Nga Arben Isaraj
Delegimi i kompetencës nuk ështē i njējtē me Autorizimin për lëshimin e plotēfuqisē apo kredencialeve.
“Autorizim” për lëshimin e plotfuqisë /kredencialeve, sipas Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare dhe jo Kushtetutës, është autorizimi që Presidenti i Republikës ose Kryeministri i jep ministrit të Punëve të Jashtme për lëshimin e plotfuqisë /kredencialeve, nënshkrimin marrëveshjeve ndërkombëtare ose pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare, ku duhet të votojnë apo të nënshkruajnë aktet finale të konferencës.
As më shumë e as më pak, Autorizimi për lëshimin e plotfuqisë /kredencialeve, ndjek formën dhe përmbajtjen e një Prokure Noteriale ku i përfaqsuari shfaq vullnetin e tij për tu përfaqsuar nga dikush tjetër me një objekt të përcaktuar dhe Noteri e vërteton këtë vullnet.
Nuk është turp të jesh Noter i shtetit.
Turp është kur nuk zbaton Kushtetutën dhe Ligjin, me shpresën idiote se je kushtetueshmërisht i papërgjegjshëm për aktet e kryera në ushtrim të detyrës.
Kesaj i thonë të vesh pikën mbi i . Na çane trapin expertët demode që nuk patë bythë dhe koqë të analizonin shkeljet flagrante dhe antishqiptare të Salës, Nishanziut dhe Skraparlliut