Prej mëngjesit të së mërkurës janë dëgjuar tonet e larta të ligjvënësve grekë, pasi kanë filluar në Parlamentin grek procedurat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.
Pasi ka marrë miratimin e kryetarëve të komisioneve të Parlamentit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes diskutohet nga deputetët e të gjitha partive në një klimë të polarizuar politike.
Marrëveshja pritet të votohet deri në datën 25 Janar dhe situata që paraqitet në Parlament, ku partitë e vogla kanë filluar të shpërbëhen dhe shumë aleanca janë thyer, duket se prodhon 151 vota të shumicës së duhur për ratifikimin e saj.
Përveç 145 deputetëve të SYRIZA-s, në favor të marrëveshjes janë deputetë të POTAMI-t, Grekëve të Pavarur (ANEL) si dhe deputetë të shkëputur tashmë nga partitë e tyre.
Bëhet fjalë për një moment historik, pasi për më shumë se 26 vjet Athina dhe Shkupi nuk kanë pasur thuajse aspak dialog për të zgjidhur çështjen e emrit të fqinjit verior të Greqisë dhe kjo ka sjellë si rezultat izolimin e IRJM dhe pengesa në rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.
Ndërsa një pjesë e mirë e opinionit publik nuk është aspak dakord me këtë marrëveshje, qeveria Tsipras, që ka filluar një fushatë informimi për të mirat e saj, beson se është një model paqeje në rajon, shembull edhe për vendet e tjera.
Megjithëse marrëveshja mund të aprovohet edhe me më pak se 151 vota, kryeministri grek kërkon që të paraqesë para grekëve, por edhe para opinionit ndërkombëtar, faktin që ratifikimi u krye me shumicën e duhur parlamentare.
Ndërkohë, Demokracia e Re që po përdor për politikën e saj opozitare pikërisht marrëveshjen, duke theksuar se kabineti Tsipras po shet historinë dhe emrin e Maqedonisë, thuhet se do të përdorë edhe “armën” e fundit që ka në dispozicion, një mocion mosbesimi për qeverinë.
Vetëm para disa ditësh, qeveria Tsipras kërkoi dhe fitoi votëbesimin e Parlamentit kur partia aleate Grekët e Pavaruar ka deklaruar se shkëputet nga koalicioni udhëheqës, për shkak se ishte kundër Marrëveshjes së Prespës.
pithikakia tourkalvanoi,c’pune keni ju se c’behet ne kuvendin grek!!??
ouuuuuuuuuuussssssssssttttttttt, merruni me kuvendin turk…………
Kryetar i Kuvendit : Nikola Vuci (arvanit nga Tripoli i Morese – Peloponez)
Kryeminister : Aleks Cipra (arvanit nga Arta – Epir)
Kryetar i Republikes : Prokop Pavlopuli (arvanit nga Mesinia – Morea)
Kuvendin e shqiptareve (arvaniteve) ne Greqi duhet te thuash pra!
Keshtuqe natyrisht qe kemi shume interes se c’thone e c’bejne vellezerit tane te nje gjaku atje (arvanitet dhe vllaho-arvanitet) ne kundershtim me armiqte atje, turqit (pontet, karamanlinjte, kapadhokinjte).
Vellezerit tane te nje gjaku do e miratojne emrin Makedonia Veriore, per hir te vellezerve te tyre shqiptare atje dhe ketu ?
Kryetar i Kuvendit : Nikola Vuci (arvanit nga Tripoli i Morese – Peloponez)
Kryeminister : Aleks Cipra (arvanit nga Arta – Epir)
Kryetar i Republikes : Prokop Pavlopuli (arvanit nga Mesinia – Morea)
Kuvendin e shqiptareve (arvaniteve) ne Greqi duhet te thuash pra!
Keshtuqe natyrisht qe kemi shume interes se c’thone e c’bejne vellezerit tane te nje gjaku atje (arvanitet dhe vllaho-arvanitet) ne kundershtim me armiqte atje, turqit (pontet, karamanlinjte, kapadhokinjte).
Vellezerit tane te nje gjaku, do e miratojne emrin Makedonia Veriore, per hir te vellezerve te tyre shqiptare atje dhe ketu ?