Historia e pabesueshme: Miliarderi që i dhuroi 5 milionë euro një të moshuari në Gjadër të Lezhës

26 Janar 2019, 18:44Sociale TEMA

Në Gjadër jeton një familje e thjeshtë. Shumë larg prej Gjadrit, në Zvicër jeton një miliarder suedez. Ai quhet Sten Ake Lindholm.

Miliarderi suedez dhe familja Voci nga Gjadri kanë një lidhje e cila për muaj të tërë është bërë objekt i një hetimi të hollësishëm të Prokurorisë së Lezhës.

Me vendim gjykate, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit, dy bashkëshortë të moshuar.

Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferta të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigjje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transfertat.

Top Channel i kërkoi një koment Pjetrit dhe Shqipes, por ata thonë se nuk japin intervista për rastin.

Më pas, me një kërkim të thjeshtë në internet gjetëm se suedezi tashmë i moshuar është një miliarder pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Europë.

Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese.

Ne i kërkuam edhe zonjës Adelina një koment, por ajo nuk pranoi të flasë për këtë çështje.

Ndërkohë, prokuroria po vazhdon hetimet për të kuptuar se si 5,5 milionë euro u bënë dhuratë nga një miliarder nga Suedia për një familje të thjeshtë.(TCH)

32 komente në “Historia e pabesueshme: Miliarderi që i dhuroi 5 milionë euro një të moshuari në Gjadër të Lezhës”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    hahaha,tjetri i dhuron dhe prokuroret hetojne!!!!!

    1. Biltema eshte nje nga firmat me te medha suedeze Me supermarkete ne cdo qytet suedez.Sven Ake Lindholm ka para me shume se shteti shqiptar.

  2. spartak says:

    A ,aaaa. Po kjo s’do as men e as kalem me t’keqen .
    Ma mirë ti binte drejt . Adelina tek familja , se ç’lidhje ka suedezi me Pal Vatën ( Vocin , më fal se harrova )

  3. olimpia says:

    Doni te kuptoni idiotizmin e shqiptareve,qe nga maja e shtetit deri teķ nepunesi me i ulet ?.Zvicra terheq miliarda dollare ,euro dhe valuta te tjera te botes si depozitime bankare apo edhe thjesht ne kasafota te sigurise.Dhe nga shfrytezimi i parave te depozituara dhe perqindjeve qe paguhen fditon miliarda.
    Shqiperia ,drejtesia ,nuk merret me politikane dhe biznesmene qe ne akord midis tyre kane 28 viyte qe vjedhin shqiptaret dhe pasurite e vendit .Sepse vete njerezit e drejtesise jane pjese e hajduteve,..Por merren me parate qe investon ,bje ,dhuron apo edhe padtron ne Shqiperi nje i huaj qe nuk vjedh shqiptaret.Pra ne jemi absurde ne budollallekun dhe injorancen tone.Nderkohe ka shtete qe te japin shtetesine edhe po investove 100 mije euro.Duket qe …mendimi ekonomik…modern shqiptar,bankat ,drejtesia ,organet e zbulimit jetojne akoma me mentalitetin e …revolucionit kulturor…kinez ,jo me revolucionin e sotem kinez .

    1. ermal says:

      Po keta godet prokuroria ore. Gjushi i ka me djerse leket.

  4. Me durim says:

    Hetoni saliun , Fatmirin e Lulezim o bastarde prokurore e gjykates. Mos harrono Ilirin e Moniken. Lereni rehat njerezit se ka ikur koha e dyshimeve dhe sigurimit. Tjetri ja fal ju do i kerkoni parate ryshfete qe te nxirrni vendimin e gjyqit. Pjelle e dreqit!

  5. Lennard says:

    Shikoni Miliardat e Pushtetareve ,bile me shume te Opozitareve. Jane Lukuni Ujqesh dhe Cakallesh .Kane vjedhur dhe grabitur teresisht pasurite dhe fondet Publike.merreni me nje Miliarder te huaj qe po ben disa Ndere.!!!JAZEK U QOFTE!!!

  6. maximus says:

    shtet i dhjere , edhe dhi e krimbur edhe bisht perpjete, jane bere xheloz dhe kujtojne se do tju ngelet ndonje kocke per ta lepire prokuroret dhe hetuesit e ndyre shqiptare. o njerez usa qe eshte bere sot superfuqi, eshte bere nga gangesterat dhe kriminelet , kurse evropa nga vjedhjet e kolonive te tyre dhe skllaverimi i gjithe afrikes. kurse tani na japin mend dhe na monitorojne per te zbatuar ligjet . fuck

  7. neda says:

    Ka plote miliarder qe dhurojne , per te pasurit kjo eshte nje shume e paperfillshme, para pak kohesh ish kryebashkiaku New york dhuroje universitetit ku kushte mbaruar studimet per njerzit ne nevoje qe nuk paguanin dote bursat e studimit dhe per thellimin e kerkimeve shkencore te uniiversitetit nje shume rreth 2 miljard dollar, pothuajse sa gjysma e buxhetit te shtetit tone, preokupimi duhet te jete jo kur futet valute ne vend por kur valuta del jashte vendit

  8. Piro says:

    Lerini te huajt te sjellin leke e te investojne ne kete vend te raskapitur. Shteti bredh neper bote per aq leke investime, ju doni ti nxirni te paligjeshme. Biznesman, hajdut e kriminel qofshin, le te vine, te sjellin leke e ti mbjellin ne kete vend. Investimet ngelen, nuk I marin dot hotelet, portet, aeroportet dhe rruget me vete. Ato ngelen ne shqiperi, qarkullojne lekun, zhvillojne vendin, punesojne njerezit dhe rrisin mireqenien.

  9. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Kemi shume oligarke ne shqiperi, me te cilet mund te hetoni se si dhe se sa para i kane grabitur shqipetareve me tendera fallco.
    Por nuk keni bythe (shteti) te mereni me oligarket dhe mereni me ata qe nuk i prishin pune askujt.
    PERFUNDIMI : SIPAS URDHRAVE TE SORROSIT ME ZARAT E TIJE SI LAI BYTHA QE KA PAS SHITUR FIQ, LULI VOCERR, EDI , E SHUME TE TJERE, DUAN TE PERZENE SHQIPETARET NGA SHQIPERIA ME LLOJ LLOJ MENYRASH, PER TE EKSPERIMENTUAR ME PAS ME TOKEN E BEKUAR. POR ME QEVERITARET E MALLKUAR.

  10. Ton says:

    Shikoni politikanet pasuri pafund e pa bisnes shikoni te fortet me Ferrari e pa pune…

  11. Lymi Tutit says:

    Shikoni cfar dyshimi i (idiot) drejtesise shqiptare (!?) ,per nje miliarder qe do te “pastroje” 5 mln Euro !! ?? E beson kush kete variant dyshues ? Ne momentin qe autoritetet suedeze jane informuar,cdo gje konsiderohet e “mbyllur” per donatorin suedez ! Mos t`iu duket fare cudi,qe ky afarist i dhuron nje punonjesi te tij kete shume.Motivet jane te ndryshme dhe publikut nuk duhet i interesojne.Dakort me Oimpia-n.Lymi Tutit

  12. jimmy says:

    Ca bohet keshtu mer,te gjith prokuroret dhe gjyatrsit ne veting thone qe leket i kemi dhurata.Tani hetojne te njejten gje qe thone qe sipas tyre eshte e ligjshme.Dy fytyresi

  13. realisti says:

    Suedezet ankohen se shteti i tyre i mban taksa 60% te fitimit kam njerezit e mi qe jetojne atje. Anash kalimi i taksave vetem kjo mumd te jete arsya e ketyre trasfertave. Mu kujtua filmi “Toka jone” Lek Gjoka duhej ti kthente Tuç Makut token qe ai i kishte falur, me kërkesën e tije te parë. Vetem keshtu ka kuptim.

  14. alb says:

    Shtet bandit. O kusare o mafioze qe mbaroni juridikun vetem per te grabitur njerezit .So mund ti sekuestrosh tjetrit pa provuar shkelje te ligjit.
    Apo si puna shqiptarit gjithe ato leke ai si ti rrembejme sa te mundemi se per kete u bem prokurore e gjykatsa. Shpejt para se te na e kapi ndonje tjeter.

  15. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shqiperia shtet qe perbehet nga papafingo dhe bodrumi, pjesa tjeter e struktures thjesht nuk ekziston.

  16. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shqiperia shtet qe perbehet nga papafingo dhe bodrumi, pjesa tjeter e struktures thjesht nuk ekziston..

  17. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shqiperia shtet qe perbehet nga papafingo dhe bodrumi, pjesa tjeter e struktures thjesht nuk ekziston…

  18. 17nentori says:

    Si banka, si prokuroria apo edhe gazeta duhet te ruajne privatesine e ketyre individeve.. qe edhe i vini me emra dhe mbiemra ketu.
    Nuk eshte bere ndonje krim, as ndonje cudi nuk shof ne artikull… dhe pse qenka sensacion qe nje i huaj i ka bere nje transferte nje shqiptari!!!
    Ndoshta nga xhelozia apo edhe naiviteti, publikimi i emrave apo edhe shifrave ne kete menyre… i ve keta njerez ne rrezik.
    Jashte shtetit te cojne fishek ne gjyq po tua fusesh keshtu.

  19. Cudia says:

    Ne Shqiperi duhen edhe 500 vjet te tjere te konceptohet se si punon perendimi. Prokuroret brekgrisur qe zbriten nga malet dhe u shkolluan ne Tirane per te zbuluar krimet. Ne syte e tyre shikojne vetem krime, droge dhe futje pas shpine. Nuk e konceptojne dote nje jete normale.

  20. – NIGJO KO, OR TAJ…!!!!…. PER NJAT TOK …E PER NJAT QIIIIILLL,… SHUMICA , OSHT TUJ FOL PER HATLLA … OOOOR LUM MIXHA. ….!!!!!!!..
    — OOR ,..ZOTNAJ. ……!!!!!!!…
    — Por shteti eshte shtet.. eshte si shtepija qe ka sejcili. Si thoni ju, >>!!!>>??- Cte keqe ka qe shteri te dije e verifikoje , cfar hyn e del ne shtepin e tij …Ne se deri sot kjo pune nuk eshte ber mir , te kerkojme te behetej ketej e tutje ,… Jane shume arsye qe diktojne venien e cdo gjeje ne evidenc e kontroll pa shkelur te drejtat, detyrimet , lirine e privatesin , por brenda korrnizave qe percakton ligji.
    xxxxxxx — Me gjith ate … FILLONI E PYESNI NJE HERE QE NGA — FRANGAJT.., LESET Ete tjer etjer , te kesaj kategorije se mos kane dhene adresen gabimm, …. …..
    — SPSE … EDHE HASAN ZYKO KAMBERI , KETU E 3 SHEKUJ ME PARE…. KA SHKRUAR ..
    — Per para njeriu can detin ..// per para , shet MUHAMETIN….
    ……………………
    Mbreti qe urdhron dynjane
    qe ka vene taraphane
    e i presene parane
    Ja di kimene parase .

    Dhe veziri qeshte veqil
    ze sikur te benet adil
    e mos thot dot kaly-kil
    ja di kimene parase

    Sheh islami q’jep fetfane
    Qe di qitapete qthane
    nuk kacirdis parane
    Ja di kimene parase

    Myftiu e myderize
    edhe kyrra e vaize
    Kane ujdisur iblize
    ja di kimene parase.

    Dhe kadiu i.mehqemese
    qe rri siper sixhadese
    edhe shehuni teqese
    Ja di kimene parase.

    Dhe pashallare e bejlere
    edhe avame e te tjere
    Per para apene krere
    Ja di kimene.parase.

    Kadiut ti rrefesh parate terse verdit sheryan
    per para sa se shet tane
    Ja di kimene parase.

    Edhe foshjna qeshte ne djep
    Zgjat doren te thote ”nep”
    ta marre ta vere ne xhep
    ja di kimene parase.

    Eshe gala qe nuk flet
    leshoja njenpara ne dhet
    e merr e shpie ne folet
    ja di kimene parase.

    Paraja te ben sulltan
    paraja te kurdis divan
    paraja cdo hall derrmon
    ja di kimene parase
    (…)
    O paraja murdare
    Qe ben boten avare
    qe gjesdis porsi zagare
    Ja di kimene parase.
    ……………………………………..

  21. Edo says:

    Nuk egsitostjm me as si komb..

  22. Eri says:

    C’fare ka ketu te cuditshme??Prokuroria si ne cdo shtet heton per nje shume te madhe.Dhe kur del qe nuk jane para krimi,personi le ti gezoje.Jashte shtetit kur blen nje gje te shtrenjte prokuroria ne menyre te fshehte te hetojne.Dhe bankat kur shohin qe ne llogarine bankare te dikujt ka levizje te medha lajmerojne financen per te bere hetime.Shtetet keshtu funksionojne.

    1. Albi says:

      Po i dashur po kur vin nga nje bank qe operon ne nje shtet shum mete fuqishem e me shum me teper masa kontrolluese bie ere shantazhi dhe zhvatje . Sikujton ti se ajo banke europiane qe ka nxjerre parate per transaksion seka bere kontrollin e origjines se transaksionit .edhe logjika me ethjeshte e pranon se ne kete rast ajo eshte banke humbese ne transaksion se eshte goxha shume qe i del nga buxheti. Sinqersht me ka ndodh personalisht e nuk ju tremba asnje shantazhi e sekseri se parate me vinin nga nje banke e nivelit boteror si Citybank qe ka miliona punonjes .thjesht eshte shantazh per zhvatje se kan pare moshen e tyre dhe hajd te rrjepim cte na dale duke i bere presion .

  23. student i vjeter says:

    edi rama po ben shtet.

    puna eshte, se po ben shtet idiot.

  24. Orient says:

    ..pse nuk u hetua me perpara ,pastaj te behej ..shou,po sikur Ai pruresi ,ta hedhe ne gjyq nderkombetar..per prishje imazhi,sa do na shtoheshin taksat,..hetoni njehere dhe me pas…?!.

  25. Bledi says:

    Goca i ka shitur brimat shtrenjt dhe ka marre shperblim
    Prindrit nuk e pranojne kete se eshte turp

  26. servet says:

    Prokuroria ka te drejte te verifikoje nga kan ardhur gjith keto para dhe kjo eshte dhe ligjore por nuk eshte aspak ligjore kur para se te kryeje verifikimet shpall emrat dhe po qe se shteti nuk i mer dot keto para se mund te jene te ndershme ndersen hajdutet qe ti marrin,te vrasin dhe ikin ne drejtim te pa dukur.

  27. shaban says:

    Ti Bledi jo vetem qe qenke nje trap por edhe imoral.Nuk e kuptoj se si kjo gazete qe e mban veten per me e lexuara ne Shqiperi boton komentin tend ?Besoj se nuk duhet te kesh prinder , grua e moter qe diskuton ne kete menyre,duhet te jesh rritur ne befatrof.

  28. Himarjoti says:

    Oo burra te komentojm se ekziston interneti ,pothuajse 90% qind e komente eshte pro suedezit qe fsheh leket ne shqiperi dhe shume nga komentuesit per te mbushur kohen boshe shkruajn duke i ulur nivelin gazetes nen zero.Me mir shikoni nje film por jo te trjatoni probleme aktuale me nje mentalitet vjedhesish prandaj mendohuni perpara se te komentoni zonja e zoterinj.Nje miliarder i ndershem investon me ballin lart ne te kundert zoti pjeter voci te pergjigjet perpara drejtesis per te justifikuar dhe qindarken e fundit,duam apo nuk deshirojm ky shtet duhet ndertuar konkretisht ne baz te ligjeve dhe pik .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje