Ministrja e Arsimit flet për lidhjet në politikë: Njohja ime me Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn

25 Janar 2019, 22:10Politika TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka treguar eksperiencat e saj profesionale të mëparshme, para se të bëhej zv. ministre dhe më pas ministre.

Gjatë intervistës, Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.

“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.

Si e more lajmin e emërimit në këtë post?

Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vite e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej.

Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi.

Atëherë i bie që Rama e ka hequr kot ministren Nikolla përderisa studentët e donin atë

Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme.

3 komente në “Ministrja e Arsimit flet për lidhjet në politikë: Njohja ime me Elisa Spiropalin dhe Erion Veliajn”

  1. Lili says:

    Hajde idiotsi hajde,per pike te qefit i paska ndryshuar ministrat,e jo per deshtimet e tyre*..
    Normal gazeta tema mbeti per te propaganduar keso rrena mbasi mero merr 50000 europer djai

  2. Kalec Dega says:

    na pl asi shume..se clidhje paske ti…shqip di?

  3. Shane Muda says:

    Shoqe klase me Erisa Spiropalin ne e ku pa ne 1991 ne Kanada, pastaj na u njoh me Erion Veline kur tregtonte fiq ne ESI, organizaten e LGBT ne Europe e fap na behet ministre kjo tyryfycka kosovare me tre pasaporta Besa Shahini. Vari k… Edi Rama vertet eshte psikopat dhe duhet te shkoje ne burg per kete qe po ben!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje