Ish deputeti i PD Mark Marku thirrje pedagogëve: Qeveria na do trupë të vdekur, koha të reagojmë

25 Janar 2019, 11:58Sociale TEMA

Pedagogët e Universitetit të Tiranës janë mbledhur sot për të krijuar koorporatën profesionale të vetëdijshme për rolin përgjegjësitë dhe funksionin e saj në shoqërinë shqiptare dhe në universitet. Në një zë ata kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë pasi cënon rëndë autonominë universitare dhe liritë akademike.

Pedagogu Mark Marku bëri thirrje për të reaguar pasi nuk mund të lejohet askush që të cënojë dinjitetin  e tyre.

Mark Marku: “Sot me VKM-të jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie universitare dhe lirisë akademike.  “A do ta pranojnë ne këtë? Ky është një test për ne. A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria dhe uron që të jemi? A do të kemi forcë reaguese ta refuzojmë këtë gjëndje? Unë mendoj që po është koha. I kemi të gjitha mundësitë dhe nuk kemi pse të kemi frikë. Nuk ka arsye që një pedagog dhe një njeri i lirë të ketë frikë. Ne duhet të kemi frikë nga frika dhe unë i bëj thirrje të gjithëve të reagojmë sepse kemi dinjitetin dhe duhet ta mbrojmë dhe nuk duhet të lejojmë askënd që të na cënojë.

Cfarë çënon ligji i arsimit të lartë?

E para – Përmes 5 agjencive, i është hequr universiteti në drejtim të kërkimit shkencor, rekrutimit, përgatitjes së kurrikulave dhe programeve.

“Agjenci me iniciale të cilat fare mirë mund ti ngatërrosh me kompani farmaceutike. Aq të rëndësishme janë” tha profesor Marku.

Të gjithë e dimë sa vështirë është të reformojmë programet tona sepse e gjithë struktura burokratikeuniversitare që kalon deri në agjenci e ministri na kërkon ne 2- 3 vjet të bëjmë një program të ri. Po tentoj të bëjmë një ristrukturim të departamentit, një riformatim të programit  për shkak të evoluimit të teknologjive të reja, por nuk e updetojmë dot.

E dyta-  Përmes krijimit të strukturave brenda universitare dhe mbivendosjes së kompetencave të tyre. Nga njëra anë senati dhe rektorati nga ana tjetër Bordi i Administrimit me administratorin dy struktura paralele që kanë futur në krizë universitetin dhe i kanë hequr autonominë financiare universitetit. Është thënë në mënyrë propagandistike që autonomia financiare ka shkuar në bazë në univeristet, por praktikisht universiteti sot është jashtë vendimarrjes dhe përcaktimit të politika për përdorimin e fondeve në universitet. Kjo sjell pamundësi për të bërë kërkim shkencor, për të financuar karrierën profesionale të pedagogëve, pamundësi për të angazhuar studentët me projekte të kërkimit shkencor. pafundësi pamundësishë.

Mark Marku: ” VKM e kanë asgjësuar totalisht qoftë automoninë qoftë liritë autonomike, madje kanë depërtuar në pals në cënimin e lirive akademike. Është arritur aty sa ministria të bëjë vlerësimin e punës shkencore të karrierës profesionale të profesioratit. Jam i bindur se nuk ka vend në botë, jam i bindur që dhe Maduro që po bie tani përmes revolte masive nuk ka guxuar që të bëjë sulm të tillë kaq të fortë ndaj lirisë akademike dhe të drejtave të profesioriatit.”

Ministria do përcaktojë tekstet të cilat do përkthehen

Mark Marku: Ideja është që ministria do na përcaktojë tekstet të cilat do të përkthehen dhe më pas do të detyrohemi ti aplikojmë. Ministria do na detyrojë cili profesor vlen apo jo përmes sondazhit kombëtar që mund të bëjë, apo portaleve online që e dimë si funksionojnë. Përmes VKM është përcaktuar statute tip, që janë e drejtë ekskluzive e universiteteve. Nëse ne nuk kemi të drejtë të përcaktojmë statutet, kurrikulat, programet tona, përmbajtjen e dijes që ne transmetojmë, bibliografinë, atëherë ku qëndron autonomia dhe liria akademike. Praktikisht janë asgjësuar liritë akademike. (Ora News)

10 komente në “Ish deputeti i PD Mark Marku thirrje pedagogëve: Qeveria na do trupë të vdekur, koha të reagojmë”

  1. sul korriku says:

    O Lulo, e degjon Markun. Kerkon te behet deputet

  2. Gjergji says:

    O Marke o malok i qelbet ti do vetem Sali Serbin e viçidolit vetem se esht nga veriu pa llogarit qe ai ka djeg dhe ka plaçkit Shqiperine dhe urren Ramen se eshte nga Shqiperia e mesme. Ça petagogu je ti mor qelbsin, ti je kokrra mashtrrusit. Njerez si puna jote e peçajn popullin Shqipetare te veriut ne urrejtje ndaj Shqiperise se mesme dhe te jugut. Ti je vetem nje mashtrues i Sali Serbit dhe kaq.

  3. syri says:

    Nje “profesor i komunikimit” qe i mbahet goja! Bejeni prape deputet se plasi! Mos harroni dhe Gjek Gjonmarkaj Gjonin dhe Clirim Gjaten!

  4. skrapari says:

    Kur eshte pedagog edhe ky gahaci si pule e lagur ,mos mbeste me universitet e pedagog !

  5. qazim says:

    Meso o njeri te artikulosh.Je teper i paparanueshem ne tryezat e debateve.Ky eshte tipar i mediokrit.

  6. gloria says:

    O derr maloku kur do civilizohesh…..

  7. Spss says:

    Ky fshatari do bëjë shkencë me spss ha ha ha ha ha ha

  8. mirditori says:

    Çdo dite po del ne pah se prapa protestave te studenteve fshihen dhe veprojne pedagoge te kamufluar partiake siç eshte Mark Markut (ish deputet) apo Gjekmarkaj te cilet i shohim pothuajse ne çdo debat televiziv tek Fevziu apo diku tjeter. Ne rast se ka mbetur Universiteti i Tiranes te perfaqesohet nga pedagoge si Mark Marku apo ndonje tjeter, me mire eshte qe pedagoge te tjere mbyten ne nje luge uje. Marku eshte nje dallkauk i paafte dhe sahanlepires partiak.

  9. Ali says:

    Mark Marku eshte Doktorr i Shkencave nga Universiteti i Sorbonjes .. sa per dijenine e te paditureve..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje