Urdhri i Stomatologëve, Vasili: Idiotësi, provë që qeveria ka vdekur, Rama është elifmatrak

25 Janar 2019, 16:25Politika TEMA

Kryetari i grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për ndryshimin e listës së çmimeve të shërbimeve dentare nga Urdhri i Stomatologëve.

Në një reagim në Facebook, ai ka shkruar se dyfishimi i cmimeve të shërbimeve dentare, është një idiotesi dhe prove se qeveria ka vdekur.

Dyfishimi i cmimeve te stomatologjise,nje idiotesi dhe prove se qeveria ka vdekur.

Dyfishimi i cmimeve te sherbimeve te stomatologjise eshte nje idiotesi gjigande.

Urdheri i stomatologeve me kete nivel cmendurie provinciale qe tregoi, mire qe nuk ju tek te miratonte edhe taksat e tatimet e shtetit.

Urdheri i stomatologeve nuk ka as larg e larg,bile asfare te beje me cmime e me tarifa dhe ligji e thote shume qarte kete lexojeni vete:

“Neni 4
Misioni
1. Misioni i Urdhrit të Stomatologëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe
ushtrimin e profesioneve në fushën e stomatologjisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut
nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut.
2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Stomatologëve ushtron këto kompetenca:
a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;
b) vendos standarde etike dhe deontologjike, të detyrueshme për çdo stomatolog dhe
monitoron zbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;
c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit
të Stomatologëve përballë standardeve të vendosura;
ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të
anëtarëve të Urdhrit;
d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera
shkencore dhe arsimore për të siguruar standarde të larta në Edukimin e Vazhdueshëm
Mjekësor, kualifikimet dhe specializimet pasuniversitare të Urdhrit;
dh) krijon dhe mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit, i cili është i ndarë në pjesë të veçanta
për stomatologët dhe ndihmësstomatologët dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe
përditësimit të tij;
e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të
profesionit të stomatologut.”

Shteti ka perfaqesuesit e vet tek Urdheri i stomatologeve,
perfaqesues koti i bie ne kete rast.

Shteti duhet te reagonte e te fillonte ndjekjen penale per te gjithe te cmendurit,qe e prodhuan kete budallek qe ate dite qe e votuan.

Shteti reagon sot pasi rasti u be publik ne media.Me kete reagim shteti u be akoma me qesharak se ç’ishte.

Qeverisja e Edi Rames eshte nje haxhiqamilizem i vertete.

Shkollepakesia,injoranca dhe antiligji i idioteve jane keto udheheqin qeverisjen dhe qe mundesojne keto gomarlleqe.

Ne qeverisjen e Edi Rames mund te besh cdo gje kunder ligjit dhe asgje ne respekt te ligjit.

Ngaqe te gjithe e dine qe ky Edi Rama eshte elifmatrak nga shteti dhe ligjet,te gjithe bejne si te duan, se e dine gjithashtu qe ky vetem llogje me twiter facebook e instagram di te beje”- shkruan Vasili në Facebook. (TemA)

4 komente në “Urdhri i Stomatologëve, Vasili: Idiotësi, provë që qeveria ka vdekur, Rama është elifmatrak”

  1. T says:

    Politika ne shqiperi duhet ndare ne 3 rrathe: ata qe jane ne fuqi, ata qe bejne fresk, dhe spektatoret. Ky ben pjese te ata qe bejne fresk. Por nuk kuptoj, me ça hajne buke freskaxhinjte ? Se spektatoret paguhen per duartrokitje.

  2. Berti says:

    O Tit loqja, o sherbetori familjes Meta, o njeri i pabese qe u fute ne krevatin bashkeshortor te shokut te ngushte me gruan e tij, o çehresez, o monster.

  3. Albi says:

    O Tit shkolleshumi

  4. Sinqeritet says:

    Qylxhiu vasili,nuk mund ta quaj deputet,njeriun me teveqel,me cmirezi,jeton vetem naten,asnjehere diten.Cilet jane keta gazetare qe merren me plehra?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje