtësia. Ta largojë drejtësinë nga përdorimi dhe vetpërdorimi politik, si pjesë e një loje për tu imunizuar në kryerjen e pashqetësuar të akteve të tjera korruptive, që kanë çuar në instalizimin e kulturës së mosndëshkueshmërisë në Shqipëri. Në fund të fundit, në këtë rast, më shumë sesa masa e dënimit ndaj kryetarit të opozitës, ka rëndësi cilësia dhe simbolika që ajo bart.

Së dyti, shpallja fajtor e Lulzim Bashës dhe dënimi i tij nga gjykata e Tiranës, tregon se ende pa u reformuar plotësisht, sistemi i drejtësisë ka nisur që të funksionojë. Imagjinojeni pak pas disa muajsh e vitesh të tjera, kur e gjithë kjo “ngrehinë” e re të jetë futur në funksion të plotë, se çfarë vendimesh të tjera do të jepen kundër elitës politike të këtij vendi, që prej dekladash konsiderohet e paprekshme çfarëdo që të ketë thënë apo çfarëdo që të ketë bërë.

Së treti, funksionimi i sitemit të drejtësisë për të bërë drejtësi të vërtetë, do ti japi më në fund mundësi të gjitha pushteteve të tjera në këtë vend, që të bëjnë vetëm detyrën e tyre. Koha kur politika bënte edhe hetuesin, edhe gjyqtarin, edhe prokurorin, edhe shpifësin, edhe akuzuesin, edhe përbaltësin, edhe shiun, edhe erën, edhe veten, edhe Zotin pritet që të marë fund njëherë e përgjithmonë. Duke i dhënë mundësinë këtij vendi që të bëhet normal dhe kësaj shoqërie, të ketë shpresë. Të ketë shpresë se më në fund, gjyqtari do të jetë aq i drejtë sa ti fusi frikën fajtorëve të vërtetë dhe jo të pafajshmëve, më të dobtëve e të pambrojturve. Kjo do të thotë se sistemit i drejtësisë, është duke u çliruar më në fund, nga pengmarrja politike.

Së katërti, në të njëjtën ditë me përkujtimin e 8 vjetorit të vrasjeve të 21 janarit dhe dënimit të shefit të opozitës, Kryeministri ka deklaruar se janë bërë gati paditë kundër Presidentit të Republikës, për ato që ai i quajti një sërë shkeljesh nga mosdekretimi i propozimeve për ministrat e rinj. Padia/të kundër Ilir Metës do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese, pasi siç tha Rama, ai ka vepruar në kundërshtim me të gjithë traditën e deritanishme të asaj zyre dhe në kundërshtim me të gjithë paraardhësit e tjerë në krye të shtetit.

Në këtë mënyrë 21 janari i këtij viti, ka qenë jo thjeshtë dhe vetëm një piketë në përkujtim të viktimave të pafajshme të ekzekutuar në bulevard 8 vjet më pare. Por edhe një moment shprese, se edhe në Shqipëri, mund të shihet më në fund pakëz dritë në fund të tynelit të errët të drejtësisë. Kjo ditë shënoi edhe rifillimin e punës së Parlamentit për këtë sezon të ri politik. Por, më shumë sesa një vit politik, të gjithë po presion që 2019 të jetë një vit shprese për reformimin rrënjësor dhe nisjen nga puna, të SPAK dhe BKH. Institucione që pritet ta bëjnë shpejt politikën që të rrijë larg shpifjeve, fyerjeve, vrasjeve dhe krimeve të tjera të pushtetit a në emër të shtetit.

7 komente në “21 janari dhe drita në fund të tunelit të drejtësisë!”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    O SALI O LEGEN ! PRITE SPAKUN , SE PO VJEN !⚖️

  2. Claus says:

    Mashtrimi i madh me krimin makaber te opozites socialiste te kohes, nen drejtimin e Edi Rames, me 21 janarin 2011.Propaganda socialiste, ne stilin e themeluesve (serbo-sllave) te partise
    meme te tyre, bejne propagande me krimin e kryer nga po ata vete.Pak kronologji demaskuese: vetem disa jave me pare se te ndodhte protesta, ne dhjetor te vitit 2010, ish- kryeministri i
    kohes Sali Berisha paralajmeron publikisht Edi Ramen qe te heqe dore nga organizimi i nje proteste, qe sipas te gjithe te dhenave ishte ideuar, koncpetuar si e dhunshme dhe e pergjakshme;
    vetem pak ore para se te niste protesta e dhunshme e Partise Socialiste, mbremjen e 20 janarit 2011, ne emisionin Top Story te gazetarit Balla, Edi Rama shpall publikisht se diten e protestes
    do te kete gjakderdhje duke perdorur pikerisht keto fjale : ” Bulevardi Deshmoret e Kombit do te mbushet me kufoma , nese Sali Berisha nuk dorezon pushtetin”.Pak ore pas ketij kercenimi
    publik, ndodhi pikerisht ajo qe kishte deklaruar Edi Rama, por per fat te mire, nuk pati qindra apo mijera te vrare, ashtu sic deshironte Rama dhe socialistet, por vetem kater.Pak ore me pas protestes se pergjakshme te socialisteve, Ambasadori Arvizu flet per here te pare per nje “grup me nje axhende tjeter”, duke pasur parasysh me kete aradhen kriminale ne balle te protestes,
    qe kishte marre detyren per te shkaktuar gjakderdhje.Per kete grup kriminal, kishte punuar per jave e muaj te tere ne terren Sajmir Tahiri, duke i instruktuar sesi te vepronin, ne menyre qe gjakderdhja te ishte sa me e madhe.Me vone, kur socialistet erdhen ne pushtet, ky zoteri, krimineli Sajmir Tahiri, do te behej Minister i Brendshem, duke e kthyer ate ne nje organizate te
    mirefillte kriminale qe merrej me kujdestarine e kultivimit dhe trafikimit te hashashit shqiptar neper bote.Protesta e 21 janarit 2011 ishte nje proteste tipike naziste, jo fashiste, por, e theksojme NAZISTE. TE njejten gje paten bere edhe nazistet e Hitlerit ne vitin 1933, te cilet nje proteste qe duhej te ishte e zakonshme, e kthyen ne nje gjakderdhje, dhe te vraret me pas i shpallen martire…. njejte si me te vraret e 21 janarit ne Shqiperi 100 vite me pas.Protesta e nacional-socialisteve te Hitlerit ishte prologu i ardhjes ne pushtet te nazisteve ne Gjermanine e vitit 1933.Protesta e rilind-socialisteve te Rames ishte prologu i ardhjes ne pushtet te socialisteve ne Shqiperine e vitit 2013.Keto jane fakte. Kjo eshte e verteta e mashtrimit te madh. Kjo eshte e verteta e krimit te
    lemerishem, te ideuar e konceptuar me gjakftohtesi nga Rama dhe socialistet e tij.Por, ju vazhdoni avazin e propagandes.

    1. like says:

      mashtrimi me i madh eshte te thuash diten me diell se pushteti SB nuk i vrau.
      disa urdheruan
      disa egzekutuan
      njeri lavderoi per egzekutimin
      shume te tjere e mohuan
      shume te tjere e pergenjeshtruan
      te tjere e perligjeruan…
      kishe ngelur mangut edhe ti per ha rihistorizuar njesoj si u be me ardhjen e demokracise ne RPSSH

  3. Idhunuari says:

    O gazetar kazani ky nuk eshte denim per lulin. Lulit i duket se po i jen nje rreckameni lek me vendim gjykate, kjo eshte nje loj kurvash nga drejtesia, politika e ju media kazani

  4. Lennard says:

    SPAK-u do te vije per te gjithe Gjynahqaret:Per Sali Kriminelin ,Like Floririn ,Lul Sumkapucin,Mona Baxhellen dhe vete Ramen qe po e ben Lesh e Li. dhe po rri inaktiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje