"Maqedonia Veriore", Greqia voton marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro

25 Janar 2019, 14:39Rajoni TEMA

Parlamenti grek i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së Prespës, duke e votuar me 153 vota pro.

Ndërkohë 143 deputetë të opozitës kanë votuar kundër.

Votimi i ka paraprirë një debat tre ditor i përcjell me akuza të shumta mes deputetëve të partisë së kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe atyre të Demokracisë së Re, të cilët marrëveshjen e vlerësonin të dëmshme.

Janë mbajtur edhe protesta të shumta nga grupe të ndryshme të cilat të enjten në mbrëmje dogjën edhe flamurin maqedon.

Pas votimit të marrëveshje, parlamenti grek duhet t’i njoftojë shtetet anëtarë të NATO-së se tërhiqet nga bllokimi i pranimit të Maqedonisë në NATO.

Me marrëveshjen Maqedonia ka ndërruar emrin në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 17 qershor 2018 në Prespë, me të cilën mbyllet “konflikti” 27 vjeçar mes dy vendeve. (TemA)

 

1 komente në ““Maqedonia Veriore”, Greqia voton marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro”

  1. zenelaj says:

    Shqiptaret koktrashe e votuan kete marrveshje pa e kuptuar ose ja u mbyllen gojen me shuka lekesh,se ku flinte lepuri Ska me asnje shans tani qe territoret shqiptare ti bashkohen shqiperise ose kosoves.Cipras i bindi greket per rrezikun e shqiperise se madhe ,dhe keta legenat politikane tanet e pershendesin.O balo te hengert tenja thone leberit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje