Qumësht me ujë në treg: Analiza zbulon mashtrimin e atyre që shesin rrugëve të Tiranës

25 Janar 2019, 19:58Sociale TEMA

Një analizë e thjeshtë mbi 5 lloje qumështi të zgjedhur rastësisht në treg tregon mashtrimin me përdorimin e ujit për të rritur sasinë. Me nivelin më të lartë të ujit rezultoi një shishe e zgjedhur rastësisht mes tregtarëve që shesin në rrugë, e cila rezultoi të ishte gjysmë-përgjysmë me ujë.

Mjekët thonë se mëngjesi ideal nis me një gotë qumësht. Për këtë arsye ky produkt blegtoral konsumohet nga të gjithë grupmoshat. Shumë herë kemi dëgjuar se qumështi përgatitet me ujë. Por sa e vërtetë është kjo? Për të mësuar këtë gjë do të bëjmë një analizë shumë të thjeshtë pranë krioskopit, i cili do të na tregojë përqindjen e ujit në qumësht.

Kemi marrë 5 kampionë qumështi, katër prej tyre janë blerë rastësisht në supermarket, ndërsa kampioni i pestë është blerë në tregun fshatar.

Nëse qumështi ngrin nga 0.520 gradë celsius e lart tregon se qumështi është cilësor. Nëse pika e ngrirjes shkon poshtë kësaj grade atëherë kemi të bëjmë më qumësht të falsifikuar.

“Që të gjesh qumësht pa ujë, pa falsifikim është shumë e rrallë. Pasi 80% i fusin ujë. Kjo bën që të humbi vlera ushqyese dhe të mos marrësh proteinat që ka qumështi. Pastaj mund të ketë dhe ngarkesën bakteriale që mund të këtë uji që përzihet qumështi”, u shpreh Nazif Tivari, teknolog ushqimi.

Analizat treguan që të pestë kampionet kishin ujë. Kampioni i cili kishte më pak ujë ishte ai numër dy, ku kishte 2.1% ujë. Ndërsa abuzuesit më të mëdhenj janë shitësit ambulantë, pra kamioni numër pesë, ku kishte plot 40% ujë.

Ky qumësht fare mirë mund të shërbejë për të shuar etjen, por jo për të marrë vlerat ushqimore që në kërkojmë nga prodhimi blegtorale.(TCH)

10 komente në “Qumësht me ujë në treg: Analiza zbulon mashtrimin e atyre që shesin rrugëve të Tiranës”

  1. Shaqo says:

    I nderuar teknolog,
    Duhet cilesuar qe ka shtese uji dhe jo.. qumeshti ka 2-3-….40% uje se edhe qumeshti direkt nga lopa apo delja ka mbi 98% uje.
    Eshte shprehja gabim per permajtjen e ujit ne qumesht. Me mirekupto.

    1. Mashkullori says:

      Perqindjes ja ke future kot dhe ti I nderuar.Qumeshti I lopes ka rreth 13-14 perqind lende te thate ose ndryshe rreth 86-87 perqind uje…
      Lexo komentin tim te shkurter me poshte….

  2. enter"" says:

    Ne shumicen e vendeve keshtu eshte. I hedhin uje. Me kete rritje popullate ne bote dhe kerkesa per produkte qumeshti harrojeni te gjeni ne nje shishe 100% qumesht

  3. Mashkullori says:

    Nuk ka dyshim se qumeshti,ne shumicen e rasteve edhe ne ato te fabrikave ka fallsifikim sidomos me uje.Nuk e di se si eshte percaktuar sasi e ujit,per nje arsye te thjeshte:Qumeshti merret prej lopeve me prodhimtari te ndryshme qumeshti,prej lopeve te races dhe atyre vendase,te cilat kane diferenca te medha ne sasi por dhe ne cilesi.Lopet e races kane rreth 3,2 e deri ne 3.5 perqind yndyre ndersa ato te vendit kane rreth 3,8 deri 4 perqind yndyre.Per rrjedhoje edhe sasia e lendeve te thata eshte e ndryshme.Me shume lende te thata kane lopet e vendit e me pak ato te races.Pervec kesaj ka vlere ne cilesine e qumeshtit edhe ushqimi I tyre,me kullote te njome apo me koncetrate.Prandaj pa njohur keto te dhena dhe pa njohur kafshen prej te ciles eshte marre qumeshti nuk arrin asgje te sakte.Per mua duhet te merrej te pakten shishja e shitesit ne trotuar dhe vajtja tek kafsha e tij,duke marre qumeshtin prej kafshes dhe atehere do te dale cilesia e e vertete e tij.Ne qumshin e fabrikes nje te dhene te tille nuk e siguron dot sepse fabrikat perpunojne qumshin e qindar dhe mijra kafsheve me llojshmeri vetish e cilesish te tyre te qumshit….
    Por ka fallsifikime me te renda pervec ujit,sic mund te jene ato me urine,me niseshte,me mjell misri etj te kesaj natyre…

  4. ku ndjejn me shqipcart se cfar shije ka qumshti sot
    mbas 29-vjeteve plehra e ushqime skarco

  5. Mashkullori says:

    Komentet moderator…

  6. Shoku says:

    Eshte e vertet. Me ka ndodhur mua. Per shkak te paksimit te qumeshtit ne kete periudhe disa e shtojne ate me uji.

  7. Burgajeti says:

    Ku i kini 8 komente o moderator?
    Duam te mesojme dhe nga te tjeret, jo vetem nga Nazif Tivari,i cili nuk ja paska haberin per “zbulimin” e perqindjes te ujit te shtene ne qumesht…Uji eshte me i pademeshmi nga fallsifikimet e tjera qe i behen atij,pershembull me urine etj…

  8. Bujar Kanapari says:

    Nuk ka mundesi, sepse uji ka nje cmim me te larte ne treg se qumeshti, ose eshte shtur uje jo i pijshem!!!
    Pavaresisht se ndryshon % e yndyres ne qumesht ne varesi te races dhe menyres se te ushqyerit, analizat tregojne 100% sasine e ujit qe eshte shtuar nga prodhuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje