Marrëveshja e Prespës, reagojnë Meta, Rama dhe Basha

25 Janar 2019, 16:34Politika TEMA

Politika shqiptare ka reaguar pas miratimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë me 153 vota pro.

Meta: “Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën europiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë! Përgëzime për këtë arritje historike!????????”.

Rama: “Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

E vështirë, mund të prodhojë politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”.

Basha: “Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit“. (TemA)

2 komente në “Marrëveshja e Prespës, reagojnë Meta, Rama dhe Basha”

  1. Amator says:

    Bukur thene! Uroj qe me kete qartesi te shikojne dhe realizimin tjeter akoma me te madh qe eshte marreveshja midis Kosoves dhe Serbise.

  2. Kalec Dega says:

    po kush ju pyet ju o bajga…Maqedonia Veriore hyn ne EVROPE para jush….ju jeni Afganistani i Evropes, vetem ju….2025 …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje