Posta Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e 33 shërbimeve të portalit e-Albania, në zyrat postare.
Duke filluar nga data 28 Janar 2019, qytetarët shqiptarë mund të marrin pranë sporteleve të Postës Shqiptare, shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania, nga të cilat 23 shërbime janë për individët dhe 10 shërbime janë për bizneset.
Posta Shqiptare është një kompani publike e orientuar drejt kostos, duke ofruar çmime konkuruese në treg. Për shërbimet e mësipërme, tarifat do të jenë 50 lekë për individët dhe 100 lekë për bizneset.
Portali e-Albania është tashmë i aksesueshëm nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal.
Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve.
Së bashku me ofrimin e një sërë shërbimesh bazike për individin dhe biznesin, si: pagesa e tatim-taksave, taksat vendore, etj., 33 shërbimet e portalit e-Albania, do të ofrojnë një portofol të plotë shërbimesh, me një ndalesë të vetme në sportel.
Kjo po qe eshte nje arritje per lehtesimin e qytetareve dhe flet per perpjekjet e qeverise ne ndihme te shtetasve te saj. Mesa duket (nuk ka akoma asnje koment) eshte e veshtire te kuptohet se çfare lehtesish sjell ose se njerezit vrapojne vetem pas thashethemeve te kazaneve.
Si shpjegohet….askund nuk shikon nepunes qe kane punuar para 2013….me gershere.Kshu do ndodhi dhe kur te vije pd. Cdo gje nga e para.