Bleu makinën 600.000 lekë dhe e shiti pas një viti 20.000 euro: KPK zbardh arsyet e shkarkimit të kryegjyqtares së Vlorës

26 Janar 2019, 07:24Politika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur të gjitha arsyet se pse pak kohë më parë vendosi të shkarkojë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj.

Për Liçajn, KPK ka kryer hetim vetëm për kriterin e pasurisë, ku komisionerët e vetingut kanë gjetur një sërë shkeljesh.

Shkelja më interesante që bie në sy në vendimin e zbardhur të KPK është fakti që ish-gjyqtarja Liçaj ka blerë një automjet 600.000 lekë në vitin 2009, ndërsa pas një viti e ka shitur për shumën 20.000 euro, pra 3 herë më shtrenjtë.

“Në deklaratën periodike të vitit 2009 subjekti i rivlerësimit ka deklaruar: Pronësi të “B/shortit të subjektit, blerë autoveturë tip “Benz – Mercedes”, datë 10.08.2009.

Burimi i krijimit: Nuk është përmendur. Vlera: 600,000 lekë. Pjesa takuese: 100 %.

Në deklaratën periodike të vitit 2010 subjekti i rivlerësimit ka deklaruar: Pasuri të B/shorti të subjektit, shitje autoveturë, tip “Benz – Mercedes”, datë17.08.2010. Vlera: 20,000 euro. Pjesa takuese: 100 %”, thuhet në vendimin e KPK.

Alma Liçaj i ka dhënë sqarime trupës gjykuese se shitja kaq e shtrenjtë e makinës vjen për arsye se ajo ka investuar në automjet.

Por investimet Liçaj nuk i provon me dokumente ligjore.

Subjekti i rivlerësimit është përgjigjur se në momentin e blerjes, këto automjete janë blerë me çmim të ulët dhe të favorshëm, për shkak se janë blerë në gjendje jo të mirë teknike dhe kanë pasur nevojë për shërbime.

Pas blerjes së tyre, nga ana e blerësit M. L. iu janë bërë shërbime të nevojshme, lyerje etj dhe nuk janë përdorur, pra nuk kanë pasur normë amortizimi, për shkak se bashkëshorti im ka pasur automjet tjetër.

Subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë me dokumentacion ligjor shpenzimet që ka bërë për këtë mjet, shpenzime të cilat kanë sjellë rritjen e vlerës e tij me rreth 4.5 herë më shumë se çmimi i blerjes ose rreth 15,000 euro më shumë.

Komisioni arrin në përfundimin se shitja e autoveturës me çmim 3 herë më shumë se çmimi i blerjes në të vërtetë përbën veprim financiar të pajustifikuar”, ka sqaruar në vendim KPK.

Alma Liçaj po ashtu kishte probleme edhe me justifikimin e një ndërtese me sipërfaqe 120 m2, një apartamenti banimi në Vlorë dhe një apartamenti banimi plus vendparkim në Tiranë.

9 komente në “Bleu makinën 600.000 lekë dhe e shiti pas një viti 20.000 euro: KPK zbardh arsyet e shkarkimit të kryegjyqtares së Vlorës”

  1. Kalec Dega says:

    pse i bini ne qafe kesaj viktime te sistemit…merreni me ushtaret , nderkohe peshkaqenet /gjeneralet Sali,Meta,Rama,Lulu po tallin ka rt me ju, milet ndyrak pa shtylle kurizore…..

    kjo puna e kesaj te korruptuere, si puna e asaj , qe i japin popullit ndonje kocke qeni dhe mileti kenaqet…..

  2. sapa says:

    Ne cdo vend te botes do ishin mbushur rruget me gjak politikanesh te korruptuar.Por jo ne shqiperi!

  3. vlora.vlora says:

    baxhella e vlores shtypjani koken asaj dhe familjes se saj

  4. wow says:

    cudi ketyre u ka pjelle dhe pula dhe kendezi.

  5. bushtrat e kazanit mediatik says:

    mos bllokoni komentet…o fshataret e mero gelbazes

  6. Fatosi says:

    Si puna e Almes ka shume ne systemin e drejtesis ,dhe po nuk u pastruan , nuk mund te eci perpara ky shtet
    Ajo ka vjedhur popullin duke ja bere cdo process gjyqesor shume te veshtire dhe te pa mundur ,kurse duke ju dhene leke ? ajo e bene cdo gje te lehte
    Ky ishte sistemi I drejtesis qe kishte krijuar Sali Berisha me Com. Korupsion do te kete ! por jo ne kete fare forme qe ishte krijuar nga keta djajt e drejtesis Krimineli , Hajduti,Kontrabandisti,Drogaxhiu, e kane vendin ne burg ,dhe jo jashte sic keta gjykates dhe prokuror kane bere
    Prandaj le ta pesojne keta ( qe I gjykojne ) ne vendin e tyre
    Bravo keshtu te behet me te gjithe, te shporen shumica e gjembave dhe te dalin trendafila ,por qe dote vazhdoje te kete tek tuk e dhe gjemba

  7. Roland says:

    Me siguri do jete anetare e lesh e lise ….shurra..!!

  8. Bambi says:

    Hahaaa. Gruaja e Met mashtruesit.
    Si tha Qazim Mlleti. Edhe une po vajta per 2 jave ne burg do behem kamunist.
    Edhe vajza me e mire ne bote po te ishte, me nje burre si Meti do behej kryemashtruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje