Si u ekzekutua Edip Tërshana, intelektuali i njohur antifashist dibran pas promemories së famshme që i bëri Enverit nga burgu

26 Janar 2019, 09:16Politika TEMA
Si u ekzekutua Edip Tërshana, intelektuali i njohur antifashist dibran pas

Eksluzive/ Publikohet dokumenti i 21 nëntorit 1947, i Gjykatës Ushtarake të Elbasanit me funksione në Peshkopi, mbi dënimin e të ashtuquajturit “Grupi i intelektualëve me në krye Edip Tërshanën, Jani Konomin dhe Hysni Alimerkon, ku n ë vendimin e gjykatës thuhet: “Të pandehurve kanë qenë të lidhur prej kohe dhe anëtarë të organizatës terroriste të ashtuquajtura Parti Demokratike, Socialiste, Ball, Legalitet e të tjera”

Nga Spartak Topallaj, TemA

Që me ardhjen e tij në pushtet në fundin e nëntorit të vitit 1944, e deri në fundin e 1990-ës, regjimi komunist i Tiranës filloi dhe vijoi në mënyrë lineare, goditjet me arrestime, burgime, ekzekutime dhe internime ndaj të ashtuquajturve grupe armiqësore, të cilat në pjesën më të madhe të tyre i inskenonte vetë me anë të Sigurimit të Shtetit. Një gjë e tillë rezulton të ketë ndodhur edhe plot 51 vjet më parë, në 21 nëntorin e vitit 1947, kur Gjykata Ushtarake e Elbasanit që shtrinte funksionet e saj edhe në qytetin e Peshkopisë, gjykoi dhe dënoi një të ashtuquajtur “Grup Armiqësor”, të kryesuar prej; Edip Tërshanës, Jani Konomit dhe Hysni Alimerkos, të cilat të akuzuar si “koka e grupit” u dënuan me vdekje. Ndërsa pjesa tjetër e të pandehurve, morrën dënime të ndryshme; nga burgime përjetë, deri 15 vjet heqje lirije.

Ashtu siç bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor, me vendimin e Gjykatës Ushtarake të Elbasanit të kryesuar prej Kapitenit të I-rë, Myftar Grabocka, grupi në fjalë përbëhej prej pjesës më të madhe nga intelektualë me shkolla të larta (të diplomuar në universitetet e Europës), të cilët gjatë Luftës ishin rreshtuar në anën e të ashtuquajturit Frontit Demokratik dhe deri në atë periudhë kohe që edhe u arrestuan, kishin shërbyer si nënpunsa të Pushtetit Popullor. Arrestimi dhe dënimi i tyre vinte pas dënimit të ashtuquajturit “Grupi i deputetëve” në Tiranë dhe gjithnjë duke iu referuar dokumentit në fjalë, edhe “Grupi i Peshkopisë”, kishte lidhje me atë grup që ishte dënuar në Tiranë. Perveç vendimit të dënimit të këtij grupi, në këtë shkrim po publikojmë edhe një letër promemorie që Edip Tërshana, i cili etiketohej si “koka e grupit” i ja ka dërguar Enver Hoxhës, pak para ekzekutimit.

Promemorja në fjalë, të cilën Tërshana mundi ta nxirrte nga qelia të fshehur në rrobat e trupit që i merrte familja, duhet thënë se është mjaft e njohur, pasi është publikuar edhe herë të tjera, por ne po e risjellim në vëmëndje të lexuesit, për të parë kthjelltësinë e mendimit, analizën e thellë dhe guximin e treguar prej tij, për t’ia thënë hapur Enver Hoxhës, mbi regjimin kriminal që ai dhe klika e tij po instalonin në Shqipëri. Si dhe për ta krahasuar atë promemorje me vendimin e Gjykatës Ushtarake, (anën propagandistike dhe politike të tij), ku duket qartë një hendek i madh…?!

Vendimi i Gjykatës Ushtarake të Elbasanit

Akt-gjykimi Gjykatës Ushtarake të Elbasanit me funksione në Peshkopi, mbi dhënien e dënimeve me vdekje të Edip Tërshanës, Jani Konomit, Hysni Alimerkos dhe të dënuarëve me privim lirie të akuzuarëve të tjerë të Grupit të Peshkopisë.

Peshkopi 21.11.1947

N’emën të popuullit

Gjykata Ushtarake Elbasan me funksjone në Peshkopi, u formue prej:

Kapiten i I-rë Myftar Grabocka Kryetar

Toger R….H…. Antar

N/Toger Sh….I…. Antar

Tue qenë gati dhe prokurori, Kapiten i II-të, K…..M…. dhe me asistimin e Sekretarit kapterr, A….H…

Sot me datë 21.11.1947 u mbëloth për të gjykuar të pandehurit; Edip Tërshana nga Dibra e Madhe dhe banues në Peshkopi, i rreshtuar më datë 17 maj 1947, 2)Jani Konomi nga katundi Nartë e Vlorës dhe banues në Vlorë, i rreshtuar më datë 25.8.1947, 3) Hysni Alimerko nga katundi Tragjas i Vlorës dhe banues në Vlorë, 4)Rexhep Mborja nga Mborja e Korçës dhe banues në Korçë, 5)Alqi Nushi lindur dhe banues në Berat i rreshtuar më datë 3.11.1947, 7)Abaz Shehu lindur dhe banues në katundin Brezhdan të Peshkopisë, i rreshtuar më datë 23 qershor 1947, 8)Refat Dibra nga Shkodra dhe banues në Peshkopi provizorisht, i rreshtuar më datë 19 qershor 1947, 9)Medi Ndreu, lindur dhe banues në katundin Sllovë të Peshkopisë i rreshtuar më datë 17;9.1947, 10) Adem Shehu lindur dhe banues në katundin Brezhdan të Peshkopisë i rreshtuar më datë 17.9.1947, 11) M….Sh….(nuk lexohet emri), lindur në Tiranë dhe banues në Peshkopi i rreshtuar më datë 17 maj 1947 dhe 12)F…P…(nuk lexohet emri), lindur dhe banues në Zerqan i rreshtuar më datë 17.9.1947, të akuzuar se:

Gjithë të pandehurit e sipërpërmëndur, dyke qenë të organizuar me njëri tjetrin në grupe të ndryshme terroriste, kanë kryer faje kundra popullit dhe Shtetit, duke patur si qëllim kryesor rrëzimin e Pushtetit Popullor me violencë.

Pasi bisedoj çështjen në fakt-

K o n s t a t o n

Se të gjithë të pandehurit në bashkëpunim njeri me tjetrin dhe në mënyrë të organizuar kanë formuar grupe të ndryshme terroriste si në qytet (Peshkopi), ashtu dhe në rrethe, me në krye të pandehurit; Edip Tërshana, Jani Konomi, Hysni Alimerko, Rexhep Mborja, Alqi Nushi dhe në bashkëpunim edhe me të pandehurit, Selim Gracani, Adem Shehu e të tjerë si Refat Dibra (……..pesë personave nuk iu lexohet dot emri) ku një pjesë e të pandehurve duke qenë të lidhur prej kohe dhe anëtarë të organizatës terroriste të ashtuquajtura Parti Demokratike, Socialiste, Ball, Legalitet e të tjera, organizata këto terroriste që janë zbuluar me komitetet e tyre Qëndror në Tiranë duke patur në krye armiq të popullit dhe të shtetit si Gjergj Kokoshi, Suat Asllani, dhe më në fund Grupin e Deputetëve tradhëtarë e të tjerë si këta, të cilët organizata, të pandehurit kanë pasë lidhje të ngushta duke qenë antarë të tyre dhe si të tillë kanë marrë angazhime për zgjerimin e këtyre organizatave duke punuar në këtë Qark dhe në rrethe të tjera.

Për të gjitha këto, gjykata bije bindje të plota se gjithë të pandehurit kanë qenë koshienta për veprimtarinë e kryer dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor, duke qenë konsekuent në këtë drejtim, pse kanë ditur mirë konsekuencat e veprimtarisë, mbasi të gjithë të pandehurit, me përjashtim të tre katër rasteve, janë elementa intelektualë me arsim të lartër dhe nënpunës të Pushtetit që kanë ditur të peshojnë çdo gjë, dhe si të tillë, janë përgjegjës si për sabotimin e punës në çdo sektor që u kishte besuar Pushteti, ashtu dhe për ekzistencën e të arratisurve kriminelë dhe armiq të popullit në këtë Qark.

Veprimtarija e të gjithë të pandehurve provohet me deponimet e tyre direkte dhe pjesërisht indirekte para gjyqit, ashtu dhe me process-verbalet e zhvilluara nga seksjoni i Sigurimit të Shtetit, si dhe nga rrelacjonet Shkoqitëse të Prokurorisë Publike të këtij Qyteti.

Fajësia e të gjithë të pandehurve parashiokohet prej Nenit 3 të numrave 1,3 e 8 të ligjeve Nr. 372 datë 12 Dhjetor 1946, mbi fajet penale kundra popullit dhe Shtetit, botue në

Fletoren Zyrtare Nr.118 datë 28.12.1946 dhe i ndëshkuem prej nenit 4 paragrafi i I-rë po të ligjës së sipërme.

Prandaj

Trupi gjykues bashkarisht dhe konform kërkimit të prokurorit

V e n d o s i

Dënimin e të pandehurve Edip Tërshana nga Dibra e Madhe, Jani Konomi nga Narta e Vlorës dhe Hysni Alimerko nga Tragjasi i Vlorës me VDEKJE, humbje e përherëshme e të drejtave Politike civile. Dënimin e të pandehurve; Rexhep Mborja dhe Alqi Nushi me privim lirie për jetë, me punë të detyrueshme si dhe me humbje të së drejtave Politike dhe civile për aq kohë.

Dënimin e të pandehurve; Selim Gracani, Adem Shehu me nga 15 vjet privim lirije, punë të detyrueshme si dhe humbjen e të drejtave Politike dhe civile për 5 vjet kohë. Dënimin e të pandehurit Rifat Dibrës me 10 vjet privim lirije, punë të detyrueshme dhe humbjen e të drejtave Politike dhe civile për 5 vjet kohë. Dhe dënimin e të pandehurve: (pes♪7 personave nuk u lexohen dot emrat), me nga 3 vjet privim lirije, punë të detyrueshme dhe humbje e të drejtave Politike dhe civile për 5 vjet kohë. Tue fillue denimi simbas datës së rreshtimit të tyre

Të gjithë të pandehunve u caktohet për me paguen dhe shpenzimet gjykore lek 54 solidarisht.

Përsa i përket dënimeve me Vdekje, aktet i dërgohen Gjykatës Lartë Ushtarake për Shqyrtim dhe Aprovim. Për të gjithë të pandehurit e tjerë ky vendim mund të kundërshtohet m brenda 8 ditëve nga data e dekllarimit.

Peshkopi, më 21.11.1947

S e k r e t a r i Kryetar’I gjykatës Ushtarake

(Beluli Sulo) Kapiten I-rë, Myftar Grabocka

7 komente në “Si u ekzekutua Edip Tërshana, intelektuali i njohur antifashist dibran pas promemories së famshme që i bëri Enverit nga burgu”

  1. Ne femijerin time mbaj mend,tek shikoja grumbuj njerezish,tek lexonin “lajmin e dites” lajmerime vdekjesh, te ndodhura 24 oret e fundit,te ngjitura ne shtyllat e korentit ! Sot tema kryesore e shtypit esht e njejt me te kaluaren komuniste,por me nje ndryshim: Cdo dit ka lajmerime te tilla,por te ndodhura para shum vitesh,dhe jo ne shtylla,por ne shtypin e perditshem ! Media nuk shkruan per te ardhmen,por per te kaluaren … na mbyti pesimizmi,nuk kemi te ardhme si Komb !!!

  2. Zeno Corraj says:

    Filloi edhe ky hajduti i Konsullates ne Milano, i kapur me ze dhe figure nga Fiks Fare duke vjedhur emigrantet, te na beje si historian dhe antikomunist? Po ik o Spartak, se boll plehra ka ky vend, edhe ty te ka mangut

  3. Gëzimi Diber says:

    Edmond po te ishte emri i babait tend ne kete perkujtim, a do ta kishe te njejtin mendim. Keta intelektuale dhe shume te tjere si keta duhet perkujtuar gjithmone.

  4. Dibrani says:

    Cfare jane keto R H dhe SH A etc more tope me fal tapallaja, perse nuk ju a permend emrat…
    Apo don te dhjesesh artikullin…

  5. KOZi says:

    Coment-Emrat e pjestarve te trupit gjykues si dhe te deshmitarve ne gjyq jepen te plote. Kjo sepse gjygji eshte publik,aty kane qene pjesetar te familjes si dhe persona te tjere qe edhe i kujtojne se ishin prezent. Biles tani qe eshte krijuar komisioni i dosjeve mund te merret edhe cili te ka survejuar e si ishte pseudonimi………Max Velo botoi nje liber dhe aty jane te gjitha edhe cili e provokonte…….tung

  6. Ky Spartak Topalli jo vetem hajdut e intrigant por edhe spekullant. Ndersa merret me trajtimin e personalteteve te Dibres se Madhe sic mbetet I nderuari Edip Tershana dhe mbare fis I I tij, ky Spartaku qellim primar ka te lere ne harrese qe eshte bit I ishprokukrorit Ulusi Topollaj te cilet ka 30 vite qe e corbezuan demokracine. Shko e futu njehere ne arshiva per cka ka bere babai. Kerko ndjese te persekutuarve pastaj ne te mbete jete akoma fillo e shkruaj.

  7. odin says:

    Ka redaktor kjo gazete. Gabimet te lodhin.
    Promemorja mungon dhe anetaret e gjyqit jepen vetem me iniciale megjithese gjyqi ishte publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje