Në një deklaratë të shkurtër për një televizion kroat Talat Selmani tha se pensionistët dembelë po e shkatërrojnë shëndetësinë. «Ushtrohuni, nënën…» – me këtë shfryrje ai u bë hit në mediat sociale kudo në Ballkan.
Para pak ditësh Talat Selmani u ndal para një mikrofoni të një televizioni kroat dhe shpjegoi se gripi nuk ekziston. Dhe mendimit të tij i ra vulë me këtë fjali, që këtu po e japim së pari në kroatisht: «Sramota, penzioneri su uništili zdravstvo. Boli me ruka, boli me noga, sve me boli… Vježbaj, pi**a ti materina!» («Turp, pensionistët e shkatërruan shëndetësinë. Po më dhemb dora, po më dhemb këmba, gjithçka po më dhemb… Ushtro, nënën…». Pastaj Selmani tregon se është 82-vjeçar dhe nuk ka qenë kurrë te mjeku. (https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=jJVU2C4l9IY)
Brenda katër ditëve paraqitja televizive e Talat Selmanit është shikuar mbi 450 mijë herë në YouTube. Gazeta kroate «Jutarnji list» shkruan se pensionisti vital është nga Shqipëria. Por, burime shqiptare nga Zagrebi thonë se Selmani vjen nga fshati Reçan i Maqedonisë. Ai ka ardhur në Zagreb në vitin 1960. Ka punuar në telekom dhe i ka kyçur shtëpitë në rrjetin telefonik. Kështu ai e ka njohur gjithë Zagrebin. Krahas kësaj pune Talat Selmani thotë se ka qenë edhe maneken (model). «Jo vetëm maneken, por i pari maneken në Jugosllavi. Kam punuar për reklama të Varteksit, Kamenskos, kam reklamuar ushqim, pije, në një reklamë kam luajtur rolin e sheikut për ish-hotelin Interkontinental, që tani quhet Esplanade». Disa reklama ai thotë se i ka xhiruar edhe me gruan e tij, të cilën e quan gruan më të bukur në botë. «Qe 55 vjet jemi të martuar dhe kemi një djalë, i cili po ashtu është më i bukuri në botë. Dhe një nip. Ai që tani, me 5 vjet, është burrë i vërtetë, dhe më i bukuri në botë».
Për mediat kroate Talat Selmani ka dhënë edhe këshilla si duhet mbajtur veten mirë dhe me shëndet të plotë. Ai thotë se kur të zgjohesh në mëngjes, menjëherë ushtro në krevat. Pak me duar, me këmbë, pastaj kur të çohesh shko në banjë dhe fresko gjoksin me ujë të ftohtë, pastaj vishu dhe shko për të ushtruar, jo vetëm të ecësh, por edhe të vraposh, kërcesh, të meditosh në natyrë – dhe ha çfarë të duash, përjetësisht do të jesh i shëndoshë. Kjo është receta e Talat Selmanit. Sipas «Jutarnji list» Talat Selmanin e njohin shumë njerëz që e mbajnë mend Jugosllavinë dhe reklamën për «Pitralonin» (një ujë që përdorej pas rrojës). (dp)
Vetem gomeret nuk thinjen dhe budallenjte nuk semuren!
ik more alien me idiotizmat e tua! Ky shimpaze kujton se kanceri, hemoragjite cerebrale, alzheimer, demensa, osteoproza, frakturat e kockave, tensioni i gjakut, etj, etj, “do te trokasin ne dyert e pensionisteve” dhe “do pyesin” sa “a deshirojne te behen pjese e organizmave te tyre”!!!!!
Kujton se eshte i pavdekshem ky jevg maqedonas??!! Cfare te sjell minuti nuk te sjell viti, prandaj mire eshte me shume te mbllacitesh se sa te flasesh!
Mosha e trete ka punuar dhe ka paguar siguracionet nje jete te tere, keshtu qe eshte jo vetem e drejte e tyre, por edhe detyrim i shtetit tu sherbeje deri ne “udhetimin” e tyre te fundit!
Ai eshte shqiptar bir shqiptari po ti qe je jevg pa identitet si do ja besh. Te vjen keq, por ai thote nje te vertete te madhe! Njeriu duhet te jete aktiv, sepse 90% e semundjeve parandalohet nga aktiviteti. Kete e thote shkenca.. Por ketu po flasim per njerez normal, jo per ata jevgjit dembel qe ti i quan grek, qe jetojne me parat e puntoreve gjerman, se vet s’kane paguar asnje cent ne skemat e sigurimit, se i hanin sufllaqe.
Klimax,o Zagar,puno diçka se me 300 Eurot e Janulles
Nuk të mjaftojnë tani e lëre më kur të dalesh në penzion.
Ka shume madje dhe doktore qe thone qe gripi nuk egziston.Egzistojne vetem kimikatet tosike qe trupi I merr qe kur lind deri sa vdes. perqendrimi toksik ne trup dekadat e fundit sipas tyre eshte rritur 150 here me shume se para 100 viteve per shkak te ndotjes, shkarkimeve industrial , gazrave qe dalin nga djegjet e sistemit me djegje te makinave , , perdorimi I ushqimeve me qindar lloj prezervativesh e kimikatesh nga me te ndryshme e tjera.Mikrobet dhe viruset jane kurdohere te pranishme dhe intensifikohen kur shkalla toksike dobeson imunitetin e trupit per te eliminuar keto bakterie dhe keshtu fillon gripi dhe mjafte semundje te tjera..I urojme zoterise pleqeri active te mbare..
Nuk e ka keq plaku. Ai flet per filozofine e te jetuarit. Cohu, leviz, puno, vrapo dhe ushqeu natyrshem te konsumosh ushqimin qe ke marre. Keshtu ka jetuar njeriu historikisht dhe ka qene I forte e I shendetshem. Me uljen e levizshmerise nisi dhjamosja, u shtuan semundjet dhe vdekshmeria.