Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës: Ja si devijohet trafiku

26 Janar 2019, 11:02Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor i Shqipërisë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës.

Punimet në aksin më të rëndësishëm në vend vazhdojnë dhe këto dy ditë do ketë devijim trafiku.

Njoftimi  

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.

Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim.

Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

2 komente në “Sërish punime në autostradën Tiranë-Durrës: Ja si devijohet trafiku”

  1. lani says:

    E kuptoi ndonjeri arsyen e bllokimit?

    1. W says:

      Me nje orientim????
      me orinetimin e Kazanit Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje