Shqipëria dorëzon pamjet e arratisjes së Gruevskit

25 Janar 2019, 09:44Rajoni TEMA

Në Maqedoni vijojnë hetimet për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Pritet që autoritetet shqiptare t’u dorëzojnë sot hetuesve maqedonas materialet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së pikëkalimeve mes dy vendeve.

Siç raporton INA, prokurori publik, Lubomir Joveski, është shprehur për TV21 tha se deri tani janë mbledhur disa të dhëna në lidhje me arratisjen e Gruevskit drejt Hungarisë.

“Unë pres që kjo pjesë e ndihmës juridike ndërkombëtare, përkatësisht dorëzimi i incizimeve do të bëhet sot ose nesër (24 dhe 25 janar), sepse dy personat tanë zyrtarë gjenden atje që t’i marrin këto materiale”, tha Lubomir Joveski.

Rreth 20 persona kanë dëshmuar deri tani në lidhje me këtë çështje, ndërsa 4 të tjerë pritet të merren në pyetje. Hetuesit maqedonas thonë se është herët për të folur për ndonjë zyrtar që mund t’i ketë dhënë një dorë në arratisje ish-kryeministrit të akuzuar për korrupsion në vendin e tij.

Gruevski u arratis nga Maqedonia pak muaj më parë. Ai kaloi nga Shqipëria dhe udhëtoi drejt Hungarisë, ku është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje