Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e marrë pak më parë nga Parlamenti grek për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës.
Në një shënim në twitter bushati thotë se kjo marrëveshje i jep fund mosmarrveshjes mes Maqedonisë e Greqisë për çështjen e emrit.
“Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE.
Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime! @NikosKotzias @Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @tsipras_eu @Zoran_Zaev”,- shkruan Bushati.
Parlamenti grek ratifikoi sot ‘Marrëveshjen e Prespës’ me 153 vota pro e 146 kundër. (TemA)
Po ai gjeniu ka ndonje reagim! Apo nuk e di qe u be minister i jashtem
Biri i sekretarit te PArtise pasi zgjidhi punen e Cameve,, ate te ligjit te luftes dhe na mesoi “ delimitimin” e detit Jon ne interes te Greqise, po hapet byllsh si dhi e zgjebosur….