Në zgjedhjet e reja me Kodin e vjetër?!

25 Janar 2019, 21:01Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Pas shumë diskutimeve e akuzave, midis forcave politike të pozitë-opozitës, lidhur me nisjen e Reformës Zgjedhore dhe përmbushjen e rekomandimeve të lenë nga OSBE/ODIHR, më së fundit  është marrë vesh se gjithçka ka qenë një lojë “hidh e prit” e sajuar. Me të vetmin qëllim  për të bërë të preokupuarin për ndërmarrjen e një nisme aspak të dëshiruar e të shtyrë me lezet deri në çastin kur afati deri në mbajtjen e votimeve të 30 Qershorit 2019 të vlerësohej si i pamjaftueshme.

 Çast ky që ka ardhur, gjë që e ka lajmëruar të dielën (dt.20 janar 2019, ne një prononcim për TCH) ish kryetari i KQZ-së Denar Biba, me deklarimin se koha për ndryshime ne Kodin Zgjedhor nuk mjafton dhe në Zgjedhjet vendore do të shkohet me Kodin e vjetër.

Para Bibës të njejtën konfirmoi  Monika Kryemadhit, kryetarja e LSI-së, nga tryeza e emisionit “Open” kur u shpreh në ligjëratë të drejtë se në vendoret 2019 do të shkohet me Ligjin e vjetër zgjedhor çka don të thotë se nuk do të ketë Reformë Zgjedhore, por nuk do të ketë as reflektim për realizimin e detyrave të shtëpisë të lena nga OSBE/ODIHR. Detyra që, në fakt, datojnë të lëna më parë se zgjedhjet e Përgjithshme parlamentare të Qershorit 2017. Madje edhe se ato të viteve 2015 e 2013.

Pas përfundimit të secilit prej proceseve zgjedhore të pas 2008, kur Berisha e Rama nënshkruan marrëveshjen e etiktuar si e “tradhëtisë ndaj aleatëve”, krahas vlerësimit të standarteve të arritura OSBE/ODIHR kanë artikuluar edhe detyrat e të ardhmes. Përmbushja e të cilave do të shëronte plagët e të shkuarës, ku manipulimi i votimeve ka qenë më problemori, por dhe do ti përafronte proceset zgjedhore me standartet e një shoqërie të vërtetë demokratike.

Gjë që nuk ka ndodhur deri më sot pasi klasa politike përherë i ka shtyrë ndryshimet në Kodin zgjedhor, megjithse pas përfundimit të zgjedhjeve është zotuar për të kundërtën.

Kështu ndodhi edhe pas përfundimit të votimeve të Qershorit 2017, të cilat nga OSBE/ODIHR u vlerësuan të qeta, jo të lira e të blera. Me të njëjtat problematike si dhe homologet e mëparshme të zhvilluara po me të njëjtin Kod të vjetër, që ligjëron një system, i cili nuk garanton liri votimi, por stimulon manipulimin. Që ti jepet fund këtyre praktikave OSBE/ODIHR rekomandoi 23 pika dhe ndryshimin e Kodit të vjetër zgjedhor në mënyrë që në zgjedhjet e radhës (kupto vendoret e 2019), të shkohej me Kod të ri, brenda të cilit të inkorporoheshin dhe pikat e rekomanduara. Për të cilat Edi Rama, i ricikluar si kryeministër, u zotua se do ti bënte realitet brenda afateve, në bashkëpunim me opozitën. Mirëpo kjo nuk ndodhi dhe sakaq çelja e vitit elektoral 2019 e gjen vendin po me Kodin e vjetër, megjithse nga zotimi i Ramës ka kaluar më shumë se një vit.

Lajmi i dhënë nga TCH  të hënën fliste për mbledhjen e Parlamentit në Seancë të Jashtëzakonshme me rend të vetëm dite miratimin e draftit të ndryshimeve të Kodit të vjetër brenda vitit në ikje 2018.  Nëse kjo do të ndodhë është lajm i mirë dhe jep shpresë për një proces votimi të mbarë. Në të kundërt, pra nëse votimet e 30 Qershorit do të zhvillohen me Kodin e vjetër është më mirë të mos mbahen, pasi është e sigurt se do të fitohen nga më të fortët e politikës.

4 komente në “Në zgjedhjet e reja me Kodin e vjetër?!”

  1. Akilea says:

    E kush i do nga keta lapangjozet e politikes zgjedhjet e lira e te ndershme. Harroji keto endrra gazetar i repsektuar.

  2. lalai says:

    yyyyypppppp Xhovi Xhixhi. Koja nonen shqipe…kush pjerdhe per zgjedhje ktu nalbanistan…ec perpara edvin rama ja ke shkue ene sal berishovicit… votojme svotojme ne edvini me lal erin jane fitimtar plako…

  3. ore njerez as pd as ps nuk duan kodin zgjedhor ta ndryshojne ! kete e tha agron duka qe ka llogjike te ftohte ! megjithate ne zgjedhjet lokale eshte maxhoritar por duhet numerim elektronik qe mos tja lene numerimin militanteve ! nuk lejojne parti te reja keto forca te vjetra ! duan tja hypin me rradhe popullit ! nje here ps pastaj pd ! duan te rrembejne te vjedhin ! mis votoni per keta qener

  4. naimi says:

    Meqe ra fjala ato numeruesit qe ndane votat e LIBRA-s, dy ju, dy ne, nje keta dhe nje ajo, sa u denuan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje