Nga Pandeli Bardhi
Në vazhdim të shprehjes që e tha vetë Presidenti “me qetësi por pa dashuri” vetvetiu, mëndja të shkon që përderisa vendi i dashurisë është “bosh” kush tjetër mund ta zërë atë, përveç urrejtjes, inatit dhe hipokrizisë?
Njëri antar i çiftit presidencial kërcëllin dhëmbët me “degën e ullirit” në gojë, tjetra ka marrë një pozicion me “hanxhar në dorë!
Inati, urrejtja dhe frika që ka pushtuar Presidentin nuk mund të fshihen prapa “perdes” së qetësisë që shtiret si i tillë. Megjithëse Presidenti ka mbi një vit e gjysmë në këtë detyrë, vetëm kohët e fundit ka filluar të lexojë Kushtetutën, por jo ta zbatojë.
Për të treguar që ai e zbaton nen për nen Kushtetutën, e merr me vete ngado që shkon bile edhe nëpër studiot televizive, kur dikur shprehej “me qetësi e dashuri”, dukej sikur nuk ishte shumë e nevojshme Kushtetuta dhe sot që i ka ikur dashuria, duket sikur Kushtetuta ka zënë vendin e dashurisë në aktivitetin e tij si President. Kushtetuta e përcakton qartë që “Presidenti është “simboli i unitetit”.
Por, a mundet që një njeri, qoftë ky edhe President, të punojë për forcimin e këtij uniteti aq shumë të nevojshëm veçanërisht në kushtet e sotme kur partitë dhe politikanët e këtij vendi po “hanë njëri tjetrin”?
E bëjnë këtë jo se ju “dogj barku” për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për t’i bërë “varrin” njëri tjetrit! Në studion e të “pa ekspozuarve” Presidenti dukej sikur fliste me qetësi, por nuk ishte aq i qetë e ca më pak “me dashuri”, sepse edhe inati i tij dukej sheshit, edhe djallëzia gjithashtu.
Këto duken përditë jo në studion e të “paekspozuarve” sepse për këtë janë të mjaftueshëm Rakipët e Lubonjat, por më së shumti, duken në “studion e përditshme apo Studion e të ekspozuarve” të Presidentit. Si mundet të jetë ai i qetë, kur gënjen hapur që nuk ka lidhje me Balilët e tij?
Ku e gjen “Eskobari” atë forcë që të zgërdhihet para trupit gjykues, kur një fakir fukara dridhet nga ndëshkimi edhe për faje apo gabime ordinere? Si mund të jetë ai i qetë në një kohë që po shpejton ngritja e strukturave të SPAK-ut dhe BHK-së? Në firmën e tij të kohëve të fundit për dekretimin e Kryeministrit si ministër të Jashtëm, thotë që “shmanga një krizë institucionale”!
Më shumë se kushdo tjetër, këtë hipokrizi të tij ja hedh poshtë “gjysma” tjetër Monika, e cila bën thirrje për revolucion, për protesta e për ahengje, pra për një destabilizim mbarëkombëtar. Edhe me Monikën, Presidenti bashkëshort nuk ka bërë të mundur të jetë “Simbol uniteti”!
Më shumë se kushdo, atë e njeh Monika, e cila, si bashkëshort që e ka, e njeh më nga afër. Ajo thotë: “Iliri është i drunjtë me mediat, ai nuk shprehet, ai është i ngurtë”! Kur them që Monika e njeh më mirë nga kushdo tjetër, kam parasysh që ndërsa ai është në studion e të “paekspozuarve” ajo është “djallëzia e tij e “ekspozuar” në jetën e përditshme.
Mundet që bashkëshorti i saj të jetë “i drunjtë”, por si mund të jetë i tillë edhe kur kërcënojnë fëmijën e tij dhe nuk merr urdhër mbrojtje nga gjykata, por e dërgon atë në Angli në kolegj?
Me çfarë të ardhurash i dërgon Monika atje fëmijët e saj, në një kohë që një qytetar jo fukara por mesatar, i duhet të shesi shtëpi e katandi dhe nuk mund të shkollojë qoftë edhe për një vit një fëmijë?
Cilin kërkon të përloti Monika, kur thotë që: “Nuk mund të gënjej e të them që nuk kam para për të marrë bukën apo për të paguar energjinë elektrike, por edhe e pasur nuk jam”.
Jo, thoni çfarë të doni Monika, por vetëm mos kujtoni që ju besojnë. Ajo ç’ka është e besueshme, ju e keni humbur toruan dje për këtë, keni arsye të fortë, por lavdi Zotit, të vijë një ditë e të jepni llogari. Flisni çfarë të doni Monika, por vetëm mos kujtoni se ju besojnë, përkundrazi tek qytetarët shkaktoni ilaritet! Është e vërtetë apo gënjen Monika?
Monika shprehet se nuk ka asnjë grimë besim në këtë shtet, në këtë drejtësi ku vetë bashkëshorti i saj është edhe Kryetari i KLGJ-së, si mundet të ketë besim tek drejtësia qytetari i thjeshtë? A e kuptoni Monika se ku keni arritur?
Vetë jeni në krye të shtetit, dhe nuk keni asnjë grimë besim tek ai! A ka mundësi qytetari i thjeshtë të shkojë në ndonjë kolegj në Angli kur kërcënohet jeta e tij? Shumë pyetje të tjera mund të ngrihen sepse shumë anë të errëta ka çifti presidencial.
Monika nga ana e saj bën thirrje për një “revolucion për përmbysje me dhunë të kësaj qeverie, tërheqjes zvarrë të këtij Kryeministri”!
Revolucionet Monika, nuk bëhen që të shembin një sistem të korruptuar deri në fyt dhe të sjellin një sistem edhe më të korruptuar! Kjo është ana e “revolucionit” dhe e marshimit të tij. Edhe ana e armatimit luftarak të forcave pjesëmarrëse është e zgjidhur, por pyetja që shtrohet, është: “Për çfarë arsye do të ngrihen këta “të munduar”, këta të vuajtur deri në palcë, përderisa të gjithë këtyre “Krerëve revolucionarë, ja kanë “pirë lëngun” ku njëri është më hajdut se tjetri, më mashtrues se tjetri?
Të ngrihen masat në revolucion si një “bllok” i vetëm që “Krerët e revolucionit’ të vjedhin me “bllok” në dorë? E pamundur kjo. Po të ngrihen për këtë, “revolucioni” do të dështojë ende pa filluar. Ndër krerët “revolucionarë” siç është çifti presidencial, njerëzit poshtë kanë shumë për të mësuar.
Ata duhet të dinë që kur qan “revolucionarja” me gradë shkencore që si Doktore që është, i shpjegon aq bukur gjërat jo vetëm të habit, por edhe të lotosh. Për gradën e saj shkencore me plagjiaturë, asnjë fjalë nuk thotë, që ndoshta e besojnë! Para pak ditëve, ajo i bëri të gjithë të lotojnë, edhe Norën, edhe Klajdën, edhe Vasilin edhe Kërpacin, edhe Shezon…
Në studion televizive edhe vetë ajo lotoi, aq sa e detyroi edhe drejtuesen e emisionit të lotojë, por edhe gazetarët e tjerë pjesëmarrës me zor i mbajtën lotët. Ah Shqipëri në ç’duar keni rënë, që edhe “hasmin” të mos e shohësh në duart e këtyre drejtuesve të politikës që sa vjen e bastardohen.
Askush Monika nuk e ka mendjen të bëjë revolucion e aq më tepër kur bëni thirrje juve dhe Luli si “karta të djegura”! Njerëzit e thjeshtë e kanë mendjen t’ja mbathin një orë e më parë dhe jo të bëjnë revolucion.
E po ç’ them?! Ti ke thene bukur esencen.
Plotesisht te sakta ?
Populli nuk eshte aq budalla te ngrihet ne “revolucionin”e lulit,mones,likes.sepse eshte e qarte se ata po mundohen te destabilizojne qe te shpetojne lekuren e tyre.
Duhet durim derisa te krijohen assetet e drejtesise qe sali serbi I shkaterroje, per te vendosur cdo gje ne vend.
Jetoj ne angli prej 21 vitesh dhe parate e ilirit e mones jane investuar ketu me mafien qe ksne ngritur.
A vertete besohen keta mostra qe gjoja perloten ?
Mafia eshte ngritur ne media e cdo ambient per tju mbajtur peng.
Qeveria Rama duhet ndihmuar te punoje per permiresimin e jetes,asgje nuk behet sa hap e mbyll syte por durim dhe mbeshtetur.
Fuck off ilir meta, Mona,lulush e sale????
Dy kurvat ….
Ti paske degjuar por une e di edhe vendin ku është investuar,në qendër te Londres,në pjesen me te kushtueshme në Myfair .Nje miku im skraparli me tha njehere kur ishim duke pire nga nje gote birre disa metra larg hotelit:Ketu vjen Mona dhe luan në kazinon që ndodhet në katin e pare te hotelit .Bej nje xhiro aty dhe pyet se gjendet lehte.